Skandali i spiunazhit, Jensen Huang jep dorëheqjen nga “Nvidia” pas 33 vitesh si CEO i kompanisë! Aksionet bien deri në 12%
Jensen Huang ka dhënë dorëheqjen me efekt të menjëhershëm nga postet e drejtorit ekzekutiv dhe presidentit të Nvidia, pas 33 vitesh në drejtimin e kompanisë që bashkëthemeloi. Largimi i 63-vjeçarit vjen pas zbulimeve për dy lidhje jashtëmartesore. E para, të cilën Huang e ka pranuar, është me Alice Huang, drejtuese në kompaninë Megaspeed me bazë në Singapor, e cila dyshohet se është spiune e qeverisë kineze. Lidhja e dytë, sipas raportimeve në media, është me Kimberly Powell, zëvendëspresidente e Nvidia. Vendimi për largimin e Huang u mor pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme dhe të gjatë të bordit drejtues, të zhvilluar natën e së mërkurës. Në përfundim të mbledhjes, bordi e falënderoi Huang për kontributin e tij “të jashtëzakonshëm” në kompani dhe në industri. Drejtimin ekzekutiv...
Burimi:
javanews.al