Rritet bilanci i viktimave nga shembja e një ndërtesë në New York, 8 të vdekur dhe 17 të plagosur
Është rritur bilanci i viktimave pas shembjes së një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të Nju Jorkut, teksa raportohet për 8 të vdekur dhe 17 të plagosur. Lajmi u bë i ditur nga kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, dhe tregon se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende. Nga 17 personat e plagosur, katër ndodhen në gjendje kritike. Autoritetet po përballen me kushte jashtëzakonisht të rrezikshme gjatë ndërhyrjes në rrënojat e ndërtesës. Pamjet ajrore nga vendngjarja tregojnë një numër të madh ekipesh të emergjencës duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënoja. Forcat e shpëtimit po përdorin edhe pajisje të posaçme për të prerë dhe larguar pjesët e shembura të ndërtesës. Më shumë se 250 zjarrfikës janë angazhuar në operacion, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet për persona të tjerë...
Burimi:
syri.net