Të mbrojmë gjuhën tonë shqipe!

Të mbrojmë gjuhën tonë shqipe!

Nga: Prof. dr. Hajri Shehu Në vëmendje të autoriteteve të pushtetit qendror dhe vendor Ju admirojmë për punën tuaj dhe për përkushtimin tuaj për të bërë vepra të mëdha për Tiranën e për qytetarët e Tiranës. Ju vlerësojmë përzemërsisht. Ndërkohë, duam t’ju shprehim një shqetësim, të cilin, me siguri e keni edhe ju. E kemi fjalën për tabelat e shitoreve, të sipërmarrjeve, të shërbimeve etj. dhe për reklamat e qytetit të Tiranës. Pjesa më e madhe janë në anglisht (disa herë, në një anglishte të shpifur, tipi Bee Fly) dhe një i huaj do të mendonte se Tirana qenka qytet dygjuhësh...