Në parkun që mbuluan fletët
Poezi nga Ismail Kadare Në parkun që mbuluan fletëtTë dy ne ecim qetësisht,Pas shijes saj ka shtruar vjeshtaQilim të verdhë natyrisht. Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtëJu fanit një muzg i vonëKy park që e kan’ mbuluar fletëtKu pas kaq shekujsh ti po shkon. Nga vagabondët me cigareTi mos u tremb e dashur kotImazhin tënd as dinosaurëtShekuj më parë s’e shtypën dot. Që ti të vije kaq e bukurMe këta flokë, me këtë hap,Toka të egrën klimë e zbutiDhe akullnajat ktheu mbrapsht. Dhe s’kishte se si të ndodhte ndrysheTë ndodhte ndryshe s’kish se si.U desh të zhdukeshin përbindëshatQë te kjo botë të vije ti./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com