Të djathtët e mirë dhe shqiptarët e rehatshëm
Një botues shqiptar i së djathtës gjermane ia thotë Tiranës troç: për politikën gjermane Shqipëria është «krejtësisht pa rëndësi», «partneriteti» është fjalë boshe, dhe partitë te të cilat shqiptarët vunë bast po tërhiqen. Ledio Albani, në katërmbëdhjetë përgjigje. Intervistoi: Albatros Rexhaj Ledio Albani e quajti shtëpinë e tij botuese Castrum, me fjalën latine për kampin e fortifikuar të legjioneve. Revistës i vuri emrin Fiume, si qyteti që Gabriele D’Annunzio e pushtoi me legjionarët e tij më 1919. Njeriu që i zgjedh emrat kështu nuk i fsheh synimet. Lindi në Shkodër më 1987, u rrit në Gjermani dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Austri. Castrum-in e themeloi në Vjenë më 2021 dhe verën e këtij viti e solli në Berlin. Ka...
Burimi:
javanews.al