Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tarifat e SHBA/ Ministri i Jashtëm gjerman: Lojë humbëse për të dy palët
👁3684
Në sfondin e politikave ndëshkuese tarifore të qeverisë amerikane, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul (CDU) ka paralajmëruar kundër kufizimeve të reja tregtare. “Një partneritet i fortë dhe i suksesshëm transatlantik do të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie të forta ekonomike në të ardhmen”, tha Wadephul për gazetën “Bild”. “Barrierat e reja tarifore i dëmtojnë të gjithë – amerikanët dhe evropianët”, shtoi ai. Kur u pyet nëse tarifat ndëshkuese do ta godisnin më fort Evropën apo SHBA-në, Wadephul u përgjigj: “Mendoj se të dyja njësoj. (…) Është një lojë humbëse. Të dyja palët do të humbisnin.” Ministri i Jashtëm gjerman, nuk...