Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Takimi me Von der Leyen, Trump: Ka gjasa të arrihet marrëveshje tregtare me BE-në
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të dielën se ka mundësi të mira që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të arrijnë një marrëveshje tregtare, ndonëse ekzistojnë ende “tre ose katër pika thelbësore mosmarrëveshjeje”. Deklarata u bë në fillim të takimit të tij me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kompleksin e golfit të Trump në Turnberry, në bregun perëndimor të Skocisë. Sipas Trump, çështja kryesore e debatit është “barazia” në tregti, duke përmendur pengesat që përballen eksportet amerikane të makinave dhe produkteve bujqësore drejt tregut evropian. Nga ana e saj, Ursula von der Leyen vlerësoi se...