Takime të paautorizuara me Roven Zekën në burg/ Merren në pyetje 2 shefa policie, sekuestrohen telefona e kamerat e sigurisë

Takime të paautorizuara me Roven Zekën në burg/ Merren në pyetje 2 shefa policie, sekuestrohen telefona e kamerat e sigurisë

SPAK ka nisur hetimet për të zbardhur takimet e paautorizuara të disa zyrtarëve policor me të paraburgosurin për korrupsion, Roven Zeka. Hetimi ka përfshirë marrjen në pyetje të të paktën dy shefave të komisariateve në kryeqytet, ndërkohë që është sekuestruar një pajisje telefonike dhe janë marrë deklaratat e personave përgjegjës për sigurinë në Bllokun e Sigurisë në "Mine Peza", ku Zeka mbahej i paraburgosur. Gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj raporton se në kuadër të hetimeve, SPAK ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të hedhur dritë mbi natyrën e takimeve të realizuara me të paraburgosurin dhe qëllimet e tyre....
Burimi: Syri.net