Përfundon votimi në burgun e Vlorës, ja sa të burgosur kanë votuar
Mbyllet procesi i votimit në IEVP Vlorë. Gazetarj Efrosina Papa raporton se nga 178 persona, kanë votuar 163. 6 persona janë të huaj, 6 personave ju refuzohet vota për shkak të veprës penale, 2 të burgosur ndodhen në spita, ndërsa 1 person refuzon të votojë.
Në Yzberisht votohet ndryshe për Parlamentin e ri, kontejnerët kthehen në qendra votimi
Në zonën e Yzberishtit, në Tiranë janë vendosur 23 kontejnerë. Mësohet se në Bulevardin e Yzberishtit këta kontejnerë janë qendra votimi, ku qytetarët ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Prej tre vitesh në këtë zonë votohet në këta kontejnerë. Po ashtu në Yzberisht ka pasur një pjesëmarrje prej gati 40% të zgjedhësve që kanë […]
Ligji e ndalon/ Denoncojnë socialistët: Kandidati demokrat për deputet futet në çdo qendër votimi në Belsh
Dritan Cani BELSH- Kandidatët e Partisë Socialiste në Belsh, pretendojnë se kandidati për deputet i listës së hapur të Partisë Demokratike në këtë bashki, Dritan Cani, prej disa orësh konstatohet se hyn në çdo qendër votimi. Sipas tyre, ai është futur në orën 13:20 dhe 13:55 edhe në qendrën e votimit 2583 dhe 2582 në […]
Pogradec/Goditi komisionerin e PS, në pranga simpatizanti i PD, nipërit i dhunuan…
Policia në Pogradec ka arrestuar një simpatizant të Partisë Demokratike, pasi ka dhunuar komisionerin e Partisë Socialiste duke i shkaktuar dëme fizike. Ky shtetas e ka goditur 52-vjeçarin për shkak se kryetarja e komisionit të kësaj qendre votimi, e bija e dhunuesit ka pasur një debat me anëtarin e komisionit në lidhje me votimin e […]
Probleme dhe në Tiranë/ Bllokohet votimi në qendrën e votimit në Yzberisht – Video
Pas disa rasteve në rrethe, probleme me procesin e votimit është shënuar edhe në Tiranë. Në një qendër votimi në Yzberisht, procesi i votimit është bllokuar. Një nga vëzhguesit ka sqaruar për mediat se votimit është bllokuar nga komisionerë të PD, të cilët pretendojnë për parregullsi. VIDEO – KLIKO
Ambasadori i BE, Silvio Gonzato viziton një qendër votimi në Durrës
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mbërritur në Durrës për të ndjekur procesin zgjedhor të ditës së sotme. Ai ka vizituar Qendrën e Votimit 14/94 në qytetin bregdetar. Më herët edhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR i kryesuar nga ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar një vizitë në një qendër votimi në Shqipëri.
Zgjedhjet e 11 majit, ambasadori i BE viziton një qendër votimi në Durrës
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka mbërritur në Durrës për të ndjekur procesin zgjedhor të ditës së sotme. Ai ka vizituar Qendrën e Votimit 14/94 në qytetin bregdetar. Më herët edhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR i kryesuar nga ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar një vizitë në një qendër votimi në Shqipëri.
VIDEO/ Përplasje fizike në një qendër votimi në Pogradec
Një tjetër konflikt ka ndodhur pranë qendrës së votimit në shkollën ‘Muhamer dhe Esat Minarolli’ në qytetin e Pogradecit. Në ambientet e jashtme të kësaj qendre është shënuar një përplasje fizike, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe personat e përfshirë. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë. Policia ka patur raportim për incident, ka shkuar […]
Fier – PS denoncon në KQZ kandidaten e PD Samena Malena për hyrje të paligjshme në një qendër votimi në Rushdie
Komisionerët e Partisë Socialiste në Fier kanë depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një denoncim zyrtar ndaj kandidates së Partisë Demokratike, Aleanca Madhështore, znj. Samena Malena, për hyrje të paligjshme në ambientet e një qendre votimi në shkollën “Sadush Dervishi”, në njësinë administrative Ruzhdie.Reklama në FieriWeb Sipas komisionerëve të PS, kandidatja Malena, e cila rezulton […]
“S’ka burrë nëne…”/ Përplasje fizike mes komisionerëve në Lushnjë, pezullohet votimi
Përplasje fizike në një qendër votimi në Lushnjë mes komisionerëve të PD dhe PS. “S’ka burrë nëne”, është dëgjuar të thotë njëri prej tyre. Sipas komisionerëve të pranishëm, komisionerët e PD janë ankuar se ata të PS kanë filmuar votat e qytetarëve. “Në mëngjes kanë ardhur anëtarët bashkë me sekretarin dhe kryetarin, anëtari i PD […]