Numërohen 13 qendra votimi në Vorë, ja si ndryshon rezultati
Zbardhen rezultatet paraprake nga 13 qendra votimi në Vorë, ku është aplikuar sistemi i votimit dhe numërimit elektronik. Sipas këtyre të dhënave, Partia Socialiste kryeson me 1,271 vota, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM), i udhëhequr nga Partia Demokratike, ka marrë 868 vota. Edhe pse procesi i numërimit elektronik në Vorë ka përfunduar, rezultati […]
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025, kanë mbërritur 191.912 zarfe me fletëvotime nga diaspora shqiptare. Nga gjithsej 245.935 zarfe të dërguara, janë tërhequr nga zgjedhësit 227.097 fletë votimi, ndërsa 18.326 zarfe nuk janë marrë nga qytetarët që ishin regjistruar në […]
Votimi nga diaspora, mbërrin ngarkesa e avionit të fundit me ‘thasët’ me votat e emigrantëve
Ka mbërritur ngarkesa e fundit e votave të diasporës, pak minuta para orës 19:00 që do të shënojë dhe mbylljen e procesit të votimit. Gazetarja Elda Menga bën me dije se ngarkesa e avionit të fundit me votat e diasporës tashmë ndodhet në ambientet e Parkut Olimpik. Numërimi i votave të diasporës do të nisë […]
Zgjedhjet/ Përfundon orari zyrtar i votimit, problematikat dhe pjesëmarrja
Ora 19:00 shënon përfundimin e orarit zyrtar të votimit në të gjithë qendrat e votimit në vend. Edhe këtë herë, zgjedhjet u shoqëruan me tensione. Në disa qendra votimi, opozita denoncoi për intimidim të votuesve nga eksponentë të mazhorancës. U denoncua gjithashtu prani e “patronazhistëve” të PS pranë qendrave të votimit me lista në duar […]
“Vlora të votojë deri në orën 22:00”, rrëzohet kërkesa e socialistëve
Ka dështuar mbledhja e komisionit rregullator në KQZ, ku do të shqyrtohej propozimi për zgjatjen e afatit të votimit në 55 Qendra Votimi në Qarkun Vlorë, për shkak të aktivitetit sportive Giro D’Italia. Partia Socialiste e kishte paraqitur këtë kërkesë që ditën e shtunë në KQZ për shtyrje të afatit të votimit deri në orën […]
Zgjedhjet parlamentare/ 91 votues nga 929 në një QV, çfarë po ndodh në Nartë
Në të gjithë Shqipërinë vijon votimi. Në fshatin Nartë në Vlorë, duket se ka rënë qetësia. Gazetarja Greta Haskaj raportoi nga atje se ka një numër shumë të vogël të personave që kanë votuar. Më konkretisht atje ndodhen 4 qendra votimi. Në njërën prej tyre, aty ku në listë janë 929 zgjedhës kanë votuar vetëm […]
ZGJEDHJET 2025/ KQZ publikon shifrat, ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 18:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publik pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje ditën e sotme deri në orën 18:00. Deri në orën 18:00 kanë marrë pjesë 40.91% e zgjedhësve që votojnë brenda vendit, bën me dije KQZ. Kujtojmë se në orën 19:00 mbyllet votimi. 3.7 milion qytetarë do të votojnë sot për të zgjedhur […]
91 votues nga 929 në një QV, në Nartë bie qetësia
Në të gjithë Shqipërinë vijon votimi. Në fshatin Nartë në Vlorë, duket se ka rënë qetësia. Atje ka një numër shumë të vogël të personave që kanë votuar. Janë 4 qendra votimi. Në njërën prej tyre, aty ku në listë janë 929 zgjedhës kanë votuar vetëm 91 prej tyre. Në tre të tjerat situata është […]
Përfundon votimi në burgun e Vlorës, votojnë 163 të burgosur
Mbyllet procesi i votimit në IEVP Vlorë. Gazetarj e Vizion Plus, Efrosina Papa raporton se nga 178 persona, kanë votuar 163. 6 persona janë të huaj, 6 personave ju refuzohet vota për shkak të veprës penale, 2 të burgosur ndodhen në spita, ndërsa 1 person refuzon të votojë.
E pazakontë në Lushnjë! Dollapi i vjetër i rrobave kthehet në dhomën e fshehtë të votimit
Një situatë e pazakontë po ndodh në fshatin Zhamë të Lushnjës. Një dollap i vjetër në qendrën shëndetësore të fshatit Zhanë në këtë ditë zgjedhjesh është kthyer në dhomë votimi. Qytetarët janë futur në dollapin e kthyer në dhomë votimi dhe kanë ushtruar të drejtën.