“Po na zaptojnë tokën”/ Banorët në Fier: ‘Brevi Construction’ e Salillarit po ndërton panele diellore
“Po na zaptojnë tokat që na i ka dhënë shteti”. Kjo ka qenë kryefjala e shqetësimit të dhjetëra në Fier që kanë përfituar tokat në fshatin Boçovë, një sipërfaqe prej 100 dynymësh me ligjin 7501. Prej një viti e gjysme prona e tyre figuron me certifikatë pronësie në emër të kompanisë Bervi Construksion, ndërsa vetë […]
Tokat e përmbytura/ Një javë nën ujë, fermerët në Lezhë: Dëme kolosale, nuk mund t’i mbjellim
Një nga zonat e prekura nga përmbytjet e ditëve të fundit në Lezhë është edhe njësia administrative e Zejmenit. Prej një jave, dhjetëra hektarë tokë bujqësore në fshatrat Spiten dhe Tresh ndodhen nën ujë, i cili në disa zona ka arritur deri në 1 metër. Fermerët shprehen të shqetësuar pasi nuk kanë më shpresë që […]
Tokat bujqësore në disa zona ende nën ‘pushtetin’ e ujit/ Moti i keq ‘paralizon’ qytetin e Lushnjës
Reshjet e shiut prej mbrëmjes së të enjtes janë ndërprerë në Lushnje, por pasojat që kanë lënë pas janë tepër të mëdha. Në zonën e Tërbufit ku përfshihen tokat bujqësore të njësisë administrative Dushk, Grabjan, dhe Tërbuf, dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbjella me grurë, foragjere, por edhe stane bagëtish janë nën pushtetin e ujërave. […]
Pasojat e motit të keq në Fier, 80 ha tokë bujqësore ende nën ujë, banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë
Edhe pse lumi Vjosë tashmë është tërhequr në shtratin e tij, rreth 80 hektarë tokë bujqësore në fshatin Çerven në bashkinë e Fierit është ende nën ujë. Banorët shprehen të indinjuar se të gjitha tokat e kultivuara me grurë, jonxhë, lakër, presh, spinaq, por edhe ullinj janë të përmbytura. Ata pohojnë se këto toka i […]
Moti i keq në vend/ Ulet niveli i Vjosës dhe Semanit, tërhiqen ujërat nga tokat bujqësore
Moti i keq ka ‘gjunjëzuar’ Shqipërinë prej ditësh teksa reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në toka e banesa nga veriu në jug të vendit. Situata problematike është raportuar dhe qarkun e Fierit, ndërsa sipas përditësimeve të fundit, situata është drejt përmirësimit. Niveli i lumit të Vjosës, Semanit dhe Shkumbinit është në rënie ndërsa […]
(VIDEO) Përmbytje në fshatin Trevllazër, lumi Vjosa vërshon në tokat bujqësore
Ujërat e lumit Vjosë kanë vërshuar në tokat bujqësore në fshatrat e Novoselës. Nga përmbytja mësohet se dëmet janë të shumta në tokë bujqësore dhe kullota. Uji i lumit ka përmbytur 500 rrënjë ullinj si dhe 5 dynym tokë bujqësore në zonën që i përket fshatit Trevllazër. Nga pamjet duken edhe banesa të përmbytura nga uji […]
Përmbyten tokat bujqësore/ Lumi Shkumbin del nga shtrati, si paraqitet situata, rrezikohet deri në…
Lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati brenda argjinaturës për shkak të prurjeve të shtuara që janë regjistruar deri tani. Autoritetet paralajmërojnë se sipas parashikimeve, lumi pritet të dalë edhe jashtë argjinaturës, duke rrezikuar tokat bujqësore në zonën e Çermë Shkumbinit. Aktualisht situata po monitorohet nga institucionet përkatëse për parandalimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e banorëve […]
Lumi Vjosa rrezik për tokat bujqësore, si paraqitet situata sot në qarkun e Fierit
Situata në qarkun e Fierit paraqitet jo problematike për sa i përket reshjeve të rëna gjatë natës të cilat kanë qenë intensive. Sipas informacionit të marrë pranë prefekturës Fier, ka një shtim të prurjeve në Përmet e Memaliaj, që mund të reflektohen gjatë mesditës në zonën tonë. Mund të ketë dalje të shtratit të Vjosës […]
Përmbytjet në fushën e Maliqit/ Fermerët apel shtetit për ndihmë
Pas reshjeve të dendura të ditëve të fundit, fusha e Maliqit është përfshirë nga përmbytje të konsiderueshme, duke shkaktuar dëme serioze në tokat bujqësore dhe kulturat e mbjella. Fermerët e zonës shprehin shqetësimin e madh për situatën që, sipas tyre, po përkeqësohet nga ora në orë. Njëri prej tyre, Agron Guri, thotë se një pjesë […]
U dhunuan dhe u grabitën/ Të moshuarit rrëfejnë tmerrin: Na goditën, njëri kishte edhe pistoletë
Spiro dhe Dhespo Kalovioti dy të moshuar 78 dhe 79 vjeç , nga fshati “Lefter Talo” në bashkinë e Finiqit kanë rënë pre e një grabitje të dhunshme gjatë natës. Çifti i moshuarve jetojnë të vetëm, ndërsa kryefamiljari është edhe kryeplak i fshatit. Si i tillë ai menaxhonte tokat e bashkëfshatarëve, duke i dhënë ato […]