VIDEO/ Zjarr në Orikum
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës, duke iu afruar banesave. Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të vatrës./ A2/
Zjarr i përmasave të mëdha në Fier! Digjen dengje bari dhe një stallë, shpëtohen bagëtitë
PAMJE NGA NGJARJA FIER-Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në fshatin Peshtan të Fierit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në një pronë private. Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e një shkëndije elektrike në pompën vaditëse, duke përfshirë me flakë dengje bari, një stallë dhe mjete bujqësore. […]
Zjarri në Zvërnec, flakët rrezikojnë banesat dhe kishën pranë lagunës së Nartës
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe të madhe me bimësi dhe shkurre në zonën e Zvërnecit, në qytetin e Vlorës. Për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen në afërsi të zonës së zjarrit. […]
Zjarr i përmasave të mëdha përfshin pyllin me pisha të Darëzezës, flakët i afrohen lokaleve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pyllin me pisha pranë plazhit të Darëzezës. Flakët janë përhapur me shpejtësi, të ndihmuara nga era e fortë, duke iu afruar disa lokaleve në zonë. Në vendngjarje ndodhen katër mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë nën kontroll flakët. Bashkë me ekipet zjarrfikëse, në […]