Një 25-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi ka paguar me kartmonedhë false. Blutë e Korçës informojnë se i riu kishte ndaluar për të furnizuar mjetin me karburant, por në përfundim ka paguar me një kartëmonedhë false.
Gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të tij, të cilat 25-vjeçari Kledion Bregu i kishte deklaruar të humbura.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga punonjësi i një pike karburanti, se një shtetas që kishte furnizuar automjetin, me karburant, kishte paguar me një kartëmonedhë të dyshuar të falsifikuar, kanë kryer veprimet hetimore dhe si rezultat kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:
K. B., 25 vjeç, banues në Korçë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 25-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, si dhe 4 pasaporta të tij, të cilat 25-vjeçari i kishte deklaruar të humbura”, njoftoi policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave apo i formularëve”.
Tag: paguar
-

Arrestohet korçari mashtrues, pagoi në karburant me para false
-

“Pse nuk u shton rrogat zjarrfikësve, apo i ke harxhuar paratë me avionë”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Nuk kam paguar asgjë…
“Jo i dashur nuk kam blerë asnjë avion dhe nuk kemi paguar asgjë më shumë saç është paguar mesatarisht çdo vit për asnjë lloj avioni. Mirë është t’i verifikoni zjarret mediatike ku ndonjëherë disa hidhen me kokë dhe ju digjet qarku i arsyetimit.
Kam bërë detyrën time duke qenë në kontakt. Pyet njëherë në Greqi pse nuk kishte zjarre në kohën e Papandreut”-u shpreh Rama.
Lajmi në përditësim…Top Channel
-

Parlamenti bosh, xhepat plot/ Deputetët paguhen për karburant, qira dhe dieta udhëtimesh
Kjo është vetëm një nga seancat plenare të muajit qershor, kur pas zgjedhjeve të 11 majit, rikthimi në parlament i deputetëve të legjislaturës së shkuar ishte me jo pak përtesë.
Salla plenare thuajse bosh, mungesat e një pjese të mirë të deputetëve, diskutime të vakëta e thuajse asnjë nismë nga ligjvënësit, gjithsesi nuk është reflektuar në pagën e tyre e cila në llogaritë bankare të deputetëve është derdhur e plotë.
Raporti financiar i pagave për muajin Qershor, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit tregon se në fakt, pasiviteti që pushtoi jetën parlamentare pas zgjedhjeve nuk i ka penalizuar financiarisht ligjvënësit në ikje.
Sipas raportit, vetëm 17 deputetë kanë bërë vetëm nga një mungesë gjatë Qershorit dhe u janë hequr nga 10 mijë lekë nga paga.
Në total për Qershorin, janë paguar për pagat e deputetëve plot 30,161,365 lekë, ose rreth 300 mijë euro.
Por jo vetëm paga. Ndonëse një muaj jo shumë aktiv, deputetët kanë marrë rreth 22 milionë lekë për karburant, telefon, qira e dieta udhëtimesh brenda vendit. Vetëm për udhëtimet për llogari të rolit të tyre si ligjvënës, për muajin Qershor Kuvendi u ka paguar deputetëve mbi 13 mln lekë ose rreth 130 mijë euro. Ata që kanë përfituar më shumë për këto udhëtime, janë emra si Agron Duka, Bujar Çela, Klodiana Spahiu, Lindita Metaliaj e Vangjel Dule.
Për qira, Kuvendi u ka paguar nga 35 mijë lekë 21 deputetëve, që nga Antoneta Dhima, Pendavinji, Fadil Nasufi, Nusret Avdulla, Saimir Korreshi apo Greta Bardeli.
Ndërsa më aktivët në Komisione, duke marrë edhe shpërblimin më të lartë financiar për qershorin janë Ismet Beqiraj, Etjen Xhafaj, Petro Koçi apo Pranvera Resulaj, shpërblimi për të cilët arrin në rreth 20 mijë lek. -

Nuk shkuan në punë, por xhepat i mbushën. 300 mijë euro paga për deputetët veç në Qershor
Rikthimi në Parlament i deputetëve të legjislaturës së shkuar ishte me jo pak përtesë. Salla plenare thuajse bosh, mungesat e një pjese të mirë të deputetëve, diskutime të vakëta e thuajse asnjë nismë nga ligjvënësit, gjithsesi nuk është reflektuar në pagën e tyre e cila në llogaritë bankare të deputetëve është derdhur e plotë.
Raporti financiar i pagave për muajin Qershor, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të Kuvendit tregon se në fakt, pasiviteti që pushtoi jetën parlamentare pas zgjedhjeve nuk i ka penalizuar financiarisht ligjvënësit në ikje. Vetëm 17 deputetë kanë bërë vetëm nga një mungesë gjatë Qershorit dhe u janë hequr nga 10 mijë lekë nga paga. Në total për Qershorin, janë paguar për pagat e deputetëve plot 30,161,365 lekë, ose rreth 300 mijë euro.Deputetët kanë marrë rreth 22 milionë lekë për karburant, telefon, qira e dieta udhëtimesh brenda vendit. Vetëm për udhëtimet për llogari të rolit të tyre si ligjvënës, për muajin Qershor Kuvendi u ka paguar deputetëve mbi 13 mln lekë ose rreth 130 mijë euro. Ata që kanë përfituar më shumë për këto udhëtime, janë emra si Agron Duka, Bujar Çela, Klodiana Spahiu, Lindita Metaliaj e Vangjel Dule.
Për qira, Kuvendi u ka paguar nga 35 mijë lekë 21 deputetëve, që nga Antoneta Dhima, Pendavinji, Fadil Nasufi, Nusret Avdulla, Saimir Korreshi apo Greta Bardeli. Më aktivët në Komisione, duke marrë edhe shpërblimin më të lartë financiar për qershorin janë Ismet Beqiraj, Etjen Xhafaj, Petro Koçi apo Pranvera Resulaj, shpërblimi për të cilët arrin në rreth 20 mijë lek.
-

Lapaj distancohet: Për fondet të hetojë drejtësia, “Nisma Thurje” ka paguar vetëm mitingun e Vlorës
Adriatik Lapaj
TIRANË- Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj është distancuar nga “Nisma Thurje” sa i përket shpenzimeve të fushatës elektorale të 11 majit. Teksa po zhvillonte një konferencë me gazetarët, Lapaj iu përgjigj pyetjes së gazetares së “ZËRI”, Loreta Koleci, e cila risolli denoncimin e një prej kandidatëve (Napolon Laska) lidhur me menaxhimin e fondeve të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhje. Në përgjigje, Lapaj tha se “Nisma Thurje” ka paguar deri më tani vetëm për aktivitetin e Vlorës, ndërsa takimet e tjera për të cilat ishte angazhuar ende nuk janë paguar.
PJESË NGA PRONONCIMI:
LORETA KOLECI: Zoti Lapaj, gjatë fushatës keni deklaruar se organizimi i takimeve të mëdha është mbuluar financiarisht nga Nisma Thurje. Ndërkohë, një nga bashkëpunëtorët dhe miqtë tuaj të afërt, Napolon Laska, ka dalë publikisht duke thënë se Endri Shabani duhet të përballet me drejtësinë për 240 mijë eurot e përfituara nga KQZ. Si e komentoni këtë deklaratë? Dhe a ndjeni përgjegjësi politike dhe morale për mënyrën se si janë menaxhuar fondet publike nga aleati juaj në këtë fushatë?
Adriatik Lapaj: Po është e vërtetë që e kam thënë dhe ashtu ka qenë. Është marrëveshje me shkrim e depozituar edhe në KQZ. Nga “Nisma thurje” është marrë përsipër që të mbuloheshin shpenzimet e aktivitetit të Vlorës, Fierit, Lezhës, Durrësit dhe Tiranës. Në një vlerë totale diku 2 mln lekë të reja. Kjo ka qenë. Nga ana e “Nismës Thurje” në dijeni ka shlyer vetëm aktivitetin e Vlorës. Janë prerë faturat dhe do të shlyhen. Po kjo ka qenë angazhimi i tyre. Shpenzimi që kanë mbuluar është aktiviteti i Vlorës në dijeninë time deri më tani. Për pjesën e shpenzimeve në fushatë janë mbuluar nga ana jonë. Sa i takon; a ndjej përgjegjësi morale? Unë nuk di çfarë ka bërë një tjetër subjekt tjetër politik. Sa herë funksionin ligjërisht unë e marr të mirëqenë që është në rregull. Pastaj zoti Laskaj që ka nxjerrë këto së fundmi ka thënë që do i referohem organeve. Puna e vetë nuk është qëndrim politik i partisë tonë.Napolon Laska e akuzon Endri Shabanin për vjedhje të fondeve publike të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, me vlerë prej 250 mijë eurosh. Sipas tij çdo akt i dorëzuar në gjykatë, para dhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, për shkarkime apo zgjedhje apo zgjatje mandati në forumet drejtuese në parti është falsifikuar pasi asnjëherë nuk është mbledhur kongresi dhe forume të tjera të partisë./ZËRI
-

Skandali/ Berisha: Uluzi mashtruesi nuk u jep pagesat policëve të burgjeve
Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një denoncim në lidhje me pagesat e munguara për policët e burgjeve.
POSTIMI I PLOTË
Denoncohet Uluzi Mashtruesi.
Lexoni denoncimin e policit dixhital.
I nderuar Profesor Doktor Sali Berisha, po ju sjell një mynxyrë nga I.E.V.P 313 Jordan Misja.
U trumbetua me të madhe për rritje pagash, por ministri gënjeu se ne na kanë vjedhur, jo vetëm rritje nuk shijuam, por orët e natës nuk na janë paguar edhe pse kemi punuar në kushte vdekjeprurëse me mbi 50 gradë e mungesë oksigjeni.
Me arsyetimin për mungesë fondesh na kanë privuar pagesën e vështirësisë për të paguar gjoja shtesën e pagës nga e cila kanë përfituar patronazhistët e administratës dhe policët që shërbejnë në turnin e parë me kondicioner e klima me lekët tona të vështirësisë dhe ditëve të tepërta të punës.
Ju lutem bëje publike, por pa përmendur emrin pasi na kanë kërcënuar me largime nga puna.
Thuhet që për muajin shtator nuk ka fond për të paguar dhe pagat se kanë konsumuar fondin e pagave për uniforma me kosto 3500 euro për polic.
-

‘Kanë paguar ryshfet’/ Vangjeli për terrorin në Theth: Më e lehtë të marrësh leje për kulla dhe resorte në bregdet, se leje në fshat…
I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, analisti Lorenc Vangjeli komentoi ashpër situatën e shembjeve në zonën turistike të Thethit, duke e cilësuar atë si një pasqyrim të thellë të problemeve strukturore të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.
Ai foli për mungesën e vizionit, përfshirjen e institucioneve në korrupsion dhe mungesën e një strategjie zhvillimi për zonat rurale. Vangjeli u shpreh kundër mënyrës spontane dhe agresive të veprimit nga autoritetet, duke paralajmëruar për pasojat e një shteti që udhëhiqet nga rastësia dhe jo nga parimi.
“Po shof ngjarjet në Theth si një radiografi e gjithë shoqërisë shqiptare. Në veçanti një nga provat më ulëritëse të braktisjes së fshatit dhe kthimit të syve në këtë zonë që përfaqëson 2 të 3 e vendit dhe gati 40% të popullsisë. Një herë në 2 vjet në rast të zgjedhjeve lokale apo të përgjithshme. Është më lehtë të marrësh një leje ndërtimi në Tiranë, një pallat, një kompleks, një kullë. Është më lehtë të marrësh lejen për të ndërtuar një resort në bregdet, sesa në fshat. A janë ndërtime pa leje? PO. A mbijnë brenda natës? JO. A kanë paguar ryshfete dhe a është kjo dëshmi e dështimit të të gjitha strukturave të shtetit? PO. Kryeministri tha që nëse keni marrë gjoba, ua falim. Është një muzikë e cila luhet nga kjo orkestër 1 herë në 2 vjet.
Çdokush është i bindur në Shqipëri, që çdo kundravajtje administrative që e bën merr një gjobë, pret ca kohë dhe vijnë zgjedhjet dhe ajo shuhet. E gjithë struktura shtetërore e cila do të duhej ta ndalonte një gjë të tillë është e përfshirë në veprimtarinë korruptive. Ajo që është më e rëndësishme dhe që unë jam totalisht kundër, ka të bëjë me frymën e aksionit. Ato ndërtime nuk bien brenda ditës. Kjo mënyrë spontane e trajtimit të problemeve në të gjitha fushat e jetës më kujton sindromën e studentit. Më shumë sesa Thethin, unë shikoj me shumë dëshpërim që Shqipëria duket sikur shkon në një rrjedhë që e çon rasti dhe rrjedha dhe që nuk ka një strategji të qartë zhvillimi.” – tha Vangjeli.
-

Morën apartamentin me qira dhe u larguan pa paguar, pronari ankohet tek mediat italiane: Më shkatërruan banesën!
Pamje nga shtëpia e shkatërruar
TIRANË- “Ata e shkatërruan apartamentin tim dhe ikën pa paguar,”-kjo është historia e Eron Pulajt, një sipërmarrës shqiptar dhe pronar i disa apartamenteve në qendër të Tiranës. Njëri prej tyre u rezervua nga dy turistë italianë, të cilët, pasi dëmtuan apartamentin, ikën pa paguar një pjesë të madhe të kostos së qëndrimit dhe dëmeve që shkaktuan, që arrijnë në total mbi 1,300 euro.
Njëri nga të dy është një 28-vjeçar banor i Vignola-s, në zonën e Modenës. Italiani shkoi në apartament majin e kaluar me një mik, ku supozohej të kalonin vetëm disa ditë. Ata kishin me vete edhe dy qen të mëdhenj, të cilët me shumë gjasa ishin përgjegjës për dëmet. Pasi paguan me para në dorë për tre ditët e para të qëndrimit të tyre, thuhet se mysafirët i kërkuan Eronit të zgjaste qëndrimin e tyre edhe për dy javë të tjera. Pronari pranoi me kënaqësi, duke u besuar dy të rinjve. Megjithatë, kur erdhi koha për të paguar faturën, pronari e gjeti veten para një surprize të dyfishtë të pakëndshme. Jo vetëm që dy mysafirët mungonin, por apartamenti ishte në një gjendje katastrofike.
“Një mëngjes, djali nga Vignola—i cili që atëherë ishte kthyer në Itali— më telefonoi dhe më tha se nuk mund të fliste më me shokun e tij. Arrita në apartament dhe gjeta gjithçka të shkatërruar, por nuk kishte asnjë gjurmë të tij apo të qenve,”- tregon Eron.
Situata brenda strukturës është e tmerrshme: tavolina e kafesë prej qelqi është plotësisht e thyer, televizori është gërvishtur, ndërsa krevati (me dyshekun e hequr) ka dërrasa të thyera dhe është i shënuar nga gërvishtje të tjera. Në këtë pikë, shqiptari përpiqet menjëherë ta gjejë turistin, duke kërkuar afërsisht 1,300 eurot që nuk ia ka dhënë. Por askush nuk iu përgjigj më.
“Pasi u largua, më mashtroi me justifikime për dy javë, duke thënë se do të paguante, por më pas e ndryshoi numrin e telefonit dhe u zhduk. Më shkaktoi dëme të rënda financiare dhe morale, duke bërë që të humbisja rezervime të tjera për shkak të gjendjes së apartamentit.”
Kështu, Eroni më pas paraqiti një ankesë në policinë e Tiranës: Vendosa ta denoncoja dhe do të doja ta bëja edhe në Itali, por disa miq më thanë se nuk ia vlente ta bëja për këto shuma. Megjithatë, dua që gjithçka të dihet rreth kësaj çështjeje, dhe në fakt madje kontaktova programe si ‘Striscia la Notizia’ dhe ‘Le Iene’./ZËRI
Marrë nga Corriere Della Sera -

Afera korruptive e “Bankers”, Murrizi: Aty është bërë kërdia, këta debila thonë ka paguar sigurimet shoqërore
Myslim Murrizi ka reaguar ndaj atyre që mbrojnë aferën korruptive të “Bankers”.
Një prej tyre është edhe Sali Berisha, që pak ditë më parë e mbrojti këtë kompani, duke thënë se ka paguar taksa dhe sigurimet e punonjësve
“Një përgjigjie për të gjithë ata që janë “tredhur” nga miliona eurot e Bankers Petrol që ju dha “kanadezëve” të Amerikës, pastaj kaloi tek kinezët shqiptarë.
Një kompani që prej 21 vitesh, pra nga viti 2004, ka përfituar 12-15 miliardë euro nga pasuria e shqiptarëve dhe nuk ka paguar kokërr leku tatim fitimi.
Kush dërdëllis apo bëlbëzon ndryshe, të nxjerrë nga Drejtoria e Tatimeve dokumentat për 21 vjet, sa titim fitimi ka paguar.
Renta, taksat lokale apo sigurimet shoqërore janë tjetër gjë mor debil dhe kokrra hajdutësh, ndërsa tatim fitimi është tjetër gjë.
Do habiteni kur të zbardhet dosja e plotë e do shihni ish-ministri, deputetë e ish-deputetë të PS e PD, që kanë marrë miliona euro për “shërbimet” që i kanë ofruar kësaj kompanie.
Po më habit shumë “heshtj” e Altin Dumanit, që nuk po kërkon që kjo dosje të kalojë në SPAK”, thotë Murrizi.
