Tag: paguar

  • Krujë/ Donin të iknin pa paguar, roja i parkingut plagoset në kokë, arrestohet çifti i të huajve

    Krujë/ Donin të iknin pa paguar, roja i parkingut plagoset në kokë, arrestohet çifti i të huajve

    Një çift turistësh, në tentativë për t’u larguar pa paguar, janë konfliktuar me rojen e një parkingu privat në afërsi të Kalasë së Krujës.

    Janë të paqarta ende rrethanat e ngjarjes, por roja i parkingut, në tentativë për t’i bllokuar, është varur në kofanon e autoveturës së turistëve.

    Por kjo nuk i ka ndaluar turistët, të cilët e kanë marrë me vete në kofano rojen për disa dhjetra metra, duke e lënë këtë të fundit të plagosur rëndë në tokë.

    Turistët, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë larguar.

    Policia është angazhuar menjëherë dhe ka ndaluar në qytetin e Fushë-Krujës një autoveturë me turistë turq, por është ende e paqartë nëse ata kanë lidhje me aksidentin.

    Po verifikohen kamerat e sigurisë të bizneseve në zonë për të zbardhur ngjarjen, pasi i plagosuri Bujar Dedja është dërguar me urgjencë tek Trauma dhe nuk është në gjendje të japë shpjegime.

  • Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në botë, nuk do ta besoni shifrën javore te Liverpool

    Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në botë, nuk do ta besoni shifrën javore te Liverpool

    17 Prill 2025

    18:04

    Telesport

    2018-2027. Thuajse një dekadë me Liverpool, pas firmës së fundit duke rinovuar për dy vite kontratën e tij të fundit në Anfield.
    Virgil van Dijk tashmë do të jetë mbrojtësi më i paguar në botë. Gazetari David Ornstein raporton se holandezi do të fitojë rreth 400,000 paundë në javë me kontratën e re.
    Gjithsej, paga e tij bruto vjetore do të jetë 19,2 milionë paundë, më shumë se mbrojtësit e tjerë, madje më shumë se William Saliba, i cilësuar numri 1 në botë për këtë vit.

  • Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në Evropë

    Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në Evropë

    Virgil van Dijk ka firmosur një kontratë të re dyvjeçare me Liverpool-in, e cila sipas raportimeve do ta bëjë atë mbrojtësin më të paguar në futbollin europian. Kjo marrëveshje vjen pas rinovimit të Mohamed Salah javën e kaluar, çka i jep siguri klubit edhe për sezonin e ri.Kontrata aktuale e kapitenit holandez në “Anfield” do të skadonte këtë verë. Megjithatë, pas bisedimeve pozitive në javët e fundit, 33-vjeçari ka rënë dakord të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2027.
    Duke folur për kontratën e re, e cila vjen shtatë vite e gjysmë pas transferimit të tij nga Southampton, Van Dijk u shpreh për mediat e klubit: “Jam shumë i lumtur, shumë krenar. Ka kaq shumë emocione që më përshkojnë në këtë moment. Është një ndjesi krenarie, një ndjesi gëzimi. Thjesht është e pabesueshme. Rruga që kam ndjekur deri më tani në karrierën time, dhe mundësia për ta vazhduar atë edhe për dy vite të tjera në këtë klub, është e jashtëzakonshme”.Sipas “The Athletic”, marrëveshja e re do t’i sigurojë Van Dijk një pagë marramendëse prej rreth 470 000 euro në javë. Këto shifra e bëjnë atë mbrojtësin më të paguar në futbollin evropian, duke lënë pas yllin e Real Madridit, David Alaba, i cili fiton rreth 420 000 euro në javë.
    Megjithatë, Van Dijk mbetet pas mbrojtësit të Al-Hilal, Kalidou Koulibaly, i cili thuhet se përfiton më shumë se 640 000 euro në javë. Një pjesë e madhe e këtyre kushteve të mëdha janë të garantuara, ndërsa janë përfshirë edhe disa bonuse ekipore si shtesë motivuese.
    Van Dijk shtoi: “Ka qenë gjithmonë Liverpool. Kjo ishte ideja. Gjithmonë e kam pasur në mendje këtë, gjithmonë ka qenë plani – gjithmonë Liverpool. Nuk kam pasur asnjë dyshim që ky është vendi i duhur për mua dhe familjen time. Jam një nga Liverpool”.
    Që nga ardhja e tij, Van Dijk ka zhvilluar 314 ndeshje me Liverpool-in, duke shënuar 27 gola dhe dhënë 13 asist. Goli i tij i fundit ishte një fitore e vonë kundër West Ham, që e afroi edhe më shumë klubin me titullin e Premier League. Kjo fitore e fundit e çoi ekipin e drejtuar nga Arne Slot 13 pikë përpara Arsenalit, me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura në kalendar.
    Nëse Liverpool e siguron titullin, atëherë do të barazojë rekordin e Manchester United me 20 tituj kampion në Angli.

  • “Këneta ka shumë para, ku i gjejnë xhanëm”?/ Rama për La Civita: E keni parë se sa e ka paguar Latifin?

    “Këneta ka shumë para, ku i gjejnë xhanëm”?/ Rama për La Civita: E keni parë se sa e ka paguar Latifin?

    Kryeministri Rama ironizon opozitën për pagesën e La Civita dhe kujton rastin e shit-blerjes së votës.
    Edi Rama:
    Këneta ka shumë para, e keni parë se sa e ka paguar Latifin? Ku i gjejnë xhanëm.
    Kishin kapur një zhapik andej nga Lushnja a Divjaka që jepte para për votëm. Askush të mos ta nbëjë këtë sepse është krim dhe ndëshkohet rëndë.

  • “LaCivita, i paguar për t’i ardhur në ndihmë Berishës”/ Pëllumbi: S’është hera e parë që PD paguan lobista në SHBA

    “LaCivita, i paguar për t’i ardhur në ndihmë Berishës”/ Pëllumbi: S’është hera e parë që PD paguan lobista në SHBA

    Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se Chris LaCivita është i paguar nga PD, për t’i ardhur në ndihmë Sali Berishës.
    Në emisionin “360 gradë’, Pëllumbi u shpreh se nëse SHBA do dërgonte mesazh, do i hiqte non gratën Berishës, gjë që nuk ka ndodhur.
    “Nuk është hera e parë që partitë politike shqiptare, në mënyrë të veçantë PD, thërret në ndihmë figura që vijnë nga SHBA, apo paguan lobista në SHBA. Kjo nuk është një gjë e re, i kemi pasur rezultatet. Fakti që erdhi, me siguri do jetë paguar. Po flas për fushata të tjera, kur kemi pasur çështje në lidhje me pagesat që ka bërë PD, në funksion të lobimeve në SHBA. Nëse realisht, qeveria e SHBA do t’i japë mesazh popullit shqiptar, e ka në dorë, mos ta lodhi të vinte këtu këtë zotërinë, mund të hiqte non grata dhe mjaftonte për t’u lexuar, ia kursenin edhe lekët shqiptarëve. E dyta, nëse themi sesa i rëndësishëm është zoti Berisha për familjet shqiptare, më mirë të na e lejë ne shqiptarëve ta gjykojmë”, theksoi ai.

  • Edi Rama inspektim në Zall Herr: Sot kemi ushtrinë më të mirë paguar të rajonit!

    Edi Rama inspektim në Zall Herr: Sot kemi ushtrinë më të mirë paguar të rajonit!

    Kryeministri I vendit Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu inspektuan ditën e sotme repartin e operacioneve speciale në Zall Herr.Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh krenar për arritjet që janë bërë në 10 vitet e fundit në fushën e mbrojtjes.
    Rama tha se në 10 vitet e fundit, qeveria ka 10-fishuar investimet në mbrojtje, teksa theksoi se sot Shqipëria ka  ushtrinë më të mirë paguar të rajonit në Ballkanin Perëndimor.Pjesë nga fjala e Edi Ramës:
    Është krenari se në 10 vite kemi 10 fishuar investimet në fushën e mbrojtjes, rritje kjo që nuk ka ndodhur në asnjë fushë tjetër.
    Është dramatike të mendosh se ne kur morëm detyrë FA mbështeteshin me 28 mln euro investime, një shifër që sot është shumë më e vogël se sa shifra që ne kemi investuar vetëm për emergjencat civile.
    Jam krenar qe kemi arritur, kemi forca të armatsura ndaj të cilave të rinjtë e të rejat nuk janë më të mbyllur.
    Këtë e tregon pesë fishimi i rekrutimeve dhe arritja e përmbushjes së objektivit për numër rekrutësh të vendosur nga shtabi i përgjithshëm. Sot ne kemi ushtrinë më të mire paguar të rajonit në Ballkanin Perëndimor.