Tag: natës

  • Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv, Zelensky: SHBA të reagojë

    Të paktën 47 të plagosur nga sulmet ruse në Harkiv, Zelensky: SHBA të reagojë

    Sulmet ruse me dronë në Harkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, kanë lënë të plagosur të paktën 47 persona, thanë zyrtarët lokalë.

    Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dronët goditën 12 lokacione në qytet mbrëmjen e së premtes. Ndërtesat e banimit, infrastruktura civile dhe makina u dëmtuan gjatë sulmeve, sipas guvernatorit rajonal të Harkivit, Oleh Syniehubov.
    Pas sulmeve në Harkiv, presidenti ukrainas, Volodmyr Zelensky, bëri thirrje për mbështetje më të fuqishme dhe më vendimtare nga aleatët e shtetit të tij.
    “Përderisa bota po heziton të marrë vendime, pothuajse çdo natë Ukraina shndërrohet në ankth, duke humbur jetë njerëzish. Ukraina ka nevojë për forcim të mbrojtjes ajrore. Vendime reale dhe të forta kërkohen që të merren nga partnerët tanë: Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe të gjithë partnerët që kërkojnë paqe”, shkroi ai në X në orët e para të së shtunës.
    Të shtunën, Forcat Ajrore ukrainase thanë se Rusia ka sulmuar me 183 dronë gjatë natës. Nga këta dronë, 77 u rrëzuan, ndërkaq 73 të tjerë humbën nga radari, me gjasë për shkak të pajisjeve elektronike. Sipas Ukrainës, Rusia – që ka nisur pushtimin e shtetit fqinj tre vjet më parë – po ashtu ka sulmuar me dy raketa balistike.
    Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë rrëzuar 170 dronë ukrainas gjatë natës. Kjo ministri tha se tetë raketa lundruese dhe tri të llojeve tjera u rrëzuan po ashtu.
    Në jug të Rusisë, katër persona u plagosën gjatë një sulmi me dronë gjatë natës në Novorosijsk, sipas autoriteteve lokale./Rel

    Top Channel

  • Mjeku alternativ shtang studion: Kam fjetur në shtëpinë e një njeriu “Dragua”, u largua në mes të natës me shi

    Mjeku alternativ shtang studion: Kam fjetur në shtëpinë e një njeriu “Dragua”, u largua në mes të natës me shi

    Historia e treguar gati dy javë më parë nga Danela Shima brenda ferma VIP në Vizion Plsu për vëllain e saj “Dragua” ka pushtuar rrjetet sociale, duke u kthyer në fenomen.
    Pas atij rrëfimi të shumtë kanë qenë personat që tregojnë histori të ngjashme.
    I pranishëm në studion e Living Room në Vizion Plus të moderatores Brunilda Lahe, mjeku alternativ Hysni Dankshi rrëfeu një histori personale.

    Ai tha se në Klos ka njohur nga afër një burrë që kishte flatra. Dankshi tha se ai bashkë me kushëririn e tij kishin fjetur një natë me shi te shtëpia e këtij burri të moshuar, dhe në orën 2 të natës panë që ai ishte larguar nga shtrati për tu kthyer në orën 5 të mëngjesit i lagur nga shiu dhe shumë i rraskapitur.

    Pjesë nga biseda:
    Brunilda Lahe: Besoni te fëmijët dragua apo jo?
    Hysni Dankshi: Po ka patur, fëmijë dhe të rritur. Unë kam patur një rast në zonën time të Klosit kishte lindur me pendë në sqetull. Më tregonte babai im që një në fshat është dragua dhe fluturon kur bie shi. Unë kisha një njeriun tim që e kishte të afërt atë personin. Shkuam një natë te shtëpia e tij, atë natë binte një shi i imët, ai zotëria u çua në orën dy të natës dhe nuk ishte më në krevat dhe u kthye në orën 5-së.
    Brunilda Lahe: Ju e patë kur erdhi?
    Hysni Dankshi: Unë jo, po ai kushëriri im e pa dhe më tha që ka ardhur në orën 5 të mëngjesit.

  • Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik, hajdutët marrin kompjuterin dhe…

    Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik, hajdutët marrin kompjuterin dhe…

    Gjatë natës që sapo lamë pas, është vjedhur selia e Partisë Demokratike të Cërrikut. U raportua se në zyra janë marrë kompjuteri dhe një televizor.
    Ende nuk dihen autorët dhe policia nuk ka një njoftim për ngjarjen.
    Vlen të theksohet se një ditë më parë kreu demokrat Berisha ishte në këtë qytet.
    Policia është ende në proces verifikimi, por nga të dhënat paraprake nuk janë konstatuar shenja thyerje, por po punohet zbardhjen e ngjarjes.
    Njoftimi i policise
    Cërrik/Informacion paraprak
    Rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm, ka kallëzuar shtetasja A. Ll., me detyrë sekretare e degës së subjektit politik “Partia Demokratike e Shqipërisë”, Cërrik, se në ambientin e marrë me qira (lokal), për qëllime elektorale, ka konstatuar se mungonin 1 kompjuter dhe 1 televizor.
    Nga këqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar thyerje apo dëmtime të objektit.
    Në drejtimin e Prokurorisë, grupi i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e rastit.

  • Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik

    Vidhet gjatë natës selia e PD-së në Cërrik

    Një incident elektoral është regjistruar në Cërrik.
    Gjatë natës që sapo lamë pas, është vjedhur selia e Partisë Demokratike të Cërrikut.

    U raportua se në zyra janë marrë kompjuteri dhe një televizor.
    Ende nuk dihen autorët dhe policia nuk ka një njoftim për ngjarjen.
    Vlen të theksohet se një ditë më parë kreu demokrat Berisha ishte në këtë qytet.

  • Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në një pallat gjatë natës

    Shpërthim në Elbasan, vendoset lëndë plasëse në një pallat gjatë natës

    Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natës në një lagje periferike të Elbasanit.

    Burime jo zyrtare bënë me dije se shpërthimi u dëgjua rreth orës 22:00 të mbrëmjes së mërkurë në afërsi të një blloku banimi përgjatë rrjedhës së përroit të Zaranikës në lagjen “Partizani”.
    Nga shpërthimi, ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve. Lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e pallatit afër hyrjes së një apartamenti. Po punohet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe po hetohet nga policia dhe prokuroria, e cila ka mbledhur prova të shumta për identifikimin e organizatorit të ngjarjes.

    Top Channel

  • Përgjaket Palermo/ Dy të vrarë dhe tre të plagosur! Çfarë ndodhi mes dy grupeve gjatë natës

    Përgjaket Palermo/ Dy të vrarë dhe tre të plagosur! Çfarë ndodhi mes dy grupeve gjatë natës

    Dy persona u vranë dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën gjatë natës në qendrën Piazza Duomo në Monreale në Palermo.
    Mediat italiane raportojnë se viktimat janë Massimo Pirozzo 25 vjeç dhe Salvatore Turdo 23 vjeç.
    Ndërsa të plagosurit janë të moshës 26, 33 dhe 16 vjeç.
    Të shtënat ndodhën në një shesh të mbushur me njerëz, në sytë e të paktën njëqind dëshmitarëve.
    Sipas një rindërtimi fillestar, gjithçka filloi pas një sherri banal përpara një picerie. Më pas dy grupet e të rinjve janë përballur në shesh.
    Një nga autorët e sulmit, i armatosur me pistoletë, ka nisur të qëllojë. Të plagosurit janë në gjendje shumë të rëndë.
    Hetimet për ngjarjen e rëndë po kryhen nga Karabinierët.

  • Asnjëherë mos e zgjidhni turnin e natës për të punuar, ‘rrezik për zemrën’

    Asnjëherë mos e zgjidhni turnin e natës për të punuar, ‘rrezik për zemrën’

    Punonjësit që punojnë natën, janë në vijën e parë të rrezikut për sulm në zemër dhe goditje në tru, paralajmëron një studim i fundit i paraqitur në Konferencën e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë. Ky studim, i kryer nga Universiteti i Lisbonës, ngre një shqetësim të thellë mbi ndikimin e orareve të punës që përplasen me orën biologjike të njeriut, një problem që mund të kushtojë jetë.

    Rreziku rritet me çdo orë ‘jetlag’ social

    Në qendër të këtij studimi është fenomeni i ashtuquajtur ‘jetlag social’, pra mospërputhja mes orës natyrore biologjike dhe detyrimeve të përditshme sociale, siç janë oraret e punës. Sipas Dr. Sara Gamboa Madeira, drejtuesja e studimit, çdo orë mospërputhje e orarit të punës me orën e brendshme të trupit rrit me 31% rrezikun për sëmundje kardiovaskulare.

    “Sa më shumë që puna shkon kundër ritmit natyror të trupit, aq më i madh është dëmtimi për zemrën dhe trurin,”, thekson Dr. Gamboa Madeira.

    Një kërcënim i heshtur për punonjësit e natës dhe të turneve

    Studimi analizoi 301 punonjës magazinash që punonin vetëm në mëngjes, pasdite apo natë. Rezultatet ishin alarmante, 20% e pjesëmarrësve rezultuan me rrezik të lartë për probleme të zemrës. Mungesa e gjumit ishte gjithashtu një faktor kritik, 40% flinin më pak se 6 orë gjatë ditëve të punës.

    Shumë prej tyre, përveçse përballeshin me orare jo natyrale, kishin edhe faktorë të tjerë rreziku si duhanpirja, kolesteroli i lartë dhe mungesa e aktivitetit fizik, duke e bërë kombinimin edhe më të rrezikshëm për shëndetin.

    Orari i punës duhet të përputhet me orën biologjike

    Sipas studimit, jo të gjithë njerëzit funksionojnë njësoj. Disa janë “njerëz të mëngjesit”, ndërsa të tjerë janë ata të natës. Kur puna vendoset në kundërshtim me këtë kronotip, trupi përjeton një stres konstant, që me kalimin e kohës dëmton sistemin kardiovaskular.

    “Nevojitet që punëdhënësit të marrin parasysh orën biologjike të punonjësve gjatë planifikimit të turneve,”, apelon Dr. Madeira.

    Çfarë nënkupton kjo për punonjësit dhe punëdhënësit?

    Ky studim përbën një thirrje për ndërhyrje urgjente, veçanërisht për sektorët që funksionojnë me turne si shëndetësia, transporti, siguria dhe prodhimi. Monitorimi i shëndetit të zemrës duhet të jetë më rigoroz për këta punëtorë, ndërkohë që duhet të rishikohen politikat e punës për të shmangur pasojat afatgjata. Syri.net-iefimerida

  • Ja arsyeja se përse ju del gjumi shpesh herë natën

    Ja arsyeja se përse ju del gjumi shpesh herë natën

    Sipas një hulumtimi të Institutit Kombëtar Francez të Fjetjes dhe Vigjilencës, më shumë se 70% e francezëve zgjohen të paktën një herë gjatë natës. Këto nuk janë ndërprerje të zakonshme të gjumit që ndodhin natyrshëm gjatë kalimit nga një fazë në tjetrën, por zgjime që zgjasin disa minuta dhe ndikojnë në cilësinë e pushimit.

    Ky fenomen vërehet më shpesh te gratë, të cilat raportojnë se zgjohen më shumë se dy herë gjatë natës. Arsyeja lidhet me stresin e përditshëm, ndryshimet hormonale dhe ndjeshmërinë më të lartë ndaj ngarkesave emocionale.

    Sipas një studiuesi në Universitetin e Caen, Damien Daven, edhe situata aktuale globale dhe shoqërore ka ndikim. Sipas tij, stresi që vjen nga ngjarjet politike dhe sociale mund të favorizojë zgjimet gjatë natës dhe pagjumësinë.

    Me kalimin e moshës, edhe mënyra se si shpërndahet gjumi ndryshon. Gjumi bëhet më i lehtë dhe ndërpritet më shpesh, megjithatë shkaqet kryesore të këtyre zgjimeve mbeten individuale. Ndikojnë ndjeshëm pasiguria, ankthi dhe mendimet negative.

    Për të shmangur zgjimet gjatë natës, ekspertët sugjerojnë të ruhet një orar i rregullt gjumi dhe zgjimi, të bëhet aktivitet fizik i moderuar, të hahet një darkë e lehtë dhe të shmangen pijet me kafeinë, alkooli dhe nikotina. Gjithashtu rekomandohet të shmangen ekranet elektronike përpara gjumit dhe të mbahet dhoma në një temperaturë të rehatshme.

    Nëse problemet me gjumin vazhdojnë për një kohë të gjatë, është e nevojshme të kërkohet ndihmë nga specialistë të shëndetit mendor. Si zgjidhje natyrale, mund të përdoren metoda si meditimi, joga, hipnoza ose teknikat e frymëmarrjes për qetësim.

    Gjumi cilësor është i rëndësishëm për mirëqenien fizike dhe mendore. Prandaj është e rëndësishme të kuptojmë faktorët që e prishin atë dhe të kujdesemi për zakonet tona të përditshme. Syri.net-iefimerida.

  • Ja çfarë duhet të konsumoni që të bëni gjumë të thellë

    Ja çfarë duhet të konsumoni që të bëni gjumë të thellë

    Në botën moderne, shumë njerëz po përballen me probleme të gjumit që ndikojnë seriozisht në jetën e tyre të përditshme dhe shëndetin në përgjithësi.

    Stresi, ankthi, problemet mendore dhe ato shëndetësore janë disa nga arsyet kryesore që shkaktojnë shqetësime gjatë natës. Mungesa e gjumit të mirë ndikon drejtpërdrejt në energjinë, produktivitetin dhe mirëqenien tonë. Si mund të përmirësojmë këtë situatë?

    Ekspertët sugjerojnë një gamë të gjerë të opsioneve, duke përfshirë përdorimin e kamomilit, teknikat e relaksimit dhe disa mjete natyrale që mund të ndihmojnë. Një nga këto mundësi janë farat e kungujve, të cilat, siç raporton Healthline.com, mund të kontribuojnë ndjeshëm në përmirësimin e gjumit dhe shëndetit të përgjithshëm.

    Farat e kungujve janë të pasura me përbërës që mbështesin prodhimin e dy hormoneve kyçe për një gjumë të shëndetshëm: serotoninën dhe melatoninën. Këto substanca janë thelbësore për rregullimin e ciklit të gjumit dhe përmirësimin e cilësisë së pushimit të natës.

    Konsumimi i rregullt i farave të kungujve mund të ofrojë përfitime të mëdha. Ato ndihmojnë në stabilizimin e ciklit cirkadian, duke promovuar një gjumë më të thellë dhe më të qëndrueshëm.

    Magnezi dhe zinku që gjenden në farat e kungujve janë të njohur për rolin e tyre në qetësimin e sistemit nervor dhe reduktimin e niveleve të stresit dhe ankthit, që shpesh pengojnë gjumin e natës. Për më tepër, triptofani që gjendet tek këto fara favorizon prodhimin natyral të melatoninës, hormoni që nxit gjumin, duke parandaluar kështu pagjumësinë.

    Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë në gjumë, farat e kungujve ofrojnë edhe përfitime të tjera shëndetësore. Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e sistemit tretës dhe parandalimin e kapsllëkut. Kombinimi i fibrave dhe acideve yndyrore të pangopura ndihmon në uljen e kolesterolit LDL dhe promovon një shëndet më të mirë të zemrës. Zinku që gjendet në farat e kungujve forcon mbrojtjen natyrale të trupit ndaj infeksioneve. Për më tepër, farat e kungujve përmbajnë përbërës që mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ, duke zvogëluar kështu rrezikun e sëmundjeve kronike.

    Nëse jeni duke kërkuar mënyra natyrale për të përmirësuar gjumin dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm, farat e kungujve janë një opsion i shkëlqyer. Duke pasur efekte pozitive në rregullimin e gjumit, reduktimin e stresit dhe forcimin e sistemit imunitar, këto fara mund të jenë një shtesë e thjeshtë dhe efektive në rutinën tuaj të përditshme. Syri.net-iefimerida

  • VIDEO / Zegjineja e Roskovecit s’i shqitet Gaz Bardhit: Kush pi xhin gjer në 2 të natës, s’merret me punë të mira…

    VIDEO / Zegjineja e Roskovecit s’i shqitet Gaz Bardhit: Kush pi xhin gjer në 2 të natës, s’merret me punë të mira…

    Zegjine Çaushi nuk i ndahet Gaz Bardhit.
    Gazooo, mirëmëngjes yllo!
    Natën duke pirë gin,ditën me kallëzime e filtra
    Shteti nuk bëhet me storie, por me punë – siç bëjmë ne”, shkruan kandidatja socialiste në Qarkun e Fierit.
    Sipas saj, Bardhi rri deri në 2 të natës duke pirë xhin tek për tek me Gentin dhe pastaj i bëjnë sytë xixa.
    Reagimi i saj vjen pas kallëzimit të Gazment Bardhit për Belinda Ballukun, sipas të cilit, ajo po premton vende pune në këmbim të votës.