Tag: natës

  • “Mbaje mend çfarë do të bëj”, tensione në Ferma VIP: Aleanca, xhelozi dhe akuza të forta pas natës së Albës me Limin

    “Mbaje mend çfarë do të bëj”, tensione në Ferma VIP: Aleanca, xhelozi dhe akuza të forta pas natës së Albës me Limin

    Dita ka nisur me shumë tension në “Ferma VIP”, pas natës që Alba kaloi me Limin. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga Big Mama, e cila shpërtheu në ofendime ndaj Albës.
    Situata ka bërë që aleancat dhe ndarjet mes banorëve të bëhen më të dukshme. Big Mama gjeti përkrahje te Kejsi, e cila gjithashtu sulmoi verbalisht Albën. Në anën tjetër, Alba u mbështet nga vajzat e tjera të fermës, Nur dhe Ester, duke krijuar një ndarje të qartë në grup.

    Debatet mes vajzave u zhvilluan me tone të larta, madje edhe me kërcënime. Në një moment, Kejsi e akuzoi Nurin se “vdes për Limin”, gjë që e tensionoi më tej situatën. Nur reagoi duke përmendur fjalët që i kishte thënë nëna e saj gjatë një surprize në fermë, çka e çoi debatin në një pikë kritike.

    Përplasja kulmoi me një tjetër debat të ashpër mes Esterit dhe Big Mamës, ku këngëtarja e akuzoi aktoren se flet pas shpine për të.
    /vizionplus.tv

  • Rusia sulmon Ukrainën gjatë natës, lëshon mbi 90 dronë në të gjithë vendin

    Rusia sulmon Ukrainën gjatë natës, lëshon mbi 90 dronë në të gjithë vendin

    Forcat ajrore ukrainase thonë se Rusia lëshoi ​​97 dronë në sulmet gjatë natës.Sipas mediave të huaja, forcat ajrore thanë se rrëzuan 57 dronë me 34 të tjerë që nuk arritën objektivat e tyre, me gjasë për shkak të kundërmasave të luftës elektronike.
    Por Forcat Ajrore nuk specifikuan se çfarë ndodhi me gjashtë dronët e mbetur. Më herët, guvernatori rajonal Oleh Kiper raportoi një sulm “masiv” me dron në qytetin port të Odesës në Detin e Zi.Sulmet ruse në të gjithë Ukrainën kanë vrarë një civil dhe kanë plagosur të paktën 27 persona gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve rajonale.
    Një sulm me dron vrau një burrë në Velyka Pysarivka, rajoni Sumy, sipas administratës ushtarake atje. Sulmet gjatë natës kundër rajonit të Dnipropetrovsk plagosën dy burra, të moshës 39 dhe 48 vjeç, njoftoi guvernatori Serhii Lysak.
    Rusia plagosi pesë persona në rajonin e Donetskut dhe pesë të tjerë në rajonin e Kharkiv, duke përfshirë një ndihmës mjekësor, thanë guvernatorët lokalë.
    Në rajonin Kherson, 11 persona u plagosën ndërsa dy ndërtesa të larta dhe 11 shtëpi u dëmtuan, sipas guvernatorit Oleksandr Prokudin. Tre persona të tjerë u plagosën në një sulm me dron në Odesa.

  • Shkoi për të vjedhur bagëti por u pikas nga pronari/ Hajduti qëlloi me çifte 65-vjeçarin, policia jep detaje të ngjarjes

    Shkoi për të vjedhur bagëti por u pikas nga pronari/ Hajduti qëlloi me çifte 65-vjeçarin, policia jep detaje të ngjarjes

    Të tjera detaje ka dhënë policia e Lushnjës lidhur me ngjarjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Plug të  Lushnjës, ku pronari i një stani është qëlluar me armë në stanin e tij.

    Sipas informacionit zyrtar, një person kishte shkuar për të vjedhur bagëti në pronësi të shtetasit Flamur Mane, mirëpo është pikasur nga ky i fundit.

    Mes pronarit dhe hajdutit ka patur përleshje fizike në stan, e si pasojë, autori ka qëlluar me armë ndaj 65-vjeçarit. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është identifikuar dhe arrestuar autori i dyshuar, shtetasi Dedë Dedaj.

    Njoftimi i policisë:

    Qëlloi me armë gjahu, pronarin e ambientit ku shkoi për të vjedhur gjatë natës, identifikohet dhe kapet 65-vjeçari.

    Menjëherë pas kallëzimit të shtetasit F. M., 66 vjeç, se gjatë natës, sapo një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në kasollen në pronësi të tij, ai e kishte konstatuar dhe gjatë konfliktit me të, autori i tentativës për vjedhje e kishte qëlluar me armë gjahu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

    Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u kap autori i dyshuar i rastit, shtetasi D. D., 65 vjeç.

    I dëmtuari, shtetasi F. M., ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Sulmohen gjatë natës burgjet franceze, autorët qëllojnë me automatik e djegin automjete

    Sulmohen gjatë natës burgjet franceze, autorët qëllojnë me automatik e djegin automjete

    Disa burgje franceze u sulmuan gjatë natës, tha ministri i drejtësisë Gérald Darmanin të martën, me sulmuesit që dogjën automjete dhe në një rast qëlluan me armë automatike. Darmanin, i cili nxitoi t’i lidhte incidentet me fushatën e Francës kundër trafikut të drogës, po udhëton për në vendin e një prej sulmeve në qytetin jugor të Toulon. 

     “Janë bërë përpjekje për të frikësuar personelin në disa burgje, duke filluar nga djegia e automjeteve deri te gjuajtja me armë automatike”, tha Darmanin në platformën e mediave sociale X.

    “Unë po shkoj në Toulon për të mbështetur oficerët në fjalë. Republika Franceze po përballet me problemin e trafikut të drogës dhe po merr masa, që do të prishin masivisht rrjetet kriminale,” shtoi ai.

    Des établissements pénitentiaires font l’objet de tentatives d’intimidation allant de l’incendie de véhicules à des tirs à l’arme automatique. Je me rends sur place à Toulon pour soutenir les agents concernés. La République est confrontée au narcotrafic et prend des mesures qui…— Gérald DARMANIN (@GDarmanin) April 15, 2025

  • Pak para finales, “nxehet” situata në krevat gjatë natës mes Gjestit dhe Eglit (Video)

    Pak para finales, “nxehet” situata në krevat gjatë natës mes Gjestit dhe Eglit (Video)

    Në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, atmosfera është bërë më e ngrohtë vetëm pak ditë para finales së madhe.
    Gjatë natës, Gjesti dhe Egli janë shfaqur të afërt teksa ndodheshin të shtrirë në krevat dhe shkëmbyen një puthje.
    Në atë moment, në dhomë hynë Loredana dhe Danja, të cilat i ngacmuan me humor. Reagimi i Gjestit ishte i menjëhershëm:“Ikni se është e nxehtë situata.”
    Ky moment ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit e programit.

     

  • Përshëndeti të dashurën e njërit/ Dy shqiptarët plagosin 30-vjeçarin në klubin e natës në Itali, vihen në pranga

    Përshëndeti të dashurën e njërit/ Dy shqiptarët plagosin 30-vjeçarin në klubin e natës në Itali, vihen në pranga

     Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata kanë plagosur një 30-vjeçar moldav në një klub nate. Plagosja mësohet se ka ndodhur pasi 30-vjeçari moldav përshëndeti të dashurën e njërit prej shqiptarëve. Pas kësaj ata janë konfliktuar dhe ka agravuar në përdorimin e thikave.

    Akuzat ndaj tyre janë vrasja e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. Nga plagët e marra moldavi humbi një veshke, të cilën mjekët u detyruan që t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë e zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus.

    Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë masa administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni. Autori kryesor i sulmit u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri policia për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur.

    Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë 22 centimetra, e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete. Po më 7 prill agjentët zbuluan se ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.

    Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara të trafikut të drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje.

  • Përleshje me thikë mes të rinjve/ Bien në prangat e policisë 2 shqiptarë në Itali

    Përleshje me thikë mes të rinjve/ Bien në prangat e policisë 2 shqiptarë në Itali

    Përshëndetja e një vajze në klubin e natës ‘Utopia’ në Padova ka denigruar në përleshje me thika mes dy grupeve. Policia italiane arrestoi 2 shqiptarë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë, të moshës 34 dhe 35 vjeç. Urdhrat e arrestit u lëshuan nga Prokuroria. Akuzat ndaj tyre janë vrasja e mbetur në tentativë, me pasojë plagosjen e rëndë dhe mbajtja e armëve të ftohta pa leje. I plagosur nga sulmi mbeti një 30-vjeçar moldav, që mori disa goditje në trup, në pistën e vallëzimit të klubit.
    Pasoja ishte humbja e një veshke, të cilën mjekët u detyruan që t’ia hiqnin me ndërhyrje kirurgjikale, si dhe një pjesë e zorrës së trashë. I lënduar mbeti edhe një 24-vjeçar rus. Pas ngjarjes së rëndë, shefi i policisë Marco Odorisio, mori menjëherë administrative duke pezulluar për 4 muaj aktivitetin e klubit të natës. Krimi sipas hetuesve ka motive pasioni. Autori kryesor i sulmit, një emigrant i paligjshëm në Itali, u kap pas ndjekjes, i fshehur në shtëpinë e të dashurës së tij, në Venecia. Ai u gjet i befasuar dhe tentoi arratisjen, por pa sukses. Kur hyri për kontroll në shtëpi, shqiptari ishte duke fjetur.
    Gjatë kontrollit u gjetën rrobat që kishte veshur mbrëmjen e sulmit dhe një thikë (kamë) 22 centimetra, e fshehur në jastëkun që flinte, si dhe një kaçavidë në xhepat e një xhakete. Po më 7 prill agjentët zbuluan se ku fshihej edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje. Edhe ky u kap i fshehur në shtëpinë e partneres, teksa iu sekuestrua po një thikë, që po ekspertohet nëse është arma e përdorur në krim.
    Në banesë u gjetën të fshehura edhe 20 gramë kokainë të ndara në doza, një peshore precize dhe material ambalazhi, si dhe shuma e parave të gatshme prej rreth 2 mijë eurosh, të ardhura të supozuara të trafikut të drogës, të cilat i kushtuan shqiptarit edhe një kallëzim për posedim të lëndëve narkotike për qëllime shpërndarjeje. Policia tha se shkak i sherrit dhe plagosjes në klubin e natës u bë përshëndetja miqësore me të dashurën e njërit prej dy sulmuesve, nga ana e moldavit, pasi e frekuentonte shpesh klubin dhe e njihte prej kohësh, informon media italiane.
    Dëshmitarët panë pas bisedës me vajzën, dy shqiptarët që sulmuan në mënyrë agresive moldavian dhe mund ta kishin vrarë nëse të pranishmit nuk do ulërinin e jepnin alarmin të frikësuar. Autorët pas krimit janë arratisur me makina.

  • Shembet çatia e një klubi nate, 98 viktima, mes tyre ish-lojtarët e Ligës së Bejsbollit

    Shembet çatia e një klubi nate, 98 viktima, mes tyre ish-lojtarët e Ligës së Bejsbollit

    Të paktën 98 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo. Sipas autoriteteve vendase mes viktimave është edhe ish-lojtarët i Ligës së Madhe të Bejsbollit, Octavio Dotel dhe Tony Blanco. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se 51-vjeçari, vdiq rrugës për në spital.
    Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtarit të njohur të merengues Rubby Pérez në klubin e natës Jet Set. Ai u raportua në mesin e të bllokuarve në rrënoja.

    Qindra njerëz ishin brenda vendit dhe rreth 400 shpëtimtarë janë ende në kërkim të të mbijetuarve. Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej.
    Gjithashtu mes viktimave ishte Nelsy Cruz, guvernatore e provincës Monte Cristi, tha Presidenti Luis Abinader. Ajo ishte motra e ish-lojtarit të bejsbollit Nelson Cruz.
    Të paktën 300 persona ndodheshin brenda klubit të natës Jet Set, në kryeqytetin e Santo Domingos, kur çatia u shemb rreth orës 1 të mëngjesit gjatë një shfaqjeje të artistit merengue Rubby Pérez dhe orkestrës së tij, thanë autoritetet. Ende nuk dihet shkaku i shembjes.

    Familjet e të zhdukurve u mblodhën në vendngjarje dhe ndanë fotografitë e të dashurve të tyre mëngjesin e së martës, ndërsa dhjetëra autoambulanca dërguan të plagosurit në spital.
    Abinader ka shpallur tri ditë zie pas katastrofës. Ai shkoi në klubin e natës të martën në mëngjes me gruan e tij, Zonjën e Parë Raquel Arbaje, për të shprehur ngushëllimet për viktimat.

  • Përsëritet tragjedia e Koçanit, rritet bilanci i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës

    Përsëritet tragjedia e Koçanit, rritet bilanci i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës

    Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate të njohur në Santo Domingo vazhdon të rritet, me të paktën 44 viktima dhe 134 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

    Juan Manuel Mendez, kreu i qendrës së operacioneve emergjente të Republikës Domenikane, tha se ekipet e shpëtimit po luftonin me kohën për të nxjerrë njerëzit që besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja.

    Ai nuk pranoi të jepte një numër të njerëzve që ndodheshin në klubin e natës. Nelsy Cruz, guvernatori i provincës veriore të Monte Cristi, ishte gjithashtu brenda klubit kur çatia u shemb dhe është mes të vdekurve, sipas Reuters.

    Një video vërtet tronditëse ka dalë në dritë të momentit kur çatia e klubit të njohur natës u shemb ndërsa këngëtarja Ruby Perez po performonte, në orët e para të së martës, 8 prill.

    Momentet që pasojnë janë tragjike, me kontrastin e emocioneve të dukshme pasi të pranishmit, nga momentet e çlodhjes dhe argëtimit, vrapojnë për të shpëtuar veten.

     

    #ULTIMAHORA Tragedia en Santo Domingo: colapsa parte del techo del club Jet Set, dejando al menos 12 muertos y más de 90 heridos. #8Abril
    .
    .
    .
    🎥RRSS pic.twitter.com/zytoOTHBNv
    — 2001online (@2001OnLine) April 8, 2025

     

     

  • VIDEO/ Përsëritet tragjedia e Koçanit, rritet bilanci i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës

    VIDEO/ Përsëritet tragjedia e Koçanit, rritet bilanci i viktimave, momenti kur të rinjtë dalin të tmerruar nga klubi i natës

    Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate të njohur në Santo Domingo vazhdon të rritet, me të paktën 44 viktima dhe 134 të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

    Juan Manuel Mendez, kreu i qendrës së operacioneve emergjente të Republikës Domenikane, tha se ekipet e shpëtimit po luftonin me kohën për të nxjerrë njerëzit që besohet se ishin të bllokuar nën rrënoja.
    Ai nuk pranoi të jepte një numër të njerëzve që ndodheshin në klubin e natës. Nelsy Cruz, guvernatori i provincës veriore të Monte Cristi, ishte gjithashtu brenda klubit kur çatia u shemb dhe është mes të vdekurve, sipas Reuters.
    Një video vërtet tronditëse ka dalë në dritë të momentit kur çatia e klubit të njohur natës u shemb ndërsa këngëtarja Ruby Perez po performonte, në orët e para të së martës, 8 prill.
    Momentet që pasojnë janë tragjike, me kontrastin e emocioneve të dukshme pasi të pranishmit, nga momentet e çlodhjes dhe argëtimit, vrapojnë për të shpëtuar veten.

    #ULTIMAHORA Tragedia en Santo Domingo: colapsa parte del techo del club Jet Set, dejando al menos 12 muertos y más de 90 heridos. #8Abril…🎥RRSS pic.twitter.com/zytoOTHBNv
    — 2001online (@2001OnLine) April 8, 2025

    Top Channel