Ka nisur këtë të mërkurë procesi rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, ku prezent ishte dhe kreu i Partisë “Mundësia“, Agron Shehaj. Në një intervistë, Shehaj tha se teksa janë hapur 25 kutitë e para diferencat e votave janë shumë të papërfillshme. Megjithatë ai denoncoi anëshmërinë e KAS në këtë proces rinumërimi, ku tha se merren pararasysh dhe miratohen vetëm kërkesat e bëra nga partitë e mëdha.
“Procesi sapo ka filluar, kanë gjetur diferenca shumë të vogla. Ne po monitorojmë votat tona, votat e partisë që pretendon të marrë vendin tonë. Ne e kemi bërë një kontroll paraprak, kemi kontrolluar filmimet e numërimit të parë që është bërë i cili ka dhe më shumë vlerë në fakt. Ne presim që mos të ketë asnjë ndryshim. Nuk besoj se do ketë ndryshim. Janë numëruar pothuajse 25 kuti“, tha Shehaj.
Më tej, ai shpjegon se si qëndrojnë të dhënat deri më tani nga procesi i rinumërimit. Shehaj vë në dukje se KAS merr vendime në favor të PD-së dhe PS-së pasi vetë komisioni është i përbërë nga anëtarë të këtyre dy partive. Kreu i “Mundësia“ denoncoi shtimin e votave të pavlefshme për partitë e mëdha.
“Votat e Partisë “Mundësia“ janë identike. Janë shtuar 4 vota Partisë Demokratike në këto 25 kuti. Janë shtuar sepse KAS ka rivlerësuar vota që ishin quajtur të pavlefshme. Të gjitha votat e pavlefshme që janë shtuar PS-së dhe PD-së, janë vota të cilat kanë një problem, dhe tani KAS merr vendim dhe thotë se nuk është problem, janë vota të vlefshme. KAS po vendos ti shtojë vota PS-së dhe PD-së.
Të gjitha votat çohen për rivlerësim tek KAS nga numëruesit dhe vendimet e KAS janë në favor të PS-dhe PD-së, është fakt. Nëse cënohet rezultati, ne jemi këtu, kemi vëzhgues dhe po kujdesemi që votat e partisë “Mundësia“ të mos preken, dhe votat për partitë e tjera të mos shtohen. Nëse ka tentativa për të rrëmbyer mandatin e partisë Mundësia, do ta denoncojmë“, tha Shehaj.
Tag: mundësia
-

Rinumerimi i votave në Tiranë/ Shehaj akuzon: KAS po u shton vota të pavlefshme partive të mëdha
-

Rinumërimi i votave për Tiranën! Shehaj me Kaprin e Alimehmeti ndjekin nga afër procesin! Asnjë nga PS
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Pas verifikimit të fletëve të votimit në 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit, të cilët u krahasuan me materialet zgjedhore, ka nisur sot në pallatin e sportit “Farie Hoti” rinumërimi i të gjithë qarkut të Tiranës. Konkretisht janë 1282 kuti ku do të shqyrtohen votat për partitë si edhe për kandidatët. Procesi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë.
Disa prej kandidatëve po ndjekin nga afër procesin, si Asllan Dogjani, Ilir Alimehmeti një prej më të votuarve nga PD në këtë qark, por që nuk e fitoi mandatin, si edhe kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj e kandidati i tij Erald Kapri. Deri më tani, nuk ka asnjë kandidat nga PS që të ndjekë procesin.
Me rinumërim e votave në Tiranë, mundësia për ndryshim të emrave kandidat fitues është relativisht e ulët, mundësia ekziston për 2-3 raste ku mandat i deputetit është fituar me më pak se 500 vota, si Olta Xhaçës përball Blerian Gjylametit apo Ornaldo Rakipit përball Qemal Xhefalisë në Tiranë.
Më pas do të nisë procesi për Fierin, ku do të shqyrtohen 587 kuti, dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës (275 kuti brenda vendit + 85 nga diaspora). Në total, do të hapen 2,323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga diaspora.
Procesi do të shtrihet për rreth 1 muaj dhe po realizohet me 24 grupe pune dhe 63 punonjës të administratës zgjedhore, ku nuk do të përjashtohen vëzhguesit e 3 subjekteve politike që kanë ankimuar vendimin./ZËRI -

Mundësia rrezikon mandatin nga rinumërimi? Kapri: Nuk ndryshon gjë për ne
Kandidati i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili fitoi mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave që pritet të zhvillohet për këtë qark. Për të diferenca e votave nuk do të cenohet dhe se procesi do të përforcojë legjitimitetin e rezultatit. ”Rinumërimi nuk ndryshon gjë, siç pamë edhe në rastin e Dibrës. Në këtë fazë askush nuk guxon të bëjë shkelje, sepse pasoja ligjore janë të rënda. Besoj se do jetë në favorin tonë”,-u shpreh ai.
Kapri theksoi se zgjedhjet nuk ishin të barabarta për shkak të përdorimit të pushtetit nga mazhoranca. Ai ngriti shqetësimin se çështja nuk qëndron te Kodi Zgjedhor, por te mënyra si mazhoranca ushtron ndikimin e saj për të fituar vota.I pyetur për bashkëpunime të mundshme në Kuvend me forca të tjera të reja politike, Kapri u tregua i hapur, por theksoi se do të varet nga “kauza dhe besueshmëria”. Ai nënvizoi se Partia Mundësia do të mbështesë vetëm nisma që kanë drejtësi dhe qëllim të qartë.
”Sa i përket bashkimit me forcat e tjera të reja në parlament, vlen më shumë kauza dhe besueshmëria. Do ta shikojmë në vijim. Nëse kauza do jetë e drejtë do jemi edhe ne aty që do e mbështesim. Por sipas nesh Kodi Zgjedhor është gjëja e fundit që duhet të ndryshojmë, për ne duhet të ndryshojë gjithë ndikimi i pushtetit që përdor mazhoranca për të fituar pavarësisht sistemit zgjedhor”,-tha në ”News 24”. -

Shehaj në “rrezik”? KAS shqyrton rinumërimin në Tiranë
Partia “Mundësia” qw ka siguruar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si palë e interesuar në shqyrtimin e ankesës së bërë nga Partia Demokratike.
Përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Partia “Mundësia” i është drejtuar KAS, duke kërkuar të marrë pjesë në seancën e shqyrtimit të kërkesës së PD-së, e cila kërkon anulimin e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë, si dhe në rastet e tre kandidatëve që kanë kërkuar rinumërim të votive, si Alimehmeti, Hoxha dhe Hajdarmataj
Në kërkesën e depozituar, theksohet se çdo vendimmarrje e mundshme e KAS që mund të çojë në ndryshimin e rezultatit në Tiranë, cenon drejtpërdrejt interesin elektoral dhe përfaqësimin institucional të partisë së Agron Shehajt.“Mundësia” kërkon pjesëmarrje të plotë në seancën përkatëse dhe rezervon të drejtën për të paraqitur pretendime shtesë dhe prova të tjera në funksion të mbrojtjes së mandatit të saj të dytë në këtë qark.
Tre kandidatët e PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha kanë depozituar kërkesa në KAS dhe KQZ ku kërkojnë rinumërim të votave personale.
-

Shehaj rrezikon mandatin në rast rinumërimi në Tiranë, kërkesë KAS të futet si palë e interesuar në ”hetim”
Zgjedhjet e 11 Majit mbaruan, por rezultati ende nuk është vulosur. Partia “Mundësia” ka siguruar dy mandate në qarkun Tiranë, dhe ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si palë e interesuar në shqyrtimin e ankesës së bërë nga Partia Demokratike.
Partia “Mundësia” i është drejtuar KAS, duke kërkuar të marrë pjesë në seancën e shqyrtimit të kërkesës së PD-së, e cila kërkon anulimin e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë, si dhe në rastet e tre kandidatëve që kanë kërkuar rinumërim të votive, si Alimehmeti, Hoxha dhe HajdarmatajPër ta çdo vendimmarrje e mundshme e KAS që mund të çojë në ndryshimin e rezultatit në Tiranë, cenon drejtpërdrejt interesin elektoral dhe përfaqësimin institucional të partisë së Agron Shehajt.
“Mundësia” kërkon pjesëmarrje të plotë në seancën përkatëse dhe rezervon të drejtën për të paraqitur pretendime shtesë dhe prova të tjera në funksion të mbrojtjes së mandatit të saj të dytë në këtë qark.
Tre kandidatët e PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha kanë depozituar kërkesa në KAS dhe KQZ ku kërkojnë rinumërim të votave personale. -

Ankimi i PD/ Shehaj ‘rrezikon’ mandatin e dytë në rast rinumërimi në Tiranë, kërkesë KAS që të futet si palë e interesuar në ‘hetim’
Partia “Mundësia” qw ka siguruar dy mandate në Qarkun Tiranë, ka depozituar një kërkesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke kërkuar njohjen si palë e interesuar në shqyrtimin e ankesës së bërë nga Partia Demokratike.
Përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Partia “Mundësia” i është drejtuar KAS, duke kërkuar të marrë pjesë në seancën e shqyrtimit të kërkesës së PD-së, e cila kërkon anulimin e zgjedhjeve në Qarkun Tiranë, si dhe në rastet e tre kandidatëve që kanë kërkuar rinumërim të votive, si Alimehmeti, Hoxha dhe Hajdarmataj
Në kërkesën e depozituar, theksohet se çdo vendimmarrje e mundshme e KAS që mund të çojë në ndryshimin e rezultatit në Tiranë, cenon drejtpërdrejt interesin elektoral dhe përfaqësimin institucional të partisë së Agron Shehajt.
“Mundësia” kërkon pjesëmarrje të plotë në seancën përkatëse dhe rezervon të drejtën për të paraqitur pretendime shtesë dhe prova të tjera në funksion të mbrojtjes së mandatit të saj të dytë në këtë qark.
Tre kandidatët e PD në listën e hapur të Tiranës, Ilir Alimehmeti, Mimoza Hajdarmataj dhe Lisandër Hoxha kanë depozituar kërkesa në KAS dhe KQZ ku kërkojnë rinumërim të votave personale. -

Frika nga ‘Mundësia’: kur PD-ja sheh kërcënim te ndershmëria.
Në një vend ku politika është bërë sport kombëtar dhe hajdutëria politike – një dishinë olimpike, vjen një lajm që thyen çdo rekord logjike: “Mundësia” e Agron Shehajt, një parti pa komisionerë, pa struktura dhe pa para, qenka kapur duke i vjedhur vota PD-së! Po, po – sipas disa burimeve me “sensor të gjashtë për manipulime”, kjo lëvizje e brishtë demokratike, e ngritur mbi idealin e votës së pastër, paska arritur të mashtrojë makinën elektorale të PD-së që ka dekada që operon në fushë-betejë me të gjitha truket e mundshme.Reklama në FieriWeb
Qesharake? Jo, më shumë se kaq – është ironia më e bukur që mund të na dhurojë tranzicioni ynë politik. Dhe më e bukura është se, sipas PD-së, problemi nuk është që Rama vodhi votat, por që një “i vogël” si Shehaj guxoi të marrë ndonjë fletë votimi më shumë se ç’duhej. Me sa duket, në Shqipëri, të kesh vota është një lloj “licence ekskluzive” për partitë e mëdha. Kushdo tjetër që merr vota, duhet të jetë patjetër hajdut – përndryshe si shpjegohet që dikush tjetër, jashtë dyshit PS-PD, ka fituar ndonjë kuti?Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Kështu, opozita që ka vite që qan për vjedhje, tani qenka kthyer në viktimën e preferuar të vjedhjes. Dhe jo nga qeveria. Jo nga ndonjë superstrukturë shtetërore. Por nga një grupim politik që mezi u regjistrua në zgjedhje. Ironia i bie që Shehaj, që s’mundi të ketë komisionerë as në lagjen e vet, paska bërë “magji elektorale” dhe i ka rrëmbyer votat PD-së, ndoshta me një USB, një fjalim të gjatë ose një kuti që u “shtrembërua” në numërim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Në fakt, kjo nuk është thjesht komedi – është një dëshmi e thellë se sistemi ynë politik ka frikë nga çdo formë ndryshimi, sado i vogël të jetë ai. Sepse ndryshimi nuk matet me përqindje, por me ide. Dhe ideja që dikush guxon të konkurrojë pa qenë pjesë e marrëveshjes së vjetër, i tmerron të mëdhenjtë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
E kështu, në fund të ditës, “Mundësia” nuk është vetëm një emër partie. Është një metaforë: mundësia që shqiptarët të dalin nga skema e vjetër. Dhe si çdo mundësi në këtë vend… bëhet menjëherë objekt sabotimi./Fieri WebReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
-

‘Tentuan të na rrëbejnë mandatin’, Shehaj reagon me revoltë ndaj PD: Parti e vjetër, hipokrizi
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve që lidhen me procesin e rinumërimit të votave, duke akuzuar partitë tradicionale për një tentativë për t’i rrëmbyer një mandat forcës së tij politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj u shpreh se të dy mandatet e fituara nga partia “Mundësia” janë të padiskutueshme dhe të ndershme, ndërsa e cilësoi ndërhyrjen në këtë proces si një “grabitje të planifikuar” nga partitë e vjetra që nuk pranojnë ndryshimin.
“Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë!E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet,” – shkruan Shehaj.
Reagimi i tij vjen në një moment delikat pas zgjedhjeve, ndërkohë që rinumërimi i votave në disa zona është shoqëruar me tensione politike dhe akuza për manipulim. Shehaj i bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të qëndrojnë të qetë, duke garantuar se “vullneti i tyre do të mbrohet deri në fund”. -

Shehaj i përgjigjet Berishës: S’mund të bërtasësh për farsë zgjedhore dhe pastaj të vjedhësh një deputet në tavolinë
Kreu i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj ka reaguar pas asaj që ai mendon se ka një skenar nga partitë e vjetra për t’i rrëmbyer një mandat forcës së re politike pas rinumërimit. Sipas Shehajt, askush nuk do t’i rrëmbejë dy mandatet e Partisë ”Mundësia”. Ai quan një përpjekje të dëshpëruar nga partitë e vjetra, që nuk duan të ndryshojnë.
Postimi i plotëDy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush. Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.
Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë!
E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet. -

PD në sulm për t’i marrë mandatin e dytë në Tiranë, Shehaj: Votëbesimet nuk i prek dot njeri me dorë
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas asaj që ai mendon se ka një skenar nga partitë e vjetra për t’i rrëmbyer një mandat forcës së re politike pas rinumërimit..
Sipas Shehajt, askush nuk do t’i rrëmbejë dy mandatet e Partisë “Mundësia”. Ai quan një përpjekje të dëshpëruar nga partitë e vjetra, që nuk duan të ndryshojnë.
Postimi i Shehajt:
“Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.
Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.
Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të vjedhësh një mandat në tavolinë. Kjo është hipokrizi. Dhe nuk do të ndodhë!
E kemi thënë më parë dhe po e themi sërish: votat tuaja nuk preken. Çdo votë për Partinë Mundësia është një votë për ndryshimin, dhe nuk do të preket, nuk do të tjetërsohet, nuk do të vidhet.”