Kryetari dhe deputeti i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se nuk ka në plan të bashkëpunojë apo të hyjë në koalicion me forca të tjera opozitare që ndodhen aktualisht në Kuvend.
I ftuar në studion e News24, Shehaj theksoi se për të dhe për partinë që drejton, cilësia e qëndrimeve është më e rëndësishme se koha apo hapësira që u jepet në Parlament.
“Nuk kemi menduar të bashkëpunojmë apo të hyjmë në koalicion me parti të tjera opozitare në Parlament. Nuk është e nevojshme. E rëndësishme është si e shfrytëzon kohën që ke,” tha Shehaj.
Ai shtoi se nuk ka rëndësi sasia e minutave në një debat parlamentar, nëse nuk shoqërohet me përmbajtje dhe sinqeritet: “Sigurisht do të donim më shumë hapësira, por nuk është problem sasie, por cilësie. Mund të kesh kohë pafund, por mund të flasësh budallallëqe. Nëse ke gjënë e duhur për të thënë, nëse je i sinqertë, mjafton edhe telefoni ndonjëherë.”
Shehaj theksoi se Partia Mundësia do të vijojë të veprojë në mënyrë të pavarur, duke u fokusuar te debati parlamentar dhe qëndrimet publike, pa u bërë pjesë e ndarjeve apo aleancave të brendshme opozitare.
Tag: mundësia
-

“Do jemi të pavarur në Parlament”/ Shehaj: “Mundësia” nuk do të bashkëpunojë me parti të tjera
-

Ç’po ndodh me Super Bowl? Edhe Cardi B refuzon të performojë
Cardi B i bashkohet listës së artistëve që kanë refuzuar të performojnë në shfaqjen e pushimit të Super Bowl , por ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë të performojë në të ardhmen nëse i paraqitet mundësia. Reperja 32-vjeçare zbuloi në një intervistë për Billboard, se asaj iu ofrua mundësia për të performuar në Super Bowl, por ajo e refuzoi. “Më ofruan mundësinë për të performuar në Super Bowl dhe e refuzova,” tha ajo, duke shtuar , “Mendoj se së shpejti, nëse më jepet mundësia, do të kem më shumë hite. Do të jem më me përvojë dhe do ta shijoj në maksimum.”
Kur u pyet nëse e sheh veten duke performuar në shfaqjen e pushimit të Super Bowl në të ardhmen, fituesja e çmimit Grammy u përgjigj: “Sigurisht“. Pavarësisht se konsiderohet si një nga reperet më të famshme, Cardi B ka publikuar vetëm një album, Invasion of Privacy në vitin 2018.
Projekti i saj i radhës shumë i pritur, i titulluar “Am I the Drama?”, do të dalë të premten, më 19 shtator. Ajo nuk pranoi të jepte detaje rreth bashkëpunimeve të mundshme në album, duke thënë: “Thjesht duhet ta dëgjoni”.
Megjithatë, ajo shpjegoi pse vendosi të përfshijë këngët “WAP” dhe “Up”, të cilat u publikuan përkatësisht në vitet 2020 dhe 2021: “Sepse fansat e mi e kërkuan. Ata gjithmonë thonë, ‘Dreq, më mirë mos i hiqni nga albumi’”, tha Cardi, duke shtuar, “Në fund të fundit, çfarë ndodhi, do të kesh 21 këngë të reja. WAP dhe Up do të jenë në fund. Atëherë pse po qan? Nuk të intereson vërtet.”
Më herët këtë javë, Cardi B u shpall e pafajshme në një padi që rrjedh nga një incident i vitit 2018 me rojen e sigurisë Emani Ellis, e cila pretendoi se këngëtarja e goditi jashtë zyrës së një mjeku. -

Deputeti Kapri merr pjesë në programin e DASH për politikanët e rinj: Mundësi e vyer për të ndërtuar ura bashkëpunimi
Deputeti i zgjedhur i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është bërë pjesë e programit të Departamentit Amerikan të Shtetit për liderët e rinj europianë.
Kapri ka publikuar foto nga aktiviteti, ndërsa e vlerëson programin si një mundësi të veçantë për politikanët e rinj që të njohin nga afër funksionimin e sistemit federal amerikan, të zhvillojnë takime me zyrtarë të lartë dhe të ndërtojnë ura bashkëpunimi mes vendeve.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Uashington, deputeti i zgjedhur për katër vitet e ardhshme, ka zhvilluar takime me Institutin Republikan Amerikan, nga i cili thotë se Partia Mundësia po merr mbështetje për të forcuar projektin politik me theks në vlerat perëndimore si ekonomia e lirë dhe shteti i vogël.
“Me mbështetjen e miqve tanë nga Instituti Republikan Amerikan (IRI), Partia Mundësia po forcon përvojën për ta çuar më tej projektin tonë politik. Duhet t’i rikthehemi vlerave perëndimore për ekonomi të lirë, shtet të vogël dhe mundësi për të gjithë. Vetëm kështu çdo familje shqiptare mund të rrisë mirëqenien e saj. Qeveria nuk mund të vendosë kush pasurohet, këtë duhet ta bëjë puna, talenti dhe sipërmarrja. Faleminderit Stephanie Roland dhe Isabelle Craber nga zyrat qendrore të IRI në Washington, DC, për mbështetjen dhe frymëzimin”, shkruan Kapri në rrjetet sociale.
Gjatë vizitës në SHBA, Kapri edhe figurën e Kardinalit Ernest Simoni Troshani, i cili në moshën 96-vjeçare vazhdon të shërbejë si frymëzim për shqiptarët dhe është ftuar nga Shtëpia e Bardhë për të mbajtur një lutje, ndërkohë që do të vijojë me takime me zyrtarë të tjerë dhe me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan.Top Channel
-

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj të Kuvendit, Mundësia&PD lënë mënjanë hatërmbetjet përballë amerikanëve
Foto nga takimi
TIRANË- Ndërsa në shtator pritet të nisë sesioni i legjislaturës së re parlamentare, Ambasada Amerikanë në Tiranë ka hapur sot dyert për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Përmes një postimi në rrjete sociale, Ambasada ka ndarë pamje nga takim teksa njofton se përfaqësues të saj janë takuar me anëtarët e sapozgjedhur të Kuvendit. Siç sqaron Ambasada, këto takime kishin për qëllim të kuptonin më mirë shqetësimet dhe prioritetet e komuniteteve që secili deputet përfaqëson.
“Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara u takua me anëtarë të sapozgjedhur të Kuvendit për të kuptuar shqetësimet e komuniteteve të tyre dhe përparësitë në prag të fillimit të mandatit. Ne presim me kënaqësi të punojmë me përfaqësues të zgjedhur nga i gjithë spektri politik për të vijuar partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë.”, shkruhet në postim.Ndërkohë, ajo që ra në sy nga foto e publikuara të këtij takimi, ishte prania e përfaqësuesve të të gjitha palëve politike, si nga PS, PD dhe Partia Mundësia. Të pranishëm ishin deputetët demokratë, si Igli Cara dhe Besart Xhaferri, si dhe përfaqësues të kampit socialist si Ilva Gjuzi. Por, nuk munguan as Erald Kapri i Partisë Mundësia./ZËRI
-

EMRAT / KQZ shpërndan mandatet për PS, PD, Partinë Mundësia dhe Lëvizjen Bashkë për Tiranën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë sot (23 korrik) mandatet për kandidatët fitues në zgjedhjet e 11 majit për Qarkun e Tiranës për Partinë Socialiste, koalicionin PD-ASHM, Partinë Mundësia dhe Lëvizjen Bashkë. Ndërkohë, vendimi se kujt do t’i takojë mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, që ka çuar në përplasje bashkëkryetarët Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pritet të shpallet më vonë gjatë ditës së sotme nga KQZ.
Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë “Shqipëria Bëhet”, pretendoni gjatë mbledhjes së KQZ-së se mandati i vetëm i fituar nga ky koalicion duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar nga lista e hapur, me arsyetimin e kandidatët e listës së mbyllur u tërhoqën nga kandidimi në ditën e zgjedhjeve, më 11 maj. Më i votuari në listën e hapur të këtij koalicioni rezulton Adriatik Lapaj, por ky i fundit, ditën e djeshme deklaroi se do të hiqte dorë nga mandati dhe ftoi edhe Shabanin të bëjë të njëjtën gjë, duke propozuar që mandatin ta marr Greta Ambeli.
Ndërkohë KQZ pritet të vendosë edhe në lidhje me mandatin e PSD për Tiranën, e cila ka depozituar kërkesën për djegien e listës së mbyllur.
Shpërndarja e mandateve:
PS
1. Edi Rama
2. Ogerta Manastirliu
3. Elisa Spiropali
4. Lindita Nikolla
5. Taulant Balla
6. Adea Pirdeni
7. Albana Koçiu
8. Igli Hasani
9. Delina Ibrahimaj
10. Ilva Gjuzi
11. Iris Luarasi
12. Erion Malaj
13. Blendi Gonxhja
14. Erion Braçe
15. Ervin Hoxha
16. Fatmir Xhafaj
17. Ornaldo Rakipi
18. Anila Denaj
19. Olta Xhaçka
PD-ASHM
1. Sali Berisha
2. Flamur Noka
3. Albana Vokshi
4. Belind Këlliçi
5. Tedi Blushi
6. Jozefina Topalli
7. Fatmir Mediu
8. Edi Paloka
9. Erisa Xhixho
10. Mesila Doda
11. Klevis Balliu
12. Besart Xhaferi
13. Jorida Tabaku
Partia Mundësia
1. Agron Shehaj
2. Erald Kapri
Lëvizja Bashkë
1. Redi Muçi -

Si funksionojnë armët bërthamore? Sa është mundësia t’i mbijetojmë goditjes?
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA: Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA
Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në mbarë botën për shkak të tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme si pasojë e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Në njoftimin e lëshuar nga ambasada amerikane, thuhet se ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit.
“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka rezultuar në ndërprerje të udhëtimit dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë në të gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar”.
Gjithashtu ambasada e SHBA-së apelon për kujdes të shtuar gjatë planifikimit të udhëtimeve.
“Ju lutemi lexoni me kujdes Këshillën tonë të Udhëtimit, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të kohëve të fundit kur planifikoni udhëtimin”. -

‘Diferenca është e qartë’, Shehaj: Nuk e kuptoj pretendimin e PD për mandatin e 14-të në Tiranë
Deputeti dhe kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave në Qarkun e Tiranës, duke shprehur mosbesimin ndaj pretendimeve të Partisë Demokratike për mandatin e 14-të.
I ftuar në një emision televiziv, Shehaj u shpreh se Partia “Mundësia” është e detyruar të monitorojë me kujdes këtë proces, pasi sipas tij, mund të ndodhin manipulime në procesverbalet.
“Janë rinumëruar rreth 15% e kutive në Tiranë. Deri tani, PD-së i janë shtuar 70 vota dhe neve na janë hequr vetëm 3. Ne jemi të vëmendshëm sepse në këtë proces mund të ndodhin çudira. Ka pasur raste ku në procesverbal ndryshohen shifrat dhe i shtohen vota PD-së ndërsa i hiqen Partisë ‘Mundësia’. Kjo na detyron të jemi shumë të kujdesshëm,” u shpreh Shehaj.
Ai theksoi se diferenca mes dy forcave është rreth 1300 vota dhe nuk sheh një arsye reale për pretendimet e PD-së. “Pretendimi për mandatin e 14-të nuk ka logjikë. Ata nuk kanë parë filmimet, ne po, dhe nuk rezulton asgjë që ta mbështesë këtë kërkesë. Edhe tani, me 15% të rinumëruar, nuk ka ndryshim të rëndësishëm,” shtoi Shehaj.
Partia “Mundësia” po vazhdon të ndjekë nga afër procesin me një grup monitorues, duke garantuar praninë e tyre gjatë gjithë periudhës së rinumërimit. -

Rinumërohen 71 kuti në Tiranë/ PS “rikuperon” 30 vota të humbura, PD 16
Foto ilustruese
TIRANË- Vijon rinumërimi i votave për qarkun e Tiranës. Sipas të dhënave të pasqyruara në KQZ, nga rinumërimi i 71 kutive nga 1282 të tilla, rezulton se Partia Demokratike është rritur me vetëm 16 vota. Më shumë ka siguruar Partia Socialiste që ka marrë 30 vota “të humbura”. Me “minus” votash deri më tani ka dalë koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, Partia Mundësia dhe Koalicioni Djathtas për Zhvillim.
Rezultatet e deritanishme:1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 16 më shumë2. Lëvizja Bashkë BASHKE 2 më shumë 3. Lëvizja Atdheu LA – 4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA -4 5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 30 më shumë6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB -7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 1 më shumë8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 1 më shumë9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH -1 10. Partia Mundësia MUNDESIA 720 723 -311. Partia Socialdemokrate PSD 8 më shumë
Prej orës 09:20 minuta të kësaj të mërkure, në ambientet e pallatit të sportit “Fahrie Hoti” ka rinisur numërimi i votave për të gjithë qarkun e Tiranës, referuar subjektit dhe kandidatëve në garë. Të pranishëm, duke ndjekur rinumërimin, janë një sërë përfaqësuesh politikë. Rinumërimi për Tiranën pritet të zgjasë rreth 10 ditë, ndërsa më pas do të vijohet me rinumërimin e të gjithë qarkut të Fierit (587 kuti), dhe në fund 360 kutitë e qarkut Durrës, 85 prej të cilave janë të Diasporës. Nga ky rinumërim, Partia Demokratike kërkon të marrë mandatin e dytë të Partisë “Mundësia”, që aktualisht e mban Erald Kapri./ZËRI -

PD kërkon mandatin e 14-të në Tiranë/ “Është i yni”, Këlliçi shpërthen ashpër: Na u grabit vota nga PS dhe ‘Mundësia’
Demokratët synojnë të përfitojnë mandatin e 14-të në Tiranë nga procesi i rinumërimit të fletëvotimeve të qarkut më të madh në vend.
Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se votat e demokratëve janë “grabitur” jo vetëm nga Partia Socialiste, por edhe nga “Mundësia” e Agron Shehajt.
“Do të kërkojmë në mënyrë të padiskutueshme mandatin e 14-të në qarkun e Tiranës, që i shkon Partisë Demokratike, pasi dihet tashmë botërisht që ky mandat ndahet me një grup votash mes PD-së dhe Partisë Socialiste apo partinë ‘Mundësia’,” u shpreh Këlliçi në një intervistë për një emision televiziv.
Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, Këlliçi tha se demokratët duhet t’i nënshtrohen në vjeshtë procesit të analizës së brendshme.
“Do të duhet edhe që ne vetë të ulemi me njëri-tjetrin, me forumet e Partisë Demokratike, për të diskutuar dobësitë, problemet, hapësirat për t’u përmirësuar dhe, pa diskutim, për të hapur edhe më shumë dyert për të rinjtë dhe energjitë e reja në Partinë Demokratike,” theksoi Këlliçi.