Tag: mundësia

  • Pranvera, koha më e mirë për të përgatitur trupin për pushimet e verës

    Pranvera, koha më e mirë për të përgatitur trupin për pushimet e verës

    Pranvera është mundësia e fundit për t’u rikthyer në formë, pas abuzimit me ushqime apo pije alkoolike, gjatë dimrit. Nëse ende nuk e keni ndarë mendjen, mund të jetë mundësia e fundit. Më mirë vonë se kurrë!

    Është e kotë që të vareni prej artikujve që mbushin përditë revistat apo faqet online. Nuk kanë për të funksionuar as dietat që shpikni vetë. Gjëja kryesore është që të mos kapërceni vaktet, asgjë të mirë nuk keni për të arritur. Këshillohuni me një dietolog në mënyrë që të merrni dietën që iu duhet.

    Domosdoshmëria e ujit, çajrave dhe lëngjeve

    Pini vazhdimisht ujë! Të paktën 1 lt në ditë. Përpiquni që dy apo tre herë, gjatë ditës, të pini çajra natyral me bazë xhinxheri, finoku e qershie. Mundohuni që të mos shtoni sheqer. Frutat e shtrydhura apo smoothi-t janë një tjetër alternativë për të pastruar trupin nga toksinat. Shmangni pijet alkoolike apo lëngje të tjera me konservues e sheqer. Mënyra më e mirë për të nisur dietën është pikërisht detoksikimi.

    Mos kurseni bishtajorët dhe perimet. Mund të hani 2-3 racione në ditë sepse janë burim fribrash dhe mineralesh. Përdorini të pjekura ose të ziera dhe bëni kujdes me sasinë e kripës dhe vajit.

     

  • Agron Shehaj prezanton kandidatët për deputetë: Koha për ndryshim, jo thjesht rotacion

    Agron Shehaj prezanton kandidatët për deputetë: Koha për ndryshim, jo thjesht rotacion

    Partia Mundësia ka prezantuar ditën e sotme kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 11 majit.
    Kryetari i Mundësia, Agron Shehaj deklaroi se në Shqipëri ka ardhur koha për ndryshim, jo për rotacion.
    Shehaj u shpreh se ndërsa që nga viti ’92 gjithçka ka ndryshuar, vetëm drejtuesit politikë jo.
    “Imagjinoni, kur drejtuesit e sotëm morën pushtetin për herë të parë, ne dëgjonim muzikë me kaseta, të rrallë ishin ata që kishin kompjutera, dhe shumë pak ata që kishin telefon fiks. Sot, pavarësisht se jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale, politika shqiptare ka mbetur si një kasetë e prishur që përsërit të njëjtat fjali, të njëjtat premtime, i njëjti zhgënjim.
    Në Shqipëri prej 35 vitesh kemi vetëm dy pole politike që ose janë në qeveri ose janë në opozitë, por në fakt, të dyja kanë qenë gjithmonë në pushtet. Për ata, pushteti nuk është vetëm të jesh në zyrë, por të kontrollosh institucionet, ekonominë. Të ardhmen e çdo qytetari.
    Kanë shkëmbyer rolet, por loja ka mbetur e njëjta. Ne nuk jemi këtu për të ndërruar një pushtetar me një tjetër, por për t’i dhënë fund këtij cikli dhe për t’i kthyer pushtetin dhe lirinë qytetarit të thjeshtë.
    Sot jam këtu me bindjen për të thënë se ky realitet mundet dhe do të ndryshojë. Kemi vendosur të garojmë jo sepse dëshirojmë një post, por sepse besojmë se Shqipëria meriton më shumë. Por kjo ndodh vetëm nëse ne i dalim përballë këtij sistemi duke thënë qartë: “Ka ardhur koha për ndryshim, jo për rotacion!”
    Ne jemi alternativa që Shqipëria ka kërkuar prej dekadash. Partia Mundësia është këtu për t’u thënë njerëzve të lodhur se ka një rrugë tjetër, një politikë që bazohet tek puna, jo tek lidhjet; tek merita, jo tek korrupsioni.” – u shpreh Shehaj.
    Kryetari i Partisë Mundësia deklaroi se ndërsa ndryshimi duhet të kishte nisur që para 30 vitesh, koha më e mirë është tani.
    “Siç thotë një fjalë e urtë: “Koha më e mirë për të mbjellë një pemë ka qenë para 30 vjetësh. Koha e dytë më e mirë për ta mbjellë atë pemë është sot.”
    Ne nuk mund ta ndryshojmë dot të shkuarën, por mund dhe duhet të ndryshojmë të ardhmen tonë, duke filluar nga tani. Ejani të mbjellim bashkë pemën e shpresës, të punës dhe të suksesit për Shqipërinë tonë.
    Faleminderit që jeni këtu dhe faleminderit për besimin tuaj. Ne do ia dalim! Shqipëria do ia dali!” – përmbylli Shehaj fjalimin e tij.
    Partia Mundësia e themeluar nga Agron Shehaj futet këto zgjedhje për herë të parë dhe jo në kualicion.

  • VIDEO/ Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Më 11 maj duhet të marrim vendim të qartë

    VIDEO/ Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Më 11 maj duhet të marrim vendim të qartë

    Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë në Shkodër, prezantoi skuadrën e re për Shqipërinë në BE 2030. Rama u ndal tek integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ku theksoi se tashmë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete. Po ashtu thotë se duhet të shfrytëzojmë këtë moment, pasi BE dëshiron të zgjerohet duke kujtuar kështu vendimin e tyre para 7 vitesh ku nuk kërkonin anëtarë të rinj për një periudhë ta pacaktuar.
    ”Më 11 Maj ne të gjithë jemi thirrur të marrim një vendim të qartë, për t’i dhënë një mbështetje procesit të anëtarësimit. Kjo do të thotë se ndryshe nga herët e tjera, BE na ka thënë që vendi juaj është këtu me ne, perspektiva juaj është drejt nesh. Sot BE është i gatshëm që realisht të na bëjë pjesë të vetes dhe sot për herë të parë mundësia që ne të bëhemi pjesë e BE është reale dhe konkrete.

    Për ta realizuar këtë kemi rënë dakord me KE që të gjitha negociatat t’i mbyllim brenda vitit 2027. Keni parasysh që ne sot së bashku me Malin e Zi jemi dy vendet me shanset më të mëdha për anëtarësim. Kjo është për ata që thonë që tre mandate nuk hym në BE dhe tani vjen Edi Rama dhe kërkon mandatin e katërt.
    Arsyeja pse Mali i Zi negocion prej vitit 2012 ndërsa ne prej vitit të shkuar dhe ne na jepet mundësia për të mbyllur negociatat brenda dy vitesh është se në këtë moment janë përputhur edhe endrra dhe ambicia jonë, por edhe dëshira e tyre”,-tha Rama.

  • Befason Real Madrid, hedh sytë nga Calafiori, kërkon ta sjellë në “Bernabeu” këtë verë

    Befason Real Madrid, hedh sytë nga Calafiori, kërkon ta sjellë në “Bernabeu” këtë verë

    Real Madrid vijon kërkimet për përforcimet e duhura për mbrojtjen dhe ndër emrat që po qarkullojnë me ngulm është edhe ai i Riccardo Calafiori. Mbrojtësi italian, që aktualisht luan për Arsenal, ka bërë një paraqitje të mirë me Mikel Arteta, duke tërhequr vëmendjen e drejtuesve madrilen.
    Nuk është hera e parë që profili i tij lidhet me “los blancos”, pasi ka shfaqur interes edhe në kohën kur luante me Bologna. Rritja e nivelit tij në Premier League ka qenë e dukshme, me paraqitje solide, aftësi të shkëlqyera ndërtimi dhe një shkathtësi që e bën atë një lojtar shumë të vlerësuar.
    Mundësia e përdorimit të tij në role të shumta mbrojtëse e bën atë një emër strategjik për të ardhmen e Real Madrid. Megjithatë, performanca e saj ka çuar gjithashtu në një rritje të pashmangshme të vlerës së saj në treg. Arsenal, i vetëdijshëm për rëndësinë e lojtarit, nuk duket i prirur ta heqë lehtë atë.
    Kontrata e tij (skadon në vitin 2029) dhe interesimi i fortë nga klubet e tjera “big” në Europë e bëjnë operacionin të komplikuar nga pikëpamja ekonomike. Real Madridi nuk dëshiron të tërhiqet zvarrë në ankande me çmime të larta dhe mund të eksplorojë alternativa nëse negociatat bëhen penguese.
    Shumë do të varet nga gatishmëria e Arsenalit për të negociuar dhe pozicioni i vetë Calafiori, i cili mund të tërhiqet nga mundësia e uljes në Santiago Bernabéu. Ndërkohë, klubi spanjoll do të vazhdojë të monitorojë situatën, i gatshëm për të ndërhyrë nëse do të krijohen mundësi konkrete për blerjen e tij.

  • “Mundësia” prezanton ekipin fitues për Qarkun e Fierit: Alternativa që sjell ndryshimin

    “Mundësia” prezanton ekipin fitues për Qarkun e Fierit: Alternativa që sjell ndryshimin

    Frida Mavriqi

    Partia “Mundësia” e Agron Shehaj, prezantoi dje ekipin e saj të kandidatëve për Qarkun e Fierit, në një takim entuziast me qytetarët dhe mbështetësit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    E para në listë për Fierin, Frida Mavriqi, theksoi se ky nuk është një garim thjesht për mandate, por një betejë për të rikthyer besimin e qytetarëve tek politika. “Fieri ka nevojë për një zë të fortë në parlament, për një përfaqësim të denjë që nuk bëhet palë me korrupsionin dhe kapjen e shtetit. Unë dhe ekipi im jemi këtu për të sjellë një politikë të pastër, me njerëz që nuk shiten dhe nuk blihen,” u shpreh ajo.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Pjesëmarrësit e takimit shprehën mbështetjen e tyre për “Mundësinë”, duke e konsideruar atë si alternativën e vetme që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë. Ndërkohë, fushata vijon me takime të tjera në të gjithë qarkun, për të ndërtuar një platformë të bazuar në nevojat dhe aspiratat e qytetarëve.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”