Tag: mundësia

  • Reagon Shehaj pas fitores së dy mandateve në 11 Maj: E pamundura ndodhi! Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

    Reagon Shehaj pas fitores së dy mandateve në 11 Maj: E pamundura ndodhi! Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas suksesit të forcës së tij politike në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Mundësia arriti të sigurojë dy mandate në qarkun e Tiranës.Reklama në FieriWeb

    Shehaj ka bërë reagimin e tij nga ambientet e numërimit të votës së diasporës, duke e cilësuar rezultatin si një moment të ri për opozitën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Nga ana tjetër Shehaj tha ‘Mundësia’ është opozita e shekullit të 21 duke nënkuptuar një diferencë me opozitën aktuale që trajtohet si monopol i Partisë Demokratike e cila pati një humbi të thellë në këto zgjedhje. Mesa duket në postimin e tij Shehaj kërkon të marrë drejtimin e opozitës dhe largimin e Berishës, duke thënë në urimin e tij se ‘Mundësia’ është një parti që sheh nga e ardhmja dhe i përfshin të gjithë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    “E pamundura, ndodhi. Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit. Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm. Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa ‘më jep të të jap’. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur… Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne! Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur. Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve. Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje. Faleminderit të gjithëve!” – shkruan Shehaj. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Shehaj sipas njoftimit të përditësuar të KQZ ka marrë në total në rang kombëtar 43069 vota. Kreu i Partisë Mundësia ka siguruar dy mandate në parlamentin e ardhshëm vetëm në qarkun e Tiranës, ku ka marrë 21705 vota. Nga Partia Mundësia do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, Agron Shehaj dhe Erald Kapri i dyti në listën e qarkut të Tiranës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Fituan 2 mandate nga 50 mijë vota, Shehaj: Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

    Fituan 2 mandate nga 50 mijë vota, Shehaj: Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

    Partia Mundësia në zgjedhjet e 11 majit, arriti të sigurojë dy mandate në qarkun e Tiranës dhe në rank kombëtar kanë marrë mbi 50 mijë vota. Kreu i partisë, Agron Shehaj ka bërë reagimin e tij nga ambientet e numërimit të votës së diasporës, duke e cilësuar rezultatin si një moment të ri për opozitën. ”Puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur”.
    Postimi i plotë

    E pamundura, ndodhi. Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit. Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm. Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa “më jep të të jap”. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm.
    Por puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur.
    Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne! Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur.
    Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve. Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje. Faleminderit të gjithëve!

  • Shehaj pas fitores së dy mandateve: Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

    Shehaj pas fitores së dy mandateve: Partia Mundësia është opozita e shekullit 21

    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar pas rezultatit në zgjedhjet e 11 majit, ku Partia Mundësia arriti të sigurojë dy mandate në qarkun e Tiranës.
    Shehaj ka bërë reagimin e tij nga ambientet e numërimit të votës së diasporës, duke e cilësuar rezultatin si një moment të ri për opozitën.
    Nga ana tjetër Shehaj tha ‘Mundësia’ është opozita e shekullit të 21.
    “E pamundura, ndodhi. Pavarësisht frikës së mbjellë natë për natë, pavarësisht një sistemi të ngritur për të mos lënë askënd të ri të ngjitet, pavarësisht propagandës, pushtetit dhe establishmentit. Luftuam, u përballëm dhe ia dolëm. Dy mandate. 50 mijë qytetarë që na besuan. Pa premtime boshe. Pa lojëra. Pa pazare. Pa ‘më jep të të jap’. Kemi thyer një mur që dukej i pakalueshëm. Por puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk kanë besuar plotësisht se ndryshimi ishte i mundur… Nuk ka më kohë për të qëndruar spektatorë apo për të pritur një shpëtimtar. Ejani! Bashkohuni me ne! Me mbështetjen tuaj, çdo gjë është e mundur. Partia Mundësia është opozita e shekullit 21. E ndershme. E vërtetë. Moderne. E vendosur. Një opozitë që sheh nga e ardhmja, një e ardhme që na përfshin të gjithëve. Faleminderit nga zemra çdo votuesi, vëzhguesi, koordinatori, kandidati, kandidati nga diaspora, ambasadorëve të Partisë Mundësia, pjesëmarrësve në takime dhe të gjithë atyre që na kanë mbështetur, haptazi apo në heshtje. Faleminderit të gjithëve!” – shkruan Shehaj.
    Shehaj, sipas njoftimit të përditësuar të KQZ, ka marrë në total në rang kombëtar 43069 vota. Kreu i Partisë Mundësia ka siguruar dy mandate në parlamentin e ardhshëm vetëm në qarkun e Tiranës, ku ka marrë 21705 vota. Nga Partia Mundësia do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm, Agron Shehaj dhe Erald Kapri i dyti në listën e qarkut të Tiranës.

  • Mandatet e Tiranës, ja sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin partisë së Shehajt

    Mandatet e Tiranës, ja sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin partisë së Shehajt

    Në Tiranë mbeten më pak se 8 mijë vota të diasporës për t’u numëruar teksa është ende në lojë një mandat që deri tani e ka Partia Mundësia, por e pretendojnë edhe demokratët.

    Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, janë numëruar 34579 zarfe nga 42384 në total të ardhur nga Diaspora dhe në total, bashkë me votat e Shqipërisë, PS-ja ka një diferencë prej 62 mijë votash me PD-në, duke siguruar 19 mandate.
    Sa i përket vetëm votës së Diasporës, PD ka marrë 32.68% të saj, me një rënie prej 2.2% në krahasim me votat që ka marrë nga qytetarët që kanë votuar brenda Shqipërisë.
    Ndërsa Partia Mundësia në votat e hedhura në 11 maj ka marrë 5.01% në Tiranë dhe 4.72% në votat e Diasporës.
    Sipas formulës së përllogaritjes së mandateve Partisë Demokratike do ti duhet rreth 800 vota më shumë për t’i marrë mandatin Partisë Mundësia.

    Top Channel

  • “PS merr mandatin e 13-të në Fier nga diaspora”, Kume: Ja si ndahen mandatet në Tiranë

    “PS merr mandatin e 13-të në Fier nga diaspora”, Kume: Ja si ndahen mandatet në Tiranë

    Eksperti zgjedhor Andon Kume i ftuar në Quo Vadis në Vizion Plus tha se me anë të votës së diasporës, PS mund të marrë edhe mandatin e 13-të në qarkun e Fierit.
    Ndërsa në tiranë, tha Kume, PS do të qëndrojë me 19 mandate, teksa diaspora do të ndikojë veç tek PD me Partinë Mundësia.
    Ai u shpreh se PD do të shkojë në 14 mandate, ndërsa Partisë Mundësia do i hiqet një mandat, duke shkuar në 1.

    “Duhet të mbajë dikush përgjegjësi se është humbje shumë e madhe në Fier, është skandal. Madje socialistët synojnë mandatin e 13-të me anë të votës së diasporës. Mund të marrin edhe mandatin e 13-të në Fier. PD do të marrë mandatin e 14-të në Tiranë. PS nuk merr më shumë se 19 mandate në kryeqytet. Loja tani është kundrejt PD dhe Partisë Mundësia. Besoj është i mundur kthimi i mandatit. Në Lezhë mendoj se nuk ndryshohet rezultati,” tha eksperti zgjedhor Kume.
    NDIQNI LIVE REZULTATET

  • Drejt kutive të fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD 50, humb 2 mandate në pak minuta! Mundësia ‘rrëmben’ sërish mandatin e 2-të

    Drejt kutive të fundit/ PS shkon në 83 mandate, PD 50, humb 2 mandate në pak minuta! Mundësia ‘rrëmben’ sërish mandatin e 2-të

    Deri në orën 21:00 numëruesit në të gjithë vendin kanë përfunduar 5182 kuti votimi nga 5225 (99.12%) që janë në të gjithë Shqipërinë, 43 kutitë e fundit po numërohen.
    Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.
    Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

    Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt. Pra PD ka 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.
    Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

  • 40 kutitë e fundit për t’u numëruar, PS drejt mandatit të katërt , PD zbret 5 mandate dhe Mundësia “prek” mandatin e dytë

    40 kutitë e fundit për t’u numëruar, PS drejt mandatit të katërt , PD zbret 5 mandate dhe Mundësia “prek” mandatin e dytë

    Kur janë numëruar 5185 kuti nga 5225 në total në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 763 708 vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.2% ose 497 531 vota në të gjithë vendin dhe 52 mandate në Parlament.
    Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%, duke marrë 54766 vota dhe një mandat në Kuvend.
    PSD ka siguruar 47915 vota ose 3.4%.
    Mundësia numëron deri tani 44799 vota ose 3%, Lëvizja Bashkë me 21733 vota ose 1.5%. Koalicioni Euroatlantik ka marrë 19 520 vota ose 1.3%.
    Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 40 kuti, PS ka siguruar 83 deputetë në Kuvendin e ardhshëm, PD 50, PSD 3, Mundësia

  • Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

    Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

    Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit. Teksa kanë mbetur edhe 64 kuti pa u numëruar ka një ndryshim në mënyrën si ndahen mandatet.
    PD-ja ka rënë me 2 mandate duke shtuar PS-në dhe Mundësinë.

    Më konkretisht në Qarkun e Tiranës demokratët kanë rënë në 13 mandate për momentin. Mandati në lojë për kryeqytetin i është shtuar Mundësisë së Agron Shehajt.
    Surprizë edhe në Vlorë. Deri pak minutash qarku po ndahej 8 me 4 për PS-në, por socialistët kanë thelluar avantazhin duke marrë edhe mandatin e 9. Përcaktues për këtë qark është vota e diasporës, e cila po vijon të numërohet pasi votat brenda vendit janë numëruar.

  • Pas kontestimit të Shehajt në KZAZ 40, votat e “Mundësisë” shpallen të vlefshme

    Pas kontestimit të Shehajt në KZAZ 40, votat e “Mundësisë” shpallen të vlefshme

    Pamje nga përplasja

    TIRANË- Pas një situate të tensionuar në KZAZ nr. 40 në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë “Mundësia”, komisioni ka marrë një vendim zyrtar, ku të gjitha votat e kontestuara do të quhen të vlefshme. Gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e “Mundësia” kontestuan pavlefshmërinë e disa fletëve të votimit për shkak të diferencave në ngjyrë.
    Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj e quajti këtë një përpjekje për t’i hequr votat që mund t’i siguronin mandatin e dytë në Tiranë.
    Pas shqyrtimit të situatës, KZAZ vendosi në favor të kërkesës së Partisë “Mundësia”./ZËRI