Numërohen 17/198 kuti në Gjirokastër, PS kryeson me 993 vota ndaj opozitës
Në Gjirokastër janë numëruar 14 kutitë e para nga 198 që janë gjithsej. Sipas shifrave të raportuara zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste në këto 14 kuti ka marrë 1687 vota. Ndërsa koalicioni i djathtë deri tani ka mbledhur 694 vota. Sa i përket partive të vogla koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë […]
Rezultatet deri tani në mesnatë, PS kryeson votat e shqiptarëve
Deri më tani janë numëruar 22 kuti votimi nga 5,225. Në rang vendi PS-së udhëheq me 2,597 vota ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 1308 vota. Nisma Shqipëria Bëhet ka grumbulluar 116 vota; PSD 82 vota; Mundësia, 49 vota; Koalicioni Euroatlantik, 22 vota; Lëvizja Bashkë, 11 vota; Lëvizja Athdeu, 11 vota; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, […]
ZGJEDHJET 2025/ Nis procesi i numërimit në disa qarqe
Numërimi i kutive të para ka nisur në disa qarqe. Vizion Plus mëson se po numërohen votat në qarkun e Gjirokastër, Bashkia e Tepelenës, qarku Korçë, Bashkitë Devoll dhe Pustec, në qarkun e Kukësit, si dhe në qarkun e Beratit në Bashkinë Kuçovë. Sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja në zgjedhjet e 2025 ishte 42.16%. […]
Kreu i KQZ, Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tregon arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorës. Sipas tij, Partia Demokratike ka pasur pretendime dhe theksoi se mëngjesin e së Hënës do të dalin rezultatet zyrtare. Ndër të tjera, Celibashi u shpreh se brenda ditës së Martë do të kemi rezultatin […]
Janë numëruar 3 kuti votimi në Gjirokastër.
Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.
Numërohen 3 kuti në Gjirokastër, PS kryeson me 160 vota
Gjirokastër GJIROKASTËR- Janë numëruar tre kuti votimi në Gjirokastër. Nga këto, 260 vota ka marrë Partia Socialiste, ndërsa Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë madhështore ka marrë vetëm 98 vota. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 11 vota, ndërsa Partia Mundësia 8 vota. Gjirokastra ka gjithsej 198 kuti me vota.
ZGJEDHJET 2025/ Nis procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës
Ka nisur numërimi i votave në qarkun e Gjirokastër. Vizion Plus mëson se si fillim po numërohen votat në Bashkinë e Tepelenës, saktësisht në fshatrat Progonat, Nivicë dhe Sinanaj. Sipas të dhënave nga KQZ, në bashkinë e Gjirokastrës kanë votuar 39.23% e qytetarëve. Qarku i Gjirokastrës prodhon 4 mandate. /vizionplus.tv
PD merr 18 mandate në Tiranë, 8 në Durrës, 7 në Shkodër/ Ja si ndahen votat në qarqe sipas sondazhit të Syri.net
Mijëra votues treguan votën e tyre në një sondazh të realizuar nga Syri.net që nga mëngjesi e deri në mbylljen e kutive. Sipas këtij sondazhi, PD merr 72 mandate, kurse PS merr 64 mandate. Ndërkohë, të dhënat janë të detajuara edhe sipas qarqeve. PD merr 18 mandate në Tiranë, ndërkohë PS merr 17 mandate. PD […]
Lazarati nuk zhgënjen, njësia me pjesëmarrjen më të lartë në Gjirokastër (Shifrat)
Lazarati nuk ka zhgënjyer as kësaj radhe për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe me siguri për rezultatin për Partinë Demokratike pasi të numërohen votat. Nga të dhënat deri një orë para mbylljes së procesit të votimit, sipas KQZ-së, rezulton se Njësia Administrative Lazarat në Bashkinë Gjirokastër, ka pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje. Ajo shkon në […]
Exit Poll-i: PS ruan 3 mandate në Gjirokastër, 8 në Vlorë
Albanian Post ka publikuar tanimë rezultatet e Exit Poll-it mbi zgjedhjet e 11 majit. Me një ndarje në bazë të qarqeve, qarqet jugore – Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Berat – mbeten bastione të majta, me fitore të bindshme nga Partia Socialiste. Teksa për demokratët mbështetja mbetet në përqindje të ulët, krahasimisht me socialistët, partitë […]