“I njoh kush janë, nxorra fotot” Artan Hoxha për vrasjen në Rinas: E njëjta skuadër që vranë Brilant Martinaj
foto ilustrim: artan hoxha-vendngjarje TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar të tjera detaje mbi atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur agjenti i AMP-së, Muç Shaljani (Sheqeri). Hoxha është shprehur për Euroneës se, pas atentatit që tronditi Tiranën, fshihet një skuadër vrasjesh. Sipas gazetarit, bëhet fjalë për të njëjtën […]
“Vrasja e Gilmando Danit përcjell mesazh!”/ Gazetari: Skuadra kryen atentate të frikshme me rendimet 100%, nuk i druhet policisë
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Now” me Thimi Samarxhi, në Euronews Albania, e ka cilësuar atentatin në Rinas si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndë, me mesazhe të shumta brenda botës së krimit të organizuar. Sipas tij, mënyra se si u ekzekutua Gilmando Dani tregon për veprimin e një grupi shumë të strukturuar dhe me përvojë në atentate të tilla. Ai […]
Berisha: Gilmando Dani ka qenë truprojë dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe
Berisha: Gilmando Dani ka qenë truprojë dhe financues i ministrit kriminel Blendi Gonxhe Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Blendi Gonxhe, duke thënë se Gilmando Dani, i vrarë pak ditë më parë në atentat, ka qenë truprojë dhe financues i tij. Në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se, […]
Zbulohet kush ishte ministri që kaloi pak sekonda pas atentatit në Rinas
Detaje të reja janë mësuar lidhur me ekzekutimin mafioz të Gilmando Danit dhe shoferit të tij, agjentit të AMP-së, Muçi Shaljani. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se vetëm pak sekonda pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Raportohet se eskorta e delegacionit që ka kaluar […]
Ekzekutimi i Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit/ Autoritetet shqiptare i kërkojnë informacion Spanjës për zbardhjen e…
Policia e Tiranës i ka kërkuar zyrtarisht Spanjës për të zbuluar lëvizjet e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit për qëndrimin e tyre 4 ditor në Barcelonë. Deri më tani, autoritetet e huaja nuk i kanë kthyer përgjigje policisë shqiptare. Që pas atentatit, policia ka kryer kontrolle në disa zona të ndryshme, Tiranë, Kamëz, Nikël dhe […]
Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit shtrihen deri në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij
Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, ‘krahut të djathtë’ të Shullazit janë shtrirë deri në Spanjë. Ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve që kryen atentatin në mes të ditës pranë Rinasit, është kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle për udhëtimet e tij. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion […]
Gilmando Dani shkon në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij
Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, i njohur si “krahu i djathtë” i Emiljano Shullazit, janë zgjeruar përtej kufijve, duke përfshirë edhe autoritetet spanjolle. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion për vizitën katërditore të Danit në Spanjë, nga data 7 deri më 11 nëntor, për të zbuluar aktivitetin e tij dhe kontaktet e mundshme gjatë qëndrimit […]
Atentati ndaj Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit, policia kërkon informacione nga Spanja, 15 të shoqëruar
gilmando dani dhe muci shaljani TIRANË- Dy ditë pas atentatit që ndodhi në Rinas, ku u ekzekutua Gilmando Dani, dhe u plagos rëndë efektivi i AMP-së Muçi Shaljani, Policia e Shtetit nuk ka ende një të dyshuar për ngjarjen, pavarësisht kontrolleve të shumta që janë kryer në zonën e Fushë Krujës, Niklës dhe Kamzës. Policia […]
EKSPERTIZA! Gilmando Dani mori 20 plumba në trup, 80 gëzhoja në vendngjarje, mjeti i autorëve u vodh para 2 vitesh
Gilmando Dani TIRANË-Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin mafioz mesditën e 11 nëntor ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, agjent i AMP, Muçi Shaljani. Ekspertiza paraprake nga morgu i Tiranës, ka nxjerrë se Gilmando Dani ka marrë 20 plumba në trup, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 80 […]