Atentati në Rinas ndaj Gilmando Danit, hetimet shtrihen deri në Spanjë
Policia shqiptare do të kontaktojë autoritetet spanjolle për shkëmbim informacioni lidhur me lëvizjet e Gilmando Danit dhe Mustafa Sheqerit, të cilët udhëtuan drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kur u kthyen në Rinas më 11 nëntor ranë pre e një atentati. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta, ka mësuar se hetuesit kanë dyshime të forta […]
Hetimet për dinamikën e vrasjes në Rinas, rruga nga Nikla pa energji, autorët dyshohet se çaktivizuan kamerat…
Katër autorë janë përfshirë në atentatin mafioz pranë aeroportit të Rinasit, ku e ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, si edhe u plagos agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani allias Sheqeri. 40-vjeçari ka marrë 10 plumba në trup dhe aktualisht vijon të jetë i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka […]
VIDEO-Vrasja e Gilmando Danit, si i shpëtuan dy kalimtarë plumbave në Rinas
Në videon e siguruar së fundmi gjatë ekzekutimit të Gilmando Danit një ditë më parë pranë aeroportit të Rinasit, shihen dy kalimtarë që i shpëtojnë mrekullisht plumbave pranë vendit të ngjarjes. Ata janë duke vrapuar teksa dëgjojnë të shtënat pranë vijave të bardha. Ky është momenti sapo dëgjohen të shtënat e para dhe ende nuk ka mbërritur policia. Kujtojmë që […]
Berisha poston videon e atentatit ndaj Gilmando Danit: Vrasësit i panë të gjithë, përveç narko-policisë që..
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer përsëri ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit të Rinasit (11 nëntor), ku u vra në atentat në mes të ditës Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe mbeti i plagosur rëndë miku i tij Muçi Shaljani (Sheqeri), agjent i AMP-së. Duke ironizuar Policinë e Shtetit, teksa postoi në Facebook edhe videon […]
VIDEO/ Gafa e Berishës para mediave: Gilmando Dani, krahu i djathtë i Ervin Salianjit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot sërish përmes një konference për shtyp lidhur me vrasjen e një dite më parë në Rinas, ku viktimë mbeti Gilmando Dani. Por teksa po lexonte mesazhin e një qytetari dixhital, Berisha bëri një gafë kur e quajti Danin krahun e djathtë të ish deputetit demokrat, Ervin Salianji, ndërkohë që nënkuptonte ish-ministrin e brendshëm të socialistëve, Ervin Hoxha. “Gilmando, […]
VIDEO/ Vrasje si në filma, momenti i ekzekutimit të Gilmando Danit
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka siguruar pamjet nga ekzekutimi i Gilmando Danit ditën e djeshme në Rinas. Në pamje shihet qartë momenti kur nga makina tip Toyota qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt makinës tip Benz në të cilën po udhëtonte Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.Lexo edhe : Pasi makina “Benz” ndalon, autorët sigurohen […]
Pamje të tmerrshme: Syri siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit në zonën e sigurisë së lartë
‘Syri’ siguron videon e plotë të atentatit ndaj Gilmando Danit në zonën e sigurisës së lartë në aeroportin e Rinasit dje në orën 14:14 minuta tek rrethrrotullimi. Ishte ora 14:14:35 minuta. Makina e autorëve, Toyota, ndalon tek rrethrrotullimi, e hap krahun në anë të rrugës. Tre persona dalin nga makina dhe qëllojnë me breshëri automatik drejt Mercedez Benzit, ku […]
Ekzekutimi/ Dalin pamje të tjera nga vrasja e Gilmando Danit, momenti kur i jepet goditja finale
Të tjera pamje janë publikuar nga atentati i regjistruar pasditen e djeshme në Rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Mustafa Shaljani (Sheqeri). Në pamjet e reja shfaqet momenti kur tre persona i zënë pritë automjetit tip “Mercedes Benz” ku udhëtonte Dani dhe Shaljani dhe zbrazin karikatorët në drejtim […]
Emiljano Shullazi nuk paraqitet në gjyq/ Dje iu ekzekutua ‘krahu i djathtë’ në Rinas
I dënuari për grup të strukturuar kriminal, Emiljano Shullazi, nuk është paraqitur ditën e sotme në seancën gjyqësore për dosjen e njohur si “Revanshi”. Mungesa e tij vjen një ditë pas vrasjes së mikut të ngushtë, Gilmando Dani, i cili u ekzekutua me breshëri kallahnikovi në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Gilmando Dani, i cili thuhet […]