Moska nis fluturimet direkte për në Korenë e Veriut, pas mungesës së alternativave për turistët rusë për të udhëtuar jashtë vendit
Fluturimet direkte nga Moska drejt Koresë së Veriut kanë nisur këtë javë, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve janë forcuar ndjeshëm dhe turistët rusë po përballen me mungesë alternativash për të udhëtuar jashtë vendit. Fluturimi i parë nga Moska në Phenian, i operuar nga kompania ajrore ruse Nordwind Airlines, u nis të dielën […]
Alaska Airlines ndalon përkohësisht të gjitha fluturimet pas një ndërprerjeje të sistemit IT
Kompania ajrore amerikane Alaska Airlines ndaloi përkohësisht të gjitha fluturimet e saj të dielën mbrëma, pas një ndërprerjeje të sistemit informatik që preku operacionet e saj në të gjithë rrjetin. Sipas një deklarate zyrtare nga kompania me seli në Seattle, ndërprerja ndodhi rreth orës 20:00 me orën lokale. Alaska Airlines nuk dha detaje mbi natyrën e problemit […]
Problemet me motorët dhe humbjet, Wizz Air ndërpret fluturimet Abu Dhabi-Tiranë dhe shumë të tjera
Wizz Air Abu Dhabi, një degë e përbashkët e gjigantit hungarez të aviacionit Wizz Air dhe fondit sovran të Emirateve ADQ, ka njoftuar pezullimin ose ndërprerjen e përkohshme të disa linjave ajrore në javët në vijim, si pjesë e një riorganizimi më të gjerë të rrjetit të fluturimeve. Sipas sistemit të prenotimeve të kompanisë, shitjet […]
Kaos në Francën Jugore/ Zjarri afër Marsejës bllokon transportin ajror e hekurudhor
Fluturimet e planifikuara në Aeroportin e Marsejës janë pezulluar për shkak të një zjarri që po përhapet pranë qytetit jugor francez. Mediat lokale raportuan se fluturimet janë devijuar në aeroporte të tjera aty pranë dhe pasagjerëve të prekur u është thënë të kontaktojnë linjën e tyre ajrore. Por fluturimet nuk janë e vetmja mënyrë transporti […]
Irani rifillon fluturimet ndërkombëtare pas pezullimit 20-ditor për shkak të konfliktit me Izraelin
Aeroporti Ndërkombëtar Imam Khomeini në Teheran ka mirëpritur fluturimin e parë të huaj pas pezullimit 20-ditor të udhëtimeve ndërkombëtare, duke sinjalizuar një kthesë të rëndësishme drejt stabilitetit pas përshkallëzimit të dhunshëm me Izraelin. Fluturimi i Flydubai nga Emiratet e Bashkuara Arabe zbarkoi të mërkurën, sipas mediave lokale, pas një koordinimi të gjerë sigurie dhe diplomatik. […]
Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor 2025. Fluturimet janë kryer drejt 84 destinacioneve ndërkombëtare në 24 shtete, duke reflektuar zgjerimin e vazhdueshëm të rrjetit ajror të aeroportit. Muaji qershor ka shënuar gjithashtu rikthimin e disa linjave të […]
Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit
Irani ka hapur hapësirën e tij ajrore për fluturime ndërkombëtare në pjesën qendrore dhe pjesërisht mbi perëndim të vendit, tha një zëdhënës i Ministrisë së Zhvillimit të Republikës Islamike. Sipas tij, përveç hapësirës ajrore në pjesën lindore të vendit, e cila përdoret për fluturime vendase, ndërkombëtare dhe tranzit, hapësira ajrore në rajonin qendror dhe një […]
Pas 12 ditësh, Irani rihap hapësirën ajrore për fluturime ndërkombëtare
FOTO ILUSTRUESE IRAN-Pas 12 ditësh sulme me Izraelin, Irani ka vendosur të rihapë pjesërisht hapësirën e tij ajrore. Fluturimet ndërkombëtare tani mund të ulen dhe të ngrihen nga aeroporti i Teheranit. Lajmi u konfirmua nga kompania ndërkombëtare e monitorimit të fluturimeve, FlightRadar24. Në të njëjtën kohë, është rihapur edhe hapësira ajrore e Irakut, duke shënuar një lehtësim […]
Irani rihap hapësirën ajrore për fluturimet ndërkombëtare
Hapësira ajrore iraniane u rihap pas një armëpushimi me Izraelin pas 12 ditësh luftimesh dhe ndërhyrjes së SHBA-së, shkruan FlightRadar24, faqja që monitoron trafikun ajror ndërkombëtar. Fluturimet ndërkombëtare tani mund të ulen dhe të ngrihen nga aeroporti i Teheranit.
Çfarë ndodhi? Air France pezullon të gjitha fluturimet për në Tel Aviv deri më 14 korrik, ja arsyeja
Kompania ajrore franceze Air France ka pezulluar të gjitha fluturimet e planifikuara për në Tel Aviv deri më 14 korrik, duke përmendur situatën e sigurisë ndërsa Irani dhe Izraeli vazhdojnë të shkëmbejnë sulme. Pas kryerjes së një vlerësimi të “situatës në terren”, kompania mori vendimin për të anuluar të gjitha fluturimet nga Parisi në Tel […]