FOTOLAJM: Delvina pas një nate ferri! Ushtarët e rraskapitur flenë në tokë
Zjarrfikësit DELVINË- Në mëngjesin e kësaj të mërkure, qyteti i Delvinës u zgjua përballë një peizazhi tragjik: pyje, kodra e male të tëra kishin marrë flakë gjatë “një nate ferri”, duke lënë pas shkrumb e hi. Nga nata e gjatë dhe lufta me flakët, në mëngjes, pamjet ishin prekëse: ushtarë dhe zjarrfikës u shtrinë në […]
“Zjarrvënësit do të marrin dënimin më të rëndë”, reagon Rama: Faleminderit atyre që po rrezikojnë jetën për të shuar flakët
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëuar mëngjesin e kësaj të mërkure, se të gjithë zjarrvënësit që po ndezin zjarret qëllimin do të ndëshkohen rëndë. “Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin […]
GALERI / “Hataja e zjarreve në Delvinë…”, gazetari publikon fotot: Ç’ka mbetur nga beteja me flakët!
Qyteti i vogël i Delvinës në jug të Shqipërisë është gdhirë sot pas një nate ferri. Për herë të dytë brenda pak javësh, banorët u përballën me zjarre që nëse do të kishin vazhduar me të njëjtin intensitet dhe për pak orë, do të kishte bërë shkrumb e hi gjithçka. Ministri Pirro Vengu ka deklaruar […]
Valë vdekjeprurëse të të nxehtit dhe zjarre shkatërruese në Mesdhe/ Tre të vdekur dhe mijëra të evakuuar
Një valë e nxehti ekstreme që ka përfshirë rajonin e Mesdheut ka shkaktuar të paktën tre viktima dhe ka detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve që po përhapen me shpejtësi. Zjarret po vazhdojnë të përhapen në shumë vende, ndërsa temperaturat kanë kaluar 40°C në disa zona. Në Spanjë, […]
Reuters pasqyron imazhet nga flakët apokaliptike në Delvinë (FOTO)
Reuters sjell fotot nga zjarri masiv që përfshiu ditën e djeshme Delvinën. Imazhet e kapura nga fotografi Florion Goga tregojnë vendin e shkrumburuar nga flakët, ndërsa banorët shikojnë të trishtuar katastrofën natyrore. Flakët që u përhapën me shpejtësi për shkak të erës bënë që të evakuohej spitali i Delvinës, si dhe banorë të zonës, ato […]
Vatra zjarri edhe në Bulqizë, flakët përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi”
Vatrat e zjarrit po vijojnë të përhapen me shpejtësi edhe në Bulqizë në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan. Bëhet me dije se aktualisht janë djegur rreth 10 hektar pyje ahu dhe pisha. Ndërkohë forcat e shërbimit pyjor dhe atë të zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit por e kanë shumë […]
Situatë kritike në Delvinë, flakët rrethojnë qytetin, rrezikohen depozitat e karburantit
Një zjarr me përmasa tepër të mëdha ka rënë gjatë mbrëmjes së sotme në Delvinë. Madje, flakët kanë rrezikuar edhe depozitën e karburantit. Në pamje, duket që zjarri është afruar pranë depozitës së karburantit. Nëse zjarri shkon në depozitë, pasojat do të ishin vërtetë të mëdha, pasi është rritur rreziku për një shpërthim katastrofik.
Flakët në faqen e malit mbi Delvinë po afrohen pranë puseve të gazit, dhjetëra zjarrfikëse po tentojnë shuarjen e zjarrit
Flakët që kanë përfshirë faqen e malit mbi qytetin e Delvinës janë afruar ndjeshëm pranë puseve të gazit dhe kondensatit, duke ngritur alarmin për një katastrofë të mundshme. Edhe pse puset janë të rrethuara nga një perimetër sigurie i papyllëzuar, era e fortë dhe temperaturat e larta rrezikojnë përhapjen e zjarrit drejt tyre. Korrespondentja e […]
Delvina në situatë të jashtëzakonshme nga zjarri, spitali heq bombolat e oksigjenit për shmangien e shpërthimeve! Flakët rrethojnë qytetin, nisin evakuimet
Situata në Delvinë është bërë kritike pasi flakët i janë afruar rrezikshëm spitalit të qytetit. Korrespondentja e Top Channel Kristina Fidhi raporton se zjarri ka rrethuar qytetin nga veriu dhe lindja, duke detyruar policinë të evakuojë banorët nga dy lagjet e sipërme. Përmasat e tij cilësohen të jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrja ajrore nuk është e mundur […]
Delvina në prag katastrofe, flakët gati të përfshijnë spitalin, nis heqja e bombolave të oksigjenit
Delvinë Delvinë- Përshkallëzohet situata e zjarrit në Delvinë. Flakët i janë afruar spitalit të qytetit dhe gjendja cilësohet si kritike. Për të shmangur aksidente tragjike, është urdhëruar largimi i bombolave të oksigjenit në spital, që të mos shkaktojnë shpërthime dhe viktima. Largimi i tyre po bëhet nga punonjësit dhe stafi. Gjithashtu burime për ZËRI bëjnë […]