Tag: Durrës

  • DENONCIMI i Sali Berishës: Dumani shkoi në shtëpinë e Kreshnik Farrukut, i ka marrë 5 milionë euro

    DENONCIMI i Sali Berishës: Dumani shkoi në shtëpinë e Kreshnik Farrukut, i ka marrë 5 milionë euro

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar së fundmi një informacion i cili ka të bëjë me eksponentin e krimit, Kreshnik Farrukun. Sipas denoncimit të bërë nga Berisha, i cili i referohet “qytetarit dixhital”, eskorta e kreut të Prokurorisë së Posaçme ka udhëtuar mëngjesin e kësaj të mërkure drejt Manzës.
    Në një moment, sipas Berishës, Altin Dumani, është ndarë nga eskorta dhe është drejtuar drejt shtëpisë së Farrukut. Ish-kryeministrit thotë se ky i fundit dyshohet se i ka dhënë 5 milionë euro për të manipuluar dosjen në ngarkim të tij.
    “Breaking News. Qytetari dixhital informon:
    Se Altin Troplinin sot në mëngjes me një eskortë të madhe ka shkuar në Manzë, aty ai vetëm me shoferin është ndarë nga eskorta dhe ka shkuar në shtëpinë e Kreshnik Farrukut për të cilin qytetari dixhital e denoncoi se ka marrë 5 milionë euro për të falsifikuar dosjen”, shkruan ai.

    Postimi i Berishes

    Kush është Kreshnik Farruku:
    I shumëkërkuari Kreshnik Farruku, i cili i konsideruar si një nga shqiptarët më të rrezikshëm të trafikut të kokainës në sasi të mëdha, dhe i dyshuar për disa vrasje mafioze të bujshme u vetëdorëzua në polici në janar të këtij viti.
    Farruku, i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, pasi dyshohej si koka e klanit mafioz që kishin kryer një sërë grabitjesh me dhunë. Por autoritetet spanjolle po e hetonin Farrukun që prej vitit 2007, kur gjatë një vale grabitjesh me dhunë mbeti i vrarë në vilën e tij biznesmeni spanjoll José Luis Moreno.
    Policia dyshoi se vrasja ishte kryer nga grupi i Farrukut, por nuk arriti ta provonte. Megjithatë aktiviteti kriminal i Farrukut nis në Shqipëri, me përplasjen e përgjakshme të fisit Farruku në Manëz të Durrësit dhe fisit Kërtalla në Shijak.
    Gjatë pesë viteve këto fise kanë pasur përplasje të shumta, në Tiranë, Durrës dhe Holandë, por prokurorët shqiptarë asnjëherë nuk kanë arritur të provojnë implikimin direkt të tyre në vrasje apo atentate, ndërsa kanë dyshuar se ata kanë përdorur vrasës me pagesë.
    Vetë Kreshnik Farruku, i cili ka ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të gruas së tij, Bodlla, i ka shpëtuar disa herë atentateve, i fundit ishte ai i vitit 2015 në zonë e “Don Bosco” në Tiranë, ku mbeti e plagosur rastësisht një kalimtare.

    Kreshnik Farruku

    Atentat i është bërë edhe vëllait të tij Roland Farrukut, ndërsa në Shqipëri, prokuroria i ka sekuestuar Farrukut rreth 1 milion euro pasuri të dyshuar se ishte vënë përmes aktivitetit kriminal.
    Kreshnik Farruku dyshohej edhe për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.
    Në maj të 2010-ës, Farruku u arrestua së bashku me disa pjesëtarë të tjerë të bandës, gjatë tentativës për të transportuar në Itali rreth 20 kilogram kokainë. Në vitin 2014 Farruku arriti të arratiset nga burgu spanjoll dhe iu rikthye aktivitetit kriminal, kryesisht trafik droge me bazë në Amsterdam.

  • Përplasje në Komisionin e Kulturës/Ina Zhupa: Projekti në Durrës rrezikon prishjen e banesave historike

    Përplasje në Komisionin e Kulturës/Ina Zhupa: Projekti në Durrës rrezikon prishjen e banesave historike

    Mbledhja e Komisionit të Kulturës u hap me një përplasje të fortë kur kryetarja e komisionit devijoi nga rendi i ditës për të adresuar një çështje procedurale nga mbledhja e kaluar.
    Ajo akuzoi deputetët e mazhorancës se kishin votuar kundër një propozimi për të mbajtur një seancë dëgjimore me banorët dhe institucionet përgjegjëse lidhur me një projekt zhvillimor në Durrës. Sipas Ina Zhupës, ky projekt rrezikon trashëgiminë kulturore duke parashikuar prishjen e banesave historike.
    Për të mbështetur argumentin e saj, kryetarja paraqiti një fotografi të një muri të periudhës osmane të vitit 1502 dhe tabelës përkatëse, duke pretenduar se tabela ishte hequr qëllimisht nga Bashkia Durrës për të justifikuar shkatërrimin.
    Ajo i bëri thirrje mazhorancës të reflektonte dhe të pranonte mbajtjen e dëgjesës, duke theksuar se qëllimi nuk është bllokimi i projektit, por sigurimi i transparencës dhe dëgjimi i zërit të ekspertëve dhe qytetarëve.
    “Përpara se të kalojmë në këtë pikë të rendit të ditës, kam diçka për procedurë. Dje, në mbyllje të mbledhjes së komisionit,ne e mbyllëm pa rënë dakord për kalendarin, duke votuar vetëm projektligjet dhe duke marrë kundërshtimin e deputetëve të mazhorancës për të futur në kalendar një dëgjesë me banorët e, me një përfaqësi të banorëve të Durrësit, me një përfaqësi të ADF-së, me një përfaqësi të Bashkisë së Durrësit dhe me një përfaqësi të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit.
    Kjo dhe për t’u qartësuar, momentin që ne e mbyllëm, sepse nuk ishit ju dakord, se po të ishit ju dakord, do ishte futur në kalendar. Ta sqarojmë edhe këtë pjesë që e pa publiku. Dje në këtë komision kanë kaluar dhe disa të pavërteta, të cilat kanë lënduar qytetarët e Durrësit, që më janë drejtuar personalisht, e janë lënduar nga mënyra, sidomos kur e dëgjonin të thënë nga deputetë të Durrësit, që supozohet që e njohin Durrësin dhe jetojnë me sensibilitetet e banorëve të Durrësit.
    Dje është thënë, dhe e kërkuar dhe unë ndaj e kam marrë sot këtu,është thënë nga deputeti zoti Kume që nuk ka një mur të tillë të kësaj periudhe otomane, turke të vitit 1500. Në fakt është viti 1502. Mund të futeni dhe ju në
    Google Map, sepse Google nuk i heq tabelat siç i heq Bashkia Durrës. Bëjeni një kërkesë t’i ndryshojnë. Ky është muri, kjo ka qenë tabela, tabela thotë mur i periudhës turke, e ke edhe anglisht.
    “Wall of Turk Period”, e kanë shkruajtur këta. Në fakt duhet të ishte otomane. Viti është 1502 dhe viti është, kjo është tabela. E ka shkulur Bashkia Durrësit, e ka shkulur këtë tabelë vetëm që t’i shëmbi.”

  • Eksperti zbardh skemën: Ja si drejtuesit me lidhje politike po ‘i dorëzojnë’ rrugët krimit

    Eksperti zbardh skemën: Ja si drejtuesit me lidhje politike po ‘i dorëzojnë’ rrugët krimit

    Emërimet në postet kyçe drejtuese në Policinë e Shtetit nuk bëhen bazuar në merita dhe performancë, por mbi baza politike dhe lidhje me krimin, duke sjellë një dekurajim të thellë të oficerëve në terren dhe duke minuar luftën kundër krimit të organizuar. Sipas ekspertit të sigurisë Arjan Hoxha, i cili ishte i ftuar në një intervistë televizive, kjo vjen nga një diskutim publik ku u theksua se shumica e drejtuesve aktualë nuk do të mund t’i justifikonin postet e tyre bazuar në tregues konkretë si parandalimi apo zbulimi i veprave penale.
    Sipas tij, procesi i përzgjedhjes së drejtuesve anashkalon totalisht karrierën, aftësitë profesionale dhe rezultatet e matshme. Përkundrazi, pozicionet drejtuese jepen si shpërblim për shërbime politike ose si pasojë e lidhjeve me grupe interesi, përfshirë ato kriminale. Shumë prej këtyre drejtuesve, siç u përmend, kanë dalë në përgjime apo kanë përfunduar pas hekurave, duke konfirmuar natyrën problematike të emërimeve të tyre.
    Pasojat më të rënda të kësaj situate i vuan punonjësi i thjeshtë i policisë. Oficeri në terren gjendet i patrajnuar, i papaguar sa duhet dhe nën një presion të dyfishtë: atë politik dhe atë nga grupet kriminale. Kur një polic sheh se eprori i tij i hap rrugë ose bashkëpunon me “të fortin” e zonës, ai humbet çdo motivim për të rrezikuar dhe për të zbatuar ligjin. Kjo situatë çon në një paralizë të funksioneve të policisë në terren.
    Arjan Hoxha: Ne kemi parë se kush është, se si janë vendosur ata drejtues policie. Asnjëri prej atyre nuk mund t’i thuash që po, këtë e vendose sepse ka patur një, dy, tre, katër, pesë tregues të punës së tij, që ka performuar, është specialist i mirë po themi në fushën e krimit, ka parandaluar kaq vepra penale, ka zbuluar kaq vepra penale, është përballur, ka bërë një, dy, tre, katër dhe për këtë arsye ka marrë edhe ato, çfarë janë teorinë, që është e detyrueshme për të marrë provimin në Akademinë e Policisë, ose në Akademinë e Formimit policor siç quhet sot, dhe ka një karrierë po themi brenda radhëve të Policisë së Shtetit. Asnjë prej tyre për fat të keq, ose në raste shumë të rralla, këtu përjashtohet ish-drejtuesin e policisë Gledis Nanon. Unë e kam thënë dhe e them, i cili ndër të gjithë drejtorët që janë vendosur që kur ka ardhur Partia Socialiste në pushtet dhe sot, është ai që vërtet ishte profesionist, e meritonte të ishte aty. Jo se e them unë, atë e thonë edhe treguesit dhe gjithë çdo gjë me radhë. shumica e të tjerëve, apo pothuajse të gjithë, kanë marrë pozicione drejtuese brenda Policisë së Shtetit, të cilët të pamerituara. Dhe për një, për arsye të tjera politike, kriminale, pjesë e grupeve e të tjera me radhë. Shumica kanë dalë në përgjime, një pjesë i ke pas hekurave e të tjera. Pra që s’është e nevojshme t’i citojmë sepse i dinë të gjithë tashmë, janë bërë botërisht të njohura. Dhe çfarë ndodh kjo me punonjësin e policisë së rolit të bazës? Me atë që ka për detyrë, me atë që kontakton i pari edhe në rastet e, por edhe në parandalim, por edhe në rastet e veprave penale, me atë që ka për detyrë të komunikojë çdo ditë me qytetarin. E para punës është i patrajnuar, e dyta është i papaguar, e treta ka një presion politik dhe nga grupet dhe nga krimi i organizuar dhe kur e shikon ai që drejtuesi i tij i hap krahun një herë atij të fortit të zonës, të lagjes, të qytetit, të kryeqytetit e të tjera me radhë. Atëherë çfarë presim nga punonjësit e policisë së rolit bazë?
    Unë ju siguroj që ke, sipas informacioneve që kam, Shqiponjat e Durrësit kanë dy muaj që nuk dalin në patrullim normal, ose dalin vetëm sa për sy e faqe. Si ato, edhe në raste të tjera. Pse? Vetëm për t’i lënë terren këtyre rasteve. Dhe në qoftë se ne nuk hyjmë në detaje, në qoftë se ne nuk përballemi me këto të vërteta, në qoftë se oficerët e policisë e shikojnë pse në 2007-ën po këta oficerë policie ishin me përjashtime të vogla. Pse i bën ballë krimit të organizuar? Ishin më të keqpaguar, ju siguroj. Ndoshta dhe më të patrajnuar se sot. Ndoshta atëherë krimi i organizuar kishte marrë edhe, sepse po vinim nga 97-98-a që, që absolutisht kishin më shumë armë, kishin më shumë mundësi dhe ishte më, përballja me ta ishte pak më e vështirë sesa sot, kishte më mungesë, mungesë të theksuar ndoshta dhe të bazës logjistike që sot ka policia. Nuk kishe as dron, nuk kishe as mundësi të bëhej përgjim, nuk kishe asnjë institucion siç ka sot SPAK-un, që në finale është votuar nga të gjithë politika për të, për të luftuar kryesisht krimin e organizuar. Dhe përse atëherë kishte dhe dënime kapitale, kishte pothuajse nuk ekzistonte më krimi i organizuar, jo vetëm në raportet shqiptare, por në raportet ndërkombëtare që shkonte drejt minimizimit dhe asgjësimit të grupeve të krimit, të grupeve po themi të, jo se s’kishte krim të organizuar, por të këtyre grupeve që sot i kemi grupe të strukturuara kriminale, pse jo në disa raste po na kthehen edhe në organizata të tilla, të cilat operojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Bashkimit Europian e më gjerë.

  • EMRI/ Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës, autori i dehur zbriti nga automjeti dhe…

    arma e sekuestruar

    DURRËS- Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi akuzohet se ka kanosur me armë një efektiv të zonës, në fshatin Katund Sukth. Sipas njoftimit të bluve të Durrësit, dyshohet se Leonard Sheta ka zbritur nga automjeti i tij sapo ka parë efektivin në krye të detyrë dhe e ka kanosur atë me armën sportive që mbante pa leje. Arma spotive dhe automjeti që drejtonte 46-vjeçari janë sekuestruar nga policia. Ndërkohë, nga verifikimet ka rezultuar se i arrestuari që kanosi efektivin po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. 
    Njoftimi:
    Durrës/ Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të deh

  • Të Premten seanca në Kushtetuese për ankimimin, Drejtoria e Burgjeve: Morëm masa për transportin e Veliajt

    Të Premten seanca në Kushtetuese për ankimimin, Drejtoria e Burgjeve: Morëm masa për transportin e Veliajt

    Erion Veliaj pritet të paraqitet të premten në Gjykatën Kushtetuese ku do të shqyrtohet ankimimi i tij për vendimin e marrë nga qeveria për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë së Tiranës. 
    Drejtoria e Burgjeve i është përgjigjur interesit të Report Tv, duke bërë me dije se nga ana e institucionit janë marrë të gjitha masat e nevojshme të parashikuara në protokollet e sigurisë, për të shoqëruar Veliajn nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës Kushtetutese. Theksohet se mbetet në vullnetin e Erion Veliajt nëse do të pranojë të marrë pjesë apo të pranojë të shoqërohet për në Gjykatën Kushtetuese ditën e premte, pra më datë 31 tetor. 
    Kushtetuesja më datë 9 tetor i ka dërguar shkresë Erion Veliaj në qeli, si palë në proces, duke e pyetur nëse do që të jetë i pranishëm në seancë. Ndërkohë, më datë 13 tetor kanë informuar Drejtorinë e Burgjeve “duke e vënë në dijeni për datën dhe orën e zhvillimit të seancës plenare publike, si dhe marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në rast se do të shprehej vullneti për marrjen pjesë personalisht në gjykim”. 
    Pasi është marrë konfirmimi nga Veliaj, Kushtetuesja thotë se kanë njoftuar edhe SPAK. 
    Erion Veliaj ankimoi në Kushtetuese shkarkimin e tij më 25 shtator nga qeveria, pas propozimit nga Këshilli Bashkiak. Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, por ky dekret u pezullua me vendim të ndërmjetëm nga gjykata Kushtetuese deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt. 
     
     
     

  • Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

    Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruar

    Lagështi dhe tualete të amortizuara! Rama ëndërron BE, kushtet sanitare në shkolla lënë për të dëshiruarNëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëherë të dhënat e fundit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor tregojnë se shumë institucione arsimore në Shqipëri vijojnë të përballen me probleme elementare higjieno-sanitare.
    Gjatë vitit 2024, trupat inspektuese të ISHSH kanë zhvilluar 12,365 inspektime dhe 765 riinspektime në të gjithë vendin, duke kontrolluar shkolla, institucione parashkollore, universitete, ambiente akomodimi dhe shërbimi, qendra shëndetësore, institucione të përkujdesjes sociale, subjekte farmaceutike, si dhe biznese që ofrojnë shërbime estetike e berberësh.
    Objektivi i këtyre inspektimeve ka qenë garantimi i kushteve të duhura higjieno-sanitare dhe sigurimi i shërbimeve të cilësisë për qytetarët, veçanërisht në mjediset ku rreziku për shëndetin publik është më i lartë.
    ISHSH e ka përqendruar vëmendjen në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm, krijimin e kushteve optimale të mësimit dhe çlodhjes në institucionet arsimore, si dhe kontrollin e standardeve higjienike në vendet e punës.
    Një peshë të konsiderueshme në totalin e inspektimeve e zënë institucionet e arsimit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer 4,033 inspektime dhe riinspektime në shkolla, çerdhe, kopshte, universitete dhe konvikte, me qëllim sigurimin e zbatimit të legjislacionit për kushtet shëndetësore të mësimit dhe jetesës së nxënësve. Nga këto, 3,944 ishin inspektime të rregullta, ndërsa 89 riinspektime.
    Sipas të dhënave të ISHSH, Qarku i Tiranës mban numrin më të lartë të kontrolleve (701 gjithsej), ndjekur nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Por përtej shifrave, gjetjet ngrenë shqetësime të njohura, por ende të pazgjidhura: shumë shkolla kanë ndërtesa të amortizuara, prani lagështie në klasa dhe korridore, tualete në gjendje të rënduar, si dhe mungesë furnizimi me ujë të rrjedhshëm apo të ngrohtë.
    Në disa raste, institucionet nuk dispononin dokumentacionin e detyrueshëm higjieno-sanitar as për ambientet, as për personelin, ndërsa në çerdhe dhe kopshte janë konstatuar mangësi në dosjet e fëmijëve, përfshirë mungesën e vërtetimeve të vaksinimit dhe analizave periodike.
    Në total, gjatë vitit 2024 janë vendosur 7 masa administrative me gjobë, 6 vendime për mbyllje provizore dhe 439 paralajmërime, duke reflektuar një numër të konsiderueshëm rastesh ku standardet nuk janë respektuar.
    Raporti i ISHSH tregon se, pavarësisht ndërgjegjësimit më të lartë për çështjet e higjienës dhe kontrollit sanitar, infrastruktura arsimore dhe kujdesi për ambientet ku qëndrojnë fëmijët vijojnë të mbeten një ndër hallkat më të dobëta të sistemit publik.
    Dhe ndërsa inspektimet vazhdojnë, gjetjet e tyre dëshmojnë se për shumë institucione, standardet shëndetësore mbeten më shumë një detyrim formal sesa një praktikë e konsoliduar./ D.Hyka, Monitor

  • Emri/ Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Emri/ Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi me armë (pistoletë) shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës.

    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari, Leonart Sheta, ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Njoftimi:
    Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • 3-mujori i tretë, rritje vjetore me 10% e pasagjerëve në transportin ajror

    3-mujori i tretë, rritje vjetore me 10% e pasagjerëve në transportin ajror

    Aktiviteti i transportit ajror dhe atij detar erdhi në rritje në tremujorin e tretë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Ndërkohë që hekurudhën e përdorën vetëm 782 pasagjerë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se Porti i Sarandës kaloi atë të Durrësit për nga numri i pasagjerëve në tremujorin e tretë 2025Në transportin ajror gjatë tremujorit të tretë 2025 kanë operuar 31 shoqëri ajrore, nga këto 30 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 139.923 avionë, nga të cilët 83,6% të tyre e zë numri i mbikalimeve.Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 714,3 ton, nga të cilat 78,5% janë mallra të hyrë dhe 21,5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e tretë 2024, Në tremujorin e tretë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.892.761 pasagjerë nga 3.534.751 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 10,1%.Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e tretë 2025 është 581 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 25,6%. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e tretë 2025 zë 0,03% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.Porti i Sarandës kalon Durrësin për pasagjerëtNë Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë).Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të tretë 2025, janë transportuar 95,0% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 2.135 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 17,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Grupi i mallrave “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 19,3% të mallrave të transportuara nga portet.Grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 15,8% të mallrave të transportuara nga portet.Grupi “Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 13,7% të mallrave të transportuara nga portet dhe Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 6,5% të mallrave të transportuar nga portet.Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 1.010.888 persona. Porti i Sarandës është porti nga i cili kanë udhëtuar 49,2% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Durrësit me 40,8% dhe më pas porti i Vlorës me 10,0%.Në tremujorin e tretë 2025, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.467 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 5,6%. Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e tretë 2025 zë 32,2% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e tretë 2025 zë 65,8% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.Vetëm 782 pasagjerë në hekurudhëVolumi i mallrave të transportuara nëpërmjet rrugëve hekurudhore është 156,2 mijë ton, duke shënuar rritje me 13,7%, në krahasim me tremujorin e tretë 2024.“Qymyri dhe linjiti, nafta bruto dhe gazi natyror” zuri 75,8% të mallrave të transportuar me hekurudhë , “Lëndë të para të ricikluara; mbetjet e ngurta (bashkiake) dhe mbeturina të tjera” 23,2% dhe grupi “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” zënë 1,0%. (tab.1)Në tremujorin e tretë 2025, kanë përdorur transportin hekurudhor si mjet udhëtimi 782 pasagjerë, duke shënuar ulje me 62,9%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi kanosi me armë specialistin e Policisë së zonës.
    Dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë specialistin e policisë së zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet ka rezultuar se 46-vjeçari L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    “Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Kërcënoi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

    Një 46-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi kërcënoi me armë (pistoletë) shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës.

    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Njoftimi:
    Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.
    Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.
    Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.
    Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.
    Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel