Aktiviteti botëror në çiklizëm, Giro d’Italia së shpejti vjen në Shqipëri.
Mbi 200 televizioneve me transmetime live nga e gjithë bota, në një tur 3 ditor do të jenë në Shqipëri.
Tirana, Durrësi dhe Vlorë janë qytetet ku sportistët do kryejnë paradën e çiklizmit. Grupi i punës që do të bashkërendojë aktivitetin në qytetin bregdetar të Vlorës ka nisur përgatitjet.
Për zëvendësministrin e Arsimit Endrit Hoxha, njëkohësisht drejtues i grupit ndërinstitucional, ky aktivitet do jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme për promovimin e Shqipërisë.
“Është një krenari dhe një emocion. Ne do të përpiqemi që të gjithë këto që kemi mbledhur t’i prezantojmë që ky aktivitet të mos jetë vetëm një event sportiv, por dhe një reklamë e mirë për vendin tonë. Sot kemi ardhur në takim për detaje konkrete për çështje e sigurisë, për çështjen e startit dhe finishit të eventit. Do të vijmë edhe në ditët në vijim si grup bashkë edhe me RCS Sport që do të jetë organizatorët e eventit “Giro D’Italia” të tre etapave të para”, tha Hoxha.
Turi i Vlorës do të përfshijë gjithë zonën panoramike të rivierës Shqiptare. Ndërsa do të ketë disa disa ndalesa, ku organizimet festive do jenë të larmishme për të shpalosur edhe më shumë traditën shqiptare.
Më tej policia ka ndarë funksionimin e sigurisë së aktivitetit.
Tag: Durrës
-

Bota me sytë nga Shqipëria më 11 maj! “Giro D’Italia” për herë të parë në vendin tonë, Hoxha: Reklamë për vendin
-

Bien kambanat, Hirësi Joani zgjidhet kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Shqiptare
TIRANË– Imzot Joan Pelushi është kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë. Sinodi i Shenjtë zgjedhodhi Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, që do të pasojë Kryepeshkopin e ndjerë Anastasin. Kambanat lajmëruese ranë në Kishën Ortodokse si shenjë e zgjedhjes së Kryepeshkopit të ri.Kjo është hera e parë që Sinodi zgjedh kryepeshkop, pasi Kisha Ortodokse u udhëhoq për më shumë se tri dekada nga Anastasi. Sinodi i Shenjtë i Kishës u mblodh pas Liturgjisë Hyjnore, ku besimtarët u lutën që anëtarët e sinodit të kenë ndriçimin të votojnë njeriun e duhur, ndërsa përkon edhe me Ditën e Dytë të Kreshmës.Ndërkohë më datë 29 mars do të mbahet një ceremoni e madhe e fronëzimit. Kryepeshkopi Anastas prehet në Shqipëri në Katedralen Ortodokse, dhe la me testament se dëshira e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës e një kleriku shqiptar. Kryepeshkopi Anastas Janullatos u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar në Athinë. Ai udhëhoqi Kishën për më shumë se tri dekada dhe ringriti kishën e shkatërruar nga ateizmi.Pason Kryepeshkopin Anastas, kush është Hirësi Joani që do të drejtojë Kishën OrtodokseImzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkopi i Apollonisë, z. Kozma Qirio, duke u bërë pjesë e një grupi të vogël të kishës së nëndheshme.. Në vitet 1979-1990 punoi në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, në pavionin e reabilitimit nëpërmjet terapisë okupacionale. Në vitin 1990 u largua nga Shqipëria për në USA ku kreu studimet në teologji në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA, ku u diplomua me “High Distinction” në MTS (Master i Studimeve Teologjike) në vitin 1993. Qysh në vitin 1992, i nxitur nga dëshira për të dhënë një kontribut në rindërtimin e Kishës, ai kontaktoi Kryepeshkopin Anastas dhe i parashtroi vendimin e tij për tu kthyer në Shqipëri, në një kohë kur të gjithë donin të largoheshin nga vendi. Kjo dëshirë dhe ky vendim u prit më gëzim nga Kryepeshkopi, i cili e inkurajojë dhe e përgëzoi. Në Shtator të atij viti u kthye në Shqipëri dhe filloi të punonte si pedagog në Akademinë Teologjike të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Në 27 Shkurt 1994 u dorëzua dhjakon dhe në 4 Dhjetor prift, duke vazhduar të jepte mësim në Akademinë Teologjike. Në 1995 shkon përsëri për të ndjekur studime të mëtejshme në Universitetin “Holy Cross Greek Orthodox School of Theology” në Boston, USA. Për rezultate të larta në sezonin akademik 1995-1996 ishte në Listën Kombëtare të Dekanit (The National Dean’s List), ku shkruhen emrat e studentëve më të mirë të të gjithë universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në vitin 1996 u ngrit në rangun e arkimandritit. Në vitin 1997 u diplomua përsëri me “High Distinction” në MT (Master i Teologjisë, një master i avancuar, ekuivalent me kandidat i shkencave) po në Holy Cross, Boston. U kthye në Shqipëri ku u emërua dekan i Akademisë Teologjike të Kishës Ortodokse, detyrë në të cilën qëndroi nga viti 1996 deri në 1998, deri sa u emërua Mitropolit.
Në vitin 1998 u zgjodh dhe u dorëzua peshkop, si mitropolit i Korçës, duke vazhduar të ishte përsëri pedagog në Akademinë Teologjike. Ai ka përgatitur tekstet e Dogmatikës dhe ka përkthyer shumë libra, si edhe ka botuar shumë artikuj në gazeta, revista dhe periodikë studimorë të huaj dhe të vendit. Përveç gjuhës së tij amtare shqipes, zotëron anglishten, frëngjishten italishten, greqishten dhe ka njohuri në latinishten dhe hebraishten.
Ka përkthyer disa libra teologjikë në shqip, përfshirë edhe përkthime të vështira nga etërit e kishës, si “Mbi Shpirtin e Shenjtë” të Vasilit të Madh, një libër i cili është bazë në zhvillimin e doktrinës së krishterë. Kontributi në këto përkthime është në formimin, unifikimin dhe përcaktimin e terminologjisë filozofiko-fetare, sepse ka pasur mangësi në literaturën shqipe në këtë fushë. Kontributi i Imzot Joan Pelushit në fushën e terminologjisë është vlerësuar nga studjues të vendit dhe të huaj. Joan Pelushi ka shkruar tekstin e parë të Dogmatikës në shqip, tekst që përdoret si botimi zyrtar i Kishës Ortodokse në Shqipëri.
Në vitin 2000 ka themeluar dhe vazhdon të drejtojë Revistën periodike “Tempulli”, që është bërë tashmë një nga revistat më serioze në fushën studimore dhe kulturore, ku marrin pjesë intelektualë, studjues dhe albanologë nga më të njohurit, si nga Shqipëria ashtu edhe nga jashtë vendit. Ai është jo vetëm kryetari i redaksisë së revistës, por edhe një nga kontribuesit kryesor në shkrimet e saj. Gama e shkrimeve është e gjërë: në fushën e kulturës, përkthimeve, shkencës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, së kritikës së artit, të figurave të shquara të vendit dhe historisë kulturore të vendit tonë, rajonit dhe më gjerë.
Ka përfaqësuar Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në shumë takime ndërkombëtare, si referues dhe si pjesëmarrës në grupet e hartimit të teksteve, deklaratave dhe mesazheve të ndryshëm. Ka përfaqësuar në nivel të lartë Kishën Ortodokse Botërore në shumë grupe pune të Këshillit Botëror të Kishave dhe ishte një nga anëtarët e grupit të rëndësishëm të punës (Joint Ëorking Group) me një mandat pesëvjeçar për hartimin e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit Botëror të Kishave dhe Kishës Romano-Katolike. Ka përfaqësuar, po në nivel të lartë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në konferenca dhe takime të rëndësishme ndërkombëtare, si referues dhe si përfaqësues. Përfaqësoi, gjithashtu, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, gjatë pothuajse një dekade, në hartimin e dokumenteve shumë të rëndësishëm për përgatitjen e Sinodit të Madh dhe të Shenjtë, që u mbajt në qershor të vitit 2016, në Kretë.
Vazhdon të përfaqësojë me dinjitet Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë në dialogun shumë të rëndësishëm ndërmjet Kishave Orthodhokse dhe asaj Romano-Katolike, si edhe ndërmjet Kishave Orthodokse dhe Kishave Orientale.
Është ftuar si lektor në dhjetëra konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, duke dhënë një kontribut të madh sidomos në fushën e teologjisë, historisë dhe filozofisë. Ftohet në shumë vende, përfshirë universitete, shkolla teologjike, seminare, takime ndërkombëtare, si të krishtera ashtu edhe ndërfetare, për leksione të ndryshme. Është nderuar me medalje dhe urdhra të ndryshëm nga nga shumë Kisha Ortodokse në botë.
Jep një kontribut të madh në jetën shoqërore dhe humanitare të qytetit të Korçës, si në fushën studimore dhe kulturore, ashtu edhe në atë humane. Ftohet shpesh për referime dhe biseda në Universitetin e Korçës dhe në shkolla të tjera të rëndësishme të qarkut. Me inisiativën e tij është hapur një mencë për të ndihmuar çdo ditë njerëzit në nevojë, e cila funksionon prej tashmë 27 vjetësh. Kontributi i tij nuk është vetëm në fushën kulturore, shkencore dhe humanitare të qarkut të Korçës, por edhe në atë të forcimin të bashkëjetesës, të dialogut ndërfetar dhe të formimit atdhedashës.
Për këto kontribute të shquara është nderuar duke u shpallur në 23.07.2003 “Qytetar Nderi i Qarkut Korçë” me motivacionin “Për kontribut të shquar në kultivimin e tolerancës dhe mirëkuptimit fetar. Shkencëtar, botues, përkthyes i librave teologjikë në gjuhën shqipe. Ndihmues në emancipimin dhe vëllazërimin qytetar për Qarkun e Korçës dhe më gjërë.” Në 18.08.2008 është shpallur nga Këshilli bashkiak i qytetit të Korçës “Qytetar Nderi” me motivacionin “Për merita të shquara për ringjalljen e besimit si dhe për veprat e shumta në fushën humane dhe sociale”.
Në 23.07.2018 Universiteti “Fan S. Noli” Korçë i jep titullin “Doctor Honoris Causa” me motivacionin: “Personalitet i shquar i botës shpirtërore dhe fetare, humanist i madh, përkthyes, themelues i revistës periodike “Tempulli”, duke dhënë ndihmesa të shquara në fushën e kulturës, arkeologjisë, filozofisë, teologjisë, historisë, albanologjisë etj.; bashkëpuntor i ngushtë dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 20-vjetorit të fronëzimit të tij si Mitropolit i Korçës”.
Në 29.05.2019, Bashkia Tiranë i jep Çertifikatë Mirënjohje me motivacion: Si një vlerë me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, si shembulli më model i promovimit të paqes, harmonisë dhe bashkëjetesës fetare. Respekt dhe mirënjohje pafund për tërë kontributin e tij të shquar në shërbim të komunitetit dhe njerëzve në nevojë. -

“Erdhi për pushime”/ Si i lindi Jared Kushnerit ideja për investime në Sazan? Rama flet për “Financial Times”: Kemi nevojë për turizëm super-luksoz!
Biznesi i Jared Kushner vazhdon të rikthehet në vëmendjen e shtypit amerikan, e bashkë me të, edhe investimi i tij 1.4 miliardë dollarësh në ishullin e Sazanit.
Këtë herë është Financial Times që kalon në lupë ecurinë e sipërmarrjeve dhe investimeve të dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump nga Lindja e Mesme në Europë. E bashkë me të, rrëfen edhe sesi lindi ideja e resortit luksoz në bazën e braktisur të marinës shqiptare në bregdetin e Vlorës.
Për herë të parë që pas rizgjedhjes së Trump si president i SHBA, edhe kryeministri Edi Rama komentoi për median prestigjioze projektin luksoz, duke e cilësuar si mundësi tejet të mirë për të tërhequr një turizëm elitar. “Afërsia e Trump me këtë projekt luksoz është një vlerë e shtuar e madhe, nuk mund ta fsheh,” thotë Rama.
“Ne kemi nevojë për turizëm super-luksoz në këtë vend siç ka nevojë shkretëtira për ujë”, shton shefi i ekzekutivit, duke nënvizuar “ajo çfarë fitohet nga 500 jahte është e njëjtë me atë që fitohet nga 40,000 turistë me buxhet të ulët”.
Si lindi e gjithë kjo ide? Shumë më thjesht nga sa mund të mendohet, sipas artikullit.
Kushner po lundronte me jaht në Mesdhe me familjen e tij në verën e vitit 2021, e teksa po ankoronin jahtin në brigjet shqiptare, i kërkoi një miku ta ndihmonte për të ndërmjetësuar një takim me kryeministrin Rama. Gjatë darkës, Rama, i njohur për natyrën e tij miqësore, krijoi një lidhje me Kushner dhe diskutoi sesi bregdeti mahnitës i Adriatikut në Shqipëri shpesh anashkalohet nga turistët e pasur që lëvizin mes Italisë dhe ishujve grekë, thuhet në shkrim. “Kushner nuk përmendi investime”, kujton Rama.
“Thjesht po pyeste për Shqipërinë… Praktikisht, ata nuk kishin asnjë njohuri mbi historinë shqiptare. Ditën tjetër, u larguan”. Kur u takuan sërish disa muaj më vonë në Davos, Rama thotë se Kushner i tregoi se i kishte pëlqyer shumë Shqipëria.
Gjatë asaj kohe, ai ishte takuar me Mohamed Alabbar, investitorin miliarder nga Arabia Saudite, i cili po zhvillon një marinë luksoze në portin e Durrësit, dhe kishin diskutuar mundësitë e investimeve.
Kushner rikthehet në Shqipëri verën e vitit 2023 me një delegacion më të madh, përfshirë Richard Grenell, një aleat i vendosur i Trump. “Qëndruan rreth një javë, duke vizituar disa zona”, thotë Rama. “Kësaj here, Kushner ishte i drejtpërdrejtë, ‘jemi të interesuar të investojmë’”, thekson Financial Times.
Në 30 dhjetor, nisma e tij mori OK-in paraprak të qeverisë shqiptare, për atë që përshkruhet nga media e njohur si një ndër investimet më të spikatura të firmës së Kushnerit, Affinity Partners. -

Itali/ Shoqata “Korabi” dhuron inkubatorë për spitalet e Kukësit dhe Vlorës
Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shoqata “Korabi” në Bolonjë, e përbërë nga sipërmarrës të suksesshëm shqiptarë dhe profesionistë arbëreshë në Itali, po vazhdon traditën e saj të bamirësisë dhe solidaritetit. Pas një viti, shoqata ka organizuar përsëri një nismë të rëndësishme për donacion në spitalet e Shqipërisë, duke dhuruar dy inkubatorë modernë për repartet e maternitetit të spitaleve në Kukës dhe Vlorë.Inkubatorët, të cilët janë pajisje jetësore për të shpëtuar jetën e foshnjave të sapolindura, do të dorëzohen përmes dy ceremonive zyrtare nga Presidenti i shoqatës, Alberto Astrit Poti, dhe anëtarët e shoqatës “Korabi”.“Kjo është një nismë me vlerë të madhe humanitare. Shoqata jonë përbëhet nga sipërmarrës shqiptarë që jetojnë në Itali prej 30 vitesh dhe profesionistë arbëreshë të shquar, të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar në fusha të ndryshme, nga ato kulturore te ato sociale dhe bamirëse,” tha Presidenti i Shoqatës “Korabi”, Alberto Astrit Poti. Ai shtoi se qëllimi kryesor i shoqatës është promovimi i solidaritetit dhe mbështetja e qytetarëve shqiptarë, veçanërisht e atyre që kanë nevojë për trajtime shëndetësore që nuk mund të ofrohen në Shqipëri.Kjo iniciativë vjen pas suksesit të vitit të kaluar, ku shoqata “Korabi” dhuroi dy inkubatorë për spitalet e Shkodrës dhe Durrësit, duke vazhduar përkushtimin e saj ndaj ndihmës për ata që janë në nevojë.