Tag: Durrës

  • Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

    Balluku prezanton drejtorin e ri: DPSHTRR, një model i shërbimit publik ndaj qytetarëve

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar drejtorin i ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.
    Ministrja tha se DPSHTRR, falë investimeve dhe inovacionit, është kthyer në një model suksesi në shërbimin publik.

    “DPSHTRR solli si risi inovacionin. Qe një dallëndyshe e parë. Tashmë kemi hapur zyra dhe drejtori rajonale.

    Ka qenë një reformë e thellë e bërë me pasion, vullnet dhe përpikëri që ka sjellë këtë institucion në një nivel ndërmarrjeje, që kryeministri Rama dhe ne të tjerët e marrim si shembull se si duhet të ofrohen shërbimet publike”, tha Balluku.

    Bajraktari më parë ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha Balluku, do të marrë një detyrë të re.

  • Djali vret babanë në Durrës/ Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Ta varin si qen, tre ditë më parë varrosëm nënën

    Djali vret babanë në Durrës/ Vëllai i viktimës mëson nga gazetarja autorin e krimit: Ta varin si qen, tre ditë më parë varrosëm nënën

    Durrësi është tronditur ditën e djeshme nga një krim në familje, ku djali vrau babanë e tij.

    Vëllai i viktimës e mori lajmin se kush ishte autori i krimit gjatë intervistës direkte në “Shqipëria Live”.
    Ai u shpreh se është i shokuar nga kjo ngjarje e rëndë, teksa më pas zbuloi se i vëllai ishte njeri që i ndihmonte të gjithë.
    Ndër të tjera, vëllai i viktimës deklaroi se lajmin e vrasjes e ka marrë vesh nga e bija, e cila jeton në Itali.
    “Nuk dimë asnjë lloj shqetësimi. Nuk dimë. Ka qenë jashtë djali, ka ardhur, përpara tre ditësh kemi varrosur nënën. I qetë ka qenë, për çdo punë i gatshëm. Vëllai i ka pas bërë të gjitha punët, ka qenë i dhënë, respektonte dhe i ndihmonte njerëzit.
    Ai ka qëndruar jashtë prej kohësh, nuk e dimë se çfarë ka bërë andej. Para katër ose pesë muajsh është rikthyer në Shqipëri. Me vëllain fola një ditë përpara kimit. Ishim në tre ditëshin e vdekjes së nënës, ishin në fshatin ku është bërë varrimi dhe hëngrëm drekë, më pas u kthyem. Dhe njoftimin e kam marrë nga vajza që është në Itali, më mori në telefon.
    Mos i raftë asnjërit ta provojë. Vëllai nuk më ka shprehur asnjë shqetësim. Për vdekjen e nënës ka qenë shumë i tronditur, në asnjë vdekje nuk ka qenë kështu. Kam thënë si ka mundësi që e lëshoi veten. Me e var si qeni, ai të jetë dënimi i tij, edhe aq e ka pak”, tha vëllai i të ndjerit.

     

    Top Channel

  • Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe mungesë dokumentacioni

    Kushtet sanitare në shkolla: Lagështi, tualete të amortizuara dhe mungesë dokumentacioni

    Nëse cilësia e arsimit matet edhe nga mjediset ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës, atëherë të dhënat e fundit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor tregojnë se shumë institucione arsimore në Shqipëri vijojnë të përballen me probleme elementare higjieno-sanitare.Gjatë vitit 2024, trupat inspektuese të ISHSH kanë zhvilluar 12,365 inspektime dhe 765 riinspektime në të gjithë vendin, duke kontrolluar shkolla, institucione parashkollore, universitete, ambiente akomodimi dhe shërbimi, qendra shëndetësore, institucione të përkujdesjes sociale, subjekte farmaceutike, si dhe biznese që ofrojnë shërbime estetike e berberësh.Objektivi i këtyre inspektimeve ka qenë garantimi i kushteve të duhura higjieno-sanitare dhe sigurimi i shërbimeve të cilësisë për qytetarët, veçanërisht në mjediset ku rreziku për shëndetin publik është më i lartë.ISHSH e ka përqendruar vëmendjen në përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm, krijimin e kushteve optimale të mësimit dhe çlodhjes në institucionet arsimore, si dhe kontrollin e standardeve higjienike në vendet e punës.Një peshë të konsiderueshme në totalin e inspektimeve e zënë institucionet e arsimit. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë kryer 4,033 inspektime dhe riinspektime në shkolla, çerdhe, kopshte, universitete dhe konvikte, me qëllim sigurimin e zbatimit të legjislacionit për kushtet shëndetësore të mësimit dhe jetesës së nxënësve. Nga këto, 3,944 ishin inspektime të rregullta, ndërsa 89 riinspektime.Sipas të dhënave të ISHSH, Qarku i Tiranës mban numrin më të lartë të kontrolleve (701 gjithsej), ndjekur nga Vlora, Shkodra dhe Durrësi. Por përtej shifrave, gjetjet ngrenë shqetësime të njohura, por ende të pazgjidhura: shumë shkolla kanë ndërtesa të amortizuara, prani lagështie në klasa dhe korridore, tualete në gjendje të rënduar, si dhe mungesë furnizimi me ujë të rrjedhshëm apo të ngrohtë.Në disa raste, institucionet nuk dispononin dokumentacionin e detyrueshëm higjieno-sanitar as për ambientet, as për personelin, ndërsa në çerdhe dhe kopshte janë konstatuar mangësi në dosjet e fëmijëve, përfshirë mungesën e vërtetimeve të vaksinimit dhe analizave periodike.Në total, gjatë vitit 2024 janë vendosur 7 masa administrative me gjobë, 6 vendime për mbyllje provizore dhe 439 paralajmërime, duke reflektuar një numër të konsiderueshëm rastesh ku standardet nuk janë respektuar.Raporti i ISHSH tregon se, pavarësisht ndërgjegjësimit më të lartë për çështjet e higjienës dhe kontrollit sanitar, infrastruktura arsimore dhe kujdesi për ambientet ku qëndrojnë fëmijët vijojnë të mbeten një ndër hallkat më të dobëta të sistemit publik.Dhe ndërsa inspektimet vazhdojnë, gjetjet e tyre dëshmojnë se për shumë institucione, standardet shëndetësore mbeten më shumë një detyrim formal sesa një praktikë e konsoliduar./ D.Hyka  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • I lodhi opozita! Rama ‘merkato’ në PD, kush janë ish-deputetët dhe zyrtarët që ‘kaluan ylberin’

    I lodhi opozita! Rama ‘merkato’ në PD, kush janë ish-deputetët dhe zyrtarët që ‘kaluan ylberin’

    Opozitaret qe zgjodhen pushtetin

    TIRANË- Pas më shumë se 12 vitesh në pushtet, ku shumë ‘koka’ janë prerë dhe janë konsumuar nga vitet e gjata në qeverisje, socialistët kanë shtrirë dorën e bashkëpunimit, edhe për individë të profileve të larta që dikur kanë qenë në opozitë. Në muajt e fundit, një sërë funksionarësh të Partisë Demokratike, por edhe të zgjedhur lokalë e vendorë, kanë pranuar që të marrin poste publike në qeverisjen Rama 4. Dukshëm të lodhur nga vitet e gjata në opozitë, një pjesë e tyre e kanë justifikuar marrjen e posteve, me përgjegjësitë dhe dëshirën e mirë për t’i shërbyer qytetarëve. Sinjalet e para për largimet nga fronti opozitar u dhanë që në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e Majit. Alban Zeneli dhe Zamira Sina, dikur deputetë dhe aktivistë të njohur pranë Partisë Demokratike, u bënë pjesë e listave të hapura për deputetë nga radhët e Partisë Socialiste. Sina arriti që të fitonte mandatin në qarkun e Vlorës, ndërsa Zeneli mbeti pa post, edhe pse tashmë duket se rrugët e tij me të djathtën janë ndarë.
    Po teksa Sina priste që të merrte mandatin zyrtarisht në Kuvend, një tjetër eksponent i lartë i PD-së në Vlorë, do të largohej nga kjo forcë politike.  Genc Deromemaj, ish-drejtuesi i PD-së për 4 vite, pranoi postin e drejtuesit të Kadastrës në Vlorë. Një institucion që në vitet e fundit ka qenë një prej më të lakuarve në media, për shkak të dorëheqjeve së njëpanjëshme të drejtesve. Deromemaj kishte kandiduar po ashtu për kreun e Bashkisë së Vlorës, përballë Dritan Lelit.

    Një nga emërimet më të bujshme, i cili u komentua gjatë dhe në rrjetet sociale ishte ai i Silva Cakës në postin e zëvendësministres së brendshme. Një nga më të besuarat e Ilir Metës, e gjendur shpesh në krye të protestave dhe aksioneve opozitare, tashmë e braktisi varkën, edhe për shkak të përqëndrimit të Partisë së Lirisë në duart e Tedi Blushit pas burgosjes së ish-presidentit. Sulmeve të Partisë së Lirisë, Caka vendosi që të mos iu përgjigjej, ndërsa komentet munguan edhe për arsyet që e shtynë drejt marrjes së detyrës së re, nën qeverisjen e Edi Ramës, të cilin nuk kishte lënë rast pa e kundërshtuar.

    Zheni Gjergji, ish-deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, e cila nuk fitoi dot një mandat në zgjedhjet e Majit, për shkak të vendosjes në listat e hapura, iu rikthye karrierës së saj të mëparshme, në sistemin shëndetësor. Këtë herë jo si një mjeke e thjeshtë, por si drejtuese e spitalit të Elbasanit, një prej institucioneve më të rëndësishme në nivel vendor. Vendimin e saj e cilësoi si një mundësi për t’iu shërbyer qytetarëve të Elbasanit, edhe pse nuk mund ta fshihte të shkuarën politike.
    “Të nderuar miq,Të nderuar qytetarë të Elbasanit, Sot kam pranuar me përgjegjësi dhe përulësi detyrën si Drejtoreshë e Spitalit Rajonal “ Dr. Xhaferr Kongoli” Elbasan. Kjo nuk ishte një zgjedhje e lehtë politike, por një vendim thellësisht profesional dhe njerëzor.Pavarësisht angazhimit tim të mëparshëm politik, unë kam qenë dhe mbetem mjeke.
    Profesioni im është thirrje, jo pozicion. Kam zgjedhur të jem aty ku mund të jap më shumë për shëndetin e njerëzve, për komunitetin tim, për qytetin që dua.
    Elbasani është qyteti im, vendi ku jam rritur dhe ku kam ndërtuar identitetin tim profesional. Të jem në krye të institucionit më të rëndësishëm shëndetësor të këtij qyteti është për mua një nder, por mbi të gjitha një sfidë që kërkon përkushtim, dije dhe ndershmëri.
    Shëndetësia ka nevojë për njerëz që e njohin sistemin, që ndjejnë barrën e përgjegjësisë dhe që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim, përtej bindjeve dhe kornizave politike.
    Faleminderit për besimin. Angazhimi im do të jetë çdo ditë në shërbim të pacientit, stafit mjekësor dhe dinjitetit të kujdesit shëndetësor”, shkruante Gjergji në postimin e saj.

    Pa u tharë mirë rreshtat e ish-deputetes demokrate, një tjetër emërim nxiti kureshtjen e publikut. Manjola Nikollo, ish-kryetarja e PD-së në Sarandë, pranoi rolin e nënkryetares së bashkisë së qytetit, që qeveriset nga socialisti Oltion Çaçi. Në një reagim të bërë publik pas emërimit, Nikollo pranoi hapur përplasjet e saj me deputeten e qarkut Ina Zhupa, të cilën e akuzoi për një garë të pabarabartë në primaret e zhvilluara përpara zgjedhjeve të Majit.
    “Të gjithë ju që keni qenë bashkudhëtaret e mi, i dini mirë këto problematikat dhe përplasjet e brendshme që lindën në degën tonë. Përplasjet që u bënë për primaret për deputët për qarkun e Vlorës, i cili u kontestua nga unë dhe disa demokratë në heshtje, pasi pati orientim të votës drejt zonjës Zhupa.
    Zonja Zhupa arriti të përdorë ndikimin e saj tek anëtarët e PD-së dhe kjo prishi balancën në këtë proces. Pati ndërhyrje siç ishte rasti i Konispolit, i cili doli i pavlefshëm, apo mosdhënia e listave të anëtarëve që kishin të drejtën e votes.
    Duke qenë se unë nuk isha më kryetare e PD-së, për shkak se dhashë dorëheqje për shkak të udhëzimit të dalë nga qendra për primaret, u mor kjo dorëheqje si përjashtim i Manjolës nga këto zgjedhje. Çuditërisht nuk njoftohesha më në asnjë mbledhje dhe asnjë takim të organizuar. Unë jam demokrate.
    Manjola futet në atë bashki si demokrate. Të gjithë më njohin shumë mirë dhe më etiketojnë si Manjola e PD-së. Ajo që iu premtoj demokratëve, veçanërisht për ata demkokratë që i kam zhgënjyer, ju lutem kini besim. Jam Manjola që ju keni votuar dhe mbështetur. Jam zëri juaj në atë bashki. Premtoj që do të dal me kokën lart nga ajo Bashki, ku do të mbroj interesat e qytetarëve. Jam këtu për të dhënë kontributin tim”, deklaroi Manjola Nikollo.

    Joshjes për të bashkëpunuar me pushtetin nuk i shpëtoi as ish-deputeti i qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferri. Pasi nuk pranoi që të bëhej pjesë e primareve për të zënë një vend në listat e PD, Xhaferri është emëruar së fundi si këshilltar i presidentit Bajram Begaj për çështjet e sigurisë.

    Sikur të mos mjaftonin prurjet nga e djathta në qeveri, një lëvizje interesante është bërë së fundi dhe për emërimin e drejtorit të ri të Portit të Durrësit. Në krye të portës më të rëndësishme hyrëse në Ballkan, është emëruar ish-ministri i Kosovës për Infrastrukturën dhe Mjedisin, Liburn Aliu. Ky i fundit u larguar nga qeverisja e Albin Kurtit gjatë verës, pas përplasjes për zgjedhjen e kreut të ri të kreut të Kuvendit.

    Kjo qasje gjithëpërfshirëse e qeverisjes Rama 4, u konfirmua nga vetë kryeministri në Shtator të këtij viti, teksa prezantonte ministrat e rinj në Asamblenë e Partisë Socialiste. Rama tha se Shqipëria nuk e ka luksin që të humbasë eksperiencën e njerëzve të ndershëm, pavarësisht nëse ata janë demokratë. Pavarësisht se kupolën drejtuese të opozitës e konsideron një kënetë dhe bufa kënete, Rama tha se ka njerëz të ndershëm që me eksperiencën e tyre, mund të kontribuojnë në realizimin e reformave dhe punëve, të vogla dhe të mëdha.
    “Ne i fituam zgjedhjet, s’kemi më nevojë për vota, por nuk kemi luksin që të humbasim eksperiencat dhe profesionalizimin e kujdo. Veçanërisht ky bashkëpunim mund të jetë i domosdoshëm në zonat e vogla, ndaj duhet të bashkëveproni, duhet të integroni individët opozitarë”, u shpreh Rama në Asamblenë e PS./ZËRI 

  • Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin

    Nga drejtor i Portit të Durrësit në krye të DPSHTRR, zv.kryeministrja Balluku prezanton Kreshnik Bajraktarin

    Është prezantuar këtë të mërkurë drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor(DPSHTRR), Kreshnik Bajraktarin.

    Prezantimin e tij e ka bërë zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Bajraktari, i cili ishte më parë Drejtor i Portit të Durrësit, do të zëvendësojë Endri Haxhiun, i cili siç tha zëvendëskryeministrja Balluku, do të marrë një detyrë të re.
    “Ka qenë drejtor në Portin e Durrësit, Kreshniku është një bashkëpunëtor i mirë, është bashkëpunues dhe do të mbështesë secilin në këtë mision. Dua të falënderoj Endrin, i cili do të marrë një detyrë tjetër”, u shpreh Balluku.
    Kujtojmë se një ditë më parë Liburn Aliu u emërua drejtori i ri Portit të Durrësit.

    Top Channel

  • Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

    Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

    Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve
    Kostot për familjet me fëmijë janë rritur shumë tepër se në familjet e tjera në vitin 2024 në raport me vitin 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjeve.
    Shpenzimet mujore të familjeve me dy të rritur me fëmijë pësuan rritje vjetore me 14.7 për qind vitin e kaluar, niveli më i lartë në raport me tipologjitë e tjera të familjeve.
    Një familjeje të tillë i duhen 106 mijë lekë në muaj për të përballuar jetesën (rreth 14 mijë lekë më shumë se një vit më parë), nga 93 mijë lekë në muaj që është mesatarja. Kjo tregon se familjet me fëmijë janë përballur me rritje të ndjeshme të kostove, për ushqim, arsim, energji apo transport.
    Personat e vetëm kanë regjistruar një rritje shumë të lehtë të shpenzimeve mujore, me vetëm 1.7% më shumë se një vit më parë, duke arritur në 56,895 lekë. Ndërkohë, personat e vetëm me fëmijë në varësi kanë pasur një shtesë më të ndjeshme, me 8.3%, çka tregon se kjo kategori është goditur më shumë nga rritja e çmimeve dhe nevojat bazë për kujdesin e fëmijëve.Familjet me dy të rritur pa fëmijë kanë parë një rritje prej 10%, nga 71,792 në 79,004 lekë.
    Në anën tjetër, familjet më të mëdha, me tre ose më shumë të rritur pa fëmijë kanë shënuar rritje më të moderuar të shpenzimeve, 7.7% për ato pa fëmijë dhe 5.5% për ato me fëmijë. Kjo sugjeron se ekonomitë e shkallës pasi bëhet ndarja e kostove në më shumë anëtarë që mund të ndihmojë në zbutjen e ndikimit të inflacionit
    Rritja e kostove të familjeve me fëmijë tregon presion më të lartë mbi familjet e mëdha dhe mund të reflektojë si efektet e inflacionit të brendshëm, ashtu edhe ndryshimet në çmimet e mallrave të konsumit bazë.
    Familjet me fëmijë janë më të ndjeshme ndaj ndryshimeve të çmimeve të ushqimeve. Në vitin 2024, çmimet e produkteve bazë, sidomos bulmetit, mishit dhe frutave dhe perimeve kanë vijuar të jenë më të larta se mesatarja e viteve të kaluara. Kjo ka bërë që shpenzimet mujore të rriten ndjeshëm për familjet që ushqejnë fëmijë në rritje.
    Gjithashtu tarifat e shkollave, çerdheve, kurseve dhe aktiviteteve jashtëshkollore janë rritur ndjeshëm. Edhe pse arsimi publik është falas, shumë familje mbështeten te arsimi privat, kurset ndihmëse apo aktivitetet sportive dhe kulturore. Këto kosto janë rritur në mënyrë të ndjeshme në vitin 2024, duke reflektuar inflacionin në sektorin e shërbimeve.
    Ndërsa fëmijët rriten, rritet edhe numri i produkteve dhe shërbimeve që një familje duhet të blejë, veshje, libra, pajisje teknologjike, internet, etj.
    Përveç këtyre nëse familja nuk zotëron banesën ku jeton, rritja e qirave ka qenë një tjetër faktor që ka rënduar buxhetin. Sipas tendencave të fundit në tregun e banesave, qiratë në qytetet kryesore si Tirana, Durrësi dhe Vlora janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2024, çka ndikon më fort familjet me më shumë anëtarë që kanë nevojë për më shumë hapësirë./ B.Hoxha, Monitor

  • Vrau babanë me thikë/ Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

    Vrau babanë me thikë/ Zbardhet dëshmia e djalit: S’më linte të haja i qetë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…

    Një ngjarje e rëndë trondit dje Durrësin, ku djali vrau me thikë babanë.

    Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, ka siguruar dëshminë e 25-vjeçarit, Marjan Kodheli. I riu ka deklaruar para uniformave blu se ka pasur grindje të vazhdueshme me të atin, Pjetër Kodheli.
    “Nuk më linte të haja i qetë”, ka thënë ai, ku ndër të tjera është shprehur se ‘nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova’.
    “Ishim duke ngrënë bukë dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh. Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë.
    Kemi pasur debate me babain. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, ka dëshmuar ai.

    Top Channel

  • “Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…”, zbardhet dëshmia e të riut që vrau babanë në Durrës: Isha i papunë!

    “Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe…”, zbardhet dëshmia e të riut që vrau babanë në Durrës: Isha i papunë!

    autori i vrasjes pas arrestimit

    DURRËS- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja brenda familjes që ndodhi mesditën e djeshme në Shkallnur të Durrësit, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babain e tij, Pjetër Kodheli. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre, ndërsa pas vrasjes i riu u larguar drejt një lokali që ishte në pronësi të motrës së tij, ku dhe më pas u arrestua nga policia.
    Sipas burime nga grupi hetimor, familjarët kanë dëshmuar se 25 vjeçari kishte shkuar në spital dy vite më parë për t’u vizituar, pasi kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Mjekja i kishte rekomanduar që të bënte një vizitë me mjekë psikiatër për të parë gjendjen e tij mendore, por një gjë e tillë është refuzuar nga babai i të riut, dje viktimë e krimit në familje.
    Gjatë dëshmisë së tij përpara grupit hetimor 25-vjeçari ka deklaruar:
    “Ishim duke ngrenë buke dhe babai mu turr. Nuk më linte të haja buke i qetë. Po nuk e mbaj mend pse ndodhi por kemi patur grindje te vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia para 6 muajsh.
    Kam jetuar në France jam me pasaportë franceze. Atje kam ndenjur rreth 6 vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi ku kam punuar 6 muaj. Nga Greqia kam ardhur në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi patur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi mora thikën e qëllova”.
    I riu ndodhet tashmë në ambientet e paraburgimit dhe pritet që t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore.
    Të afërmit e viktimës, deklaruan dje se i riu nuk kishte qenë mirë kohët e fundit, pas humbjes së nënës.
    “Ishte familje e qetë. Janë nga Mirdita me origjinë. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, tani ka ardhur. I ka vdekur edhe nëna. Djali është beqar”, tha i afërmi i viktimës. /ZËRI
     

  • Rreth 9 muaj në qeli! Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, 31 tetori shënon daljen e parë publike pas arrestimit

    Rreth 9 muaj në qeli! Veliaj në Gjykatën Kushtetuese, 31 tetori shënon daljen e parë publike pas arrestimit

    Erion Veliaj

    TIRANË-Përurimi i një kopshti në Yzberisht më 10 shkurt të 2025 do të shënonte daljen e fundit publike të ish-kryebashkiakut Erion Veliaj para arrestimit. Rreth 9 muaj nga ai takim, Veliaj do të dalë para publikut në sallën e Gjykatës Kushtetuese më 31 tetor, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës. Nga roli i kryebashkiakut në podiumin e një kopshti, paraqitja në GJKKO, ‘beteja’ në rrjete sociale nga qelia, deri tek shkarkimi i tij, cilat ishin momentet e kufizuar në publik gjatë këtyre muajëve…
    Dalja e fundit-pamjet nga kopshti
    Më 10 shkurt ish-kryebashkiaku Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e një kopshti në Yzberisht. 

    Disa minuta më vonë, pas pamjeve nga kopshti, Veliaj u shfaq në Bashkinë e Tiranës teksa dilte nga zyra e tij me dosje në duar në shoqërinë e oficerëve të BKH-së.

    GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Tiranës dhe pamja që pasoi nga 10 shkurti deri në mars ishte dalja e tij e fundit nga Bashkia e Tiranës dhe furgoni i Policisë që e shoqëroi në paraburgimin e Durrësit. Pas rreth 1 muaji në qeli, më 11 mars Veliaj u nis drejt Tiranës, për të marrë pjesë në seancën e Gjykatës së Posaçme, ku kërkonte lirinë.
    Teksa ka dalë nga GJKKO, Veliaj u kap nga mediat me pranga në duar dhe i rrethuar nga punonjës të Policisë së Shtetit.

    Më 12 mars ish-kryebashkiaku u kap sërish në sallën e GJKKO, por dalja e tij ishte thjesht një imazh pasi kërkesa e tij që seanca të ishte e hapur për mediat dhe të deklaronte publikisht përgjimet e kryera ndaj tij, u rrëzua.

    Nga ky moment, pamja e Erion Veliajt mungoi në publik, ajo që pasoi ishin postimet e tij në rrjete sociale dhe mesazhet nga burgu. Ankimimet e ish-kryebashkiakut u shqyrtuan nëpër shkallët e drejtësisë, por pa rezultat. Muaj më vonë në shtator 2025, shkarkimi si kryebashkiak i Tiranës, ‘nxiti’ daljen e tij në publik.
    Asakohe, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i bëri një kërkesë Këshillit Bashkiak që të ishte i pranishëm në mbledhjen ku do të vendosej shkarkimi i tij. Veliaj kërkoi që para se të merrej vendimi për shkarkimin e tij, të dëgjohej në mbledhje, por Këshilli Bashkiak ‘i mbylli derën’, duke i ofruar vetëm të drejtën me shkrim për pretendimet e tij.

    ‘Gurët’ u lëvizën, shkarkimi i Veliajt u miratua dhe vendimi i hapi rrugë zgjedhjeve të parakohshme për Tiranën. Me firmën e presidentit Bajram Begaj më 1 tetor u vendos që zgjedhjet e pjesshme vendore të mbahen më 9 nëntor. Por kryebashkiaku i shkarkuar, Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Kushtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet. 
    Rreth një javë më vonë, ‘situata’ u kthye përmbys me një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi drekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 Nëntorit. Në arsyetimin e vendimit, Kushtetuesja shpjegon se nëse dekreti i Begajt për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë do të qëndronte në fuqi, do të sillte pasoja të pariparueshme në adresë të Erion Veliajt, teksa vendimi për shkarkimin e tij është ende në shqyrtim.

    Ndryshe nga Këshilli Bashkiak, Veliaj në seancën për shqyrtimin e shkarkimit të tij do të i pranishëm fizikisht, pasi ky i fundit shprehu vullnetin për të marrë pjesë. Kushtetuesja ka njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për marrjen e masave për shoqërimin e Veliaj në seancë. Gjithashtu është njoftuar dhe SPAK, pas konfirmimit të Veliajt. 

    Teksa më 31 tetor presim daljen e parë publike për Erion Veliajn pas arrestimit, Tirana pret edhe vendimin për zgjedhjet e mbajtura ‘peng’.

    900 0 1741785617×640 0 1741700927×640 0 67b6260cb841e 866 402

    532 300 1739706249xveliaj shoqerohet sd 373

    900 0 1739196774x66666ppppng 332 1

  • Zbardhet dëshmia e djalit që vrau babanë: Po haja bukë, ai m’u turr dhe…

    Zbardhet dëshmia e djalit që vrau babanë: Po haja bukë, ai m’u turr dhe…

    Kronikë E Mërkurë, 29 Tetor 2025 09:57
    Zbardhet dëshmia e djalit që vrau dje babanë. Ngjarja ndodhi në Shkallnur të Durrësit, ku Marjan Kodheli goditi për vdekje babain 69-vjeçar me thikën e bukës.
    “Ishim duke ngrënë bukë dhe babai më turr. Nuk më linte të haja i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia, para gjashtë muajsh.Kam jetuar në Francë, jam me pasaportë franceze. Atje kam qëndruar rreth gjashtë vjet dhe më pas kam shkuar në Greqi, ku kam punuar për gjashtë muaj. Nga Greqia jam kthyer në shtëpi dhe isha i papunë. Kemi pasur debate me babanë. Sherri ndodhi teksa hanim drekë. Nuk e di si ndodhi, mora thikën dhe e qëllova”, tha ai.