Tag: bulevardin

  • Operacion ‘blic’ në Tiranë, arrestohen 3 persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Operacion ‘blic’ në Tiranë, arrestohen 3 persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Një operacion i befasishëm Policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Në lidhje me aksionin raportohet se tre persona janë vendosur në pranga, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
    vijon…

  • Prag-tragjedi/ Britaniku i dehur hyn me makinë në bulevardin ku po zhvillohej një aktivitet, bie në prangat e policisë

    Prag-tragjedi/ Britaniku i dehur hyn me makinë në bulevardin ku po zhvillohej një aktivitet, bie në prangat e policisë

    Një 52-vjeçar nga Britania e Madhe për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi rrugore, teksa hyri i dehur me mjetin e tij në bulevardin “Epidamn” të qytetit bregdetar të Durrësit, pikërisht në momentin kur aty po zhvillohej edhe një aktivitet.
    Policia vendore bëri me dije se pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë V. D., 52 vjeç, banues në Britani.
    “I dyshuari ka qarkulluar me automjet në bulevardin “Epidamn”, ku po zhvillohej një aktivitet. Pasi u ndalua nga shërbimet e Policisë, iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi në gjendje të dehur”, thanë burime zyrtare.
    Ky rast është publikuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa pas sinjalizimit u bë identifikimi dhe ndalimi i të dyshuarit.

  • Rrëzohet palma në bulevardin e Durrësit, rrezikohen kalimtarët

    Rrëzohet palma në bulevardin e Durrësit, rrezikohen kalimtarët

    Një incident është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në qytetin e Durrësit, ku një palmë dekorative është rrëzuar në mes të rrugës, në bulevardin “Epidamn”.
    Si pasojë e rrëzimit, është bllokuar përkohësisht qarkullimi në zonë, duke sjellë vështirësi në lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
    Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët dhe kalimtarët, të cilët thonë se raste të ngjashme me rrëzimin e pemëve kanë ndodhur edhe më parë në këtë zonë.

  • Kalimtarët në rrezik/ Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

    Kalimtarët në rrezik/ Palma bie në mes të rrugës në bulevardin “Epidamn” në Durrës

    Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në bulevardin “Epidamn” në Durrës, ku një palmë është rrëzuar papritur në mes të rrugës, duke rrezikuar seriozisht kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve që lëviznin në zonë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
    Ngjarja shkaktoi bllokim të përkohshëm të trafikut, ndërsa forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar qarkullimin dhe për të siguruar zonën deri në largimin e palmës nga autoritetet përkatëse.
    Sipas banorëve dhe dëshmitarëve, rrëzimi i pemëve të tilla nuk është hera e parë që ndodh në këtë bulevard. Ngjarje të ngjashme janë shënuar edhe më herët, jo vetëm në bulevardin “Epidamn”, por edhe në zona të tjera të qytetit bregdetar.
    Banorët kërkojnë që të kryhet një kontroll më i rreptë dhe i rregullt i gjendjes së pemëve dekorative në rrugët e qytetit, për të shmangur rreziqe të tilla për jetën dhe sigurinë publike.

  • Dhunoi me grushte 39-vjeçarin në Bulevardin e Kasharit, në hetim autori, nuk i bindet policisë

    Dhunoi me grushte 39-vjeçarin në Bulevardin e Kasharit, në hetim autori, nuk i bindet policisë

    Një 39-vjeçar është marrë në hetim në gjendje të lirë, pasi goditi me grushte një person dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për shoqërim.
    Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin e Kasharit, ku i dyshuari, shtetasi M. H., 39 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi të moshës së njëjtë me të.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 39 vjeç, pasi në Bulevardin e Kasharit, ka goditur me grushte një 39-vjeçar, si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shoqërimin e tij”.-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Të miturit me monopatinë u futën me semafor të kuq, arrestohet shoferi i makinës që i përplasi: 41-vjeçari kaloi me semafor portokalli

    Të miturit me monopatinë u futën me semafor të kuq, arrestohet shoferi i makinës që i përplasi: 41-vjeçari kaloi me semafor portokalli

    Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar shoferin e automjetit që aksidentoi 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Në pranga u vu 41-vjeçari Ekerem Skureni. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas ekspertizës në vendngjarje ka rezultuar se të miturit, të ndarë në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.

    Ditën e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tre fëmijë të mitur nga 9 deri në 11 vjeç teksa po qarkullonin me dy skutera elektrikë, janë përplasur nga një makinë duke i hedhur të miturit disa metra më tej.
    Fëmijët po qarkullonin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në afërsi të Piramidës, ndërkohë makina vinte nga rruga e Elbasanit në drejtim të zonës së ish-Bllokut.
    Dy prej të plagosurve, 9 dhe 11 vjeç, mësohet se janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spitalin e Traumës me dëmtime në krah dhe në këmbë. I treti, një 11-vjeçar është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dëmtime në kokë.
    Skuterat elektrikë, ose monopatinat janë kthyer në një shqetësim serioz për blutë dhe mjekët, pasi ka një rritje të frishme të aksidenteve. Sipas policisë në 7% të aksidenteve janë të përfshira monopatinat, ndërkohë që mjekët shprehen se përplasja e drejtuesve të monopatinave është përgjithësisht e rëndë pasi nuk ka asnjë lloj mundësi për tu mbrojtur.
    Në disa vende të Europës, për shkak të rrezikut është diskutuar për heqjen e tyre nga qarkullimi./vizionplus.tv

  • Tifozat Kuq e Zi u përjashtuan nga stadiumi, por bashkohen në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”

    Tifozat Kuq e Zi u përjashtuan nga stadiumi, por bashkohen në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”

    Tifozat Kuq e Zi janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Por ata janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.
    Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj.

    “Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre. TKZ është organizuar dhe do e ndjekin ndeshjen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, konkretisht në lulishten “Vëllezërit Frashëri”, ku do jetë një zonë për fansat.

  • U “përjashtuan” nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e “djegin” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    U “përjashtuan” nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e “djegin” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

    Tifozat Kuq e Zi (TKZ) janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Përpara ndeshjes me Serbinë, TKZ janë mbledhur tanimë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.
    Mungesa në stadium – Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj.
    “Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre.

  • U ‘përjashtuan’ nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e ‘djegin’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

    U ‘përjashtuan’ nga stadiumi, Tifozat Kuq e Zi e ‘djegin’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

    Tifozat Kuq e Zi (TKZ) janë “lojtari i 12-të” që mungon sot në stadium për Kombëtaren. Përpara ndeshjes me Serbinë, TKZ janë mbledhur tanimë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe me ngjyrat kuqezi, këngët patriotike, plisat dhe vallet, kanë nisur festën; siç duket në videon e regjistruar nga gazetari Ernest Koçi.
    Mungesa në stadium – Pasi UEFA i dha dritën jeshile bashkprganizimit të Euro 2027 për U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, Tifozat Kuq e Zi dolën kundër FSHF-së (Federatës Shqiptare të Futbollit) dhe prej atëherë kanë humbur vendin specifik që e mbanin në çdo stadium prej 21 vitesh, si edhe biletat e dedikuara për anëtarët e saj. “Lufta” me FSHF-në ka bërë që TKZ të jetë mungesa e madhe e kësaj përballje, për gjithë mbështetjen e organizuar dhe koreografitë e tyre.

  • Benet Beci: Nis sistemimi i trotuareve në bulevardin “Skënderbeu”

    Benet Beci: Nis sistemimi i trotuareve në bulevardin “Skënderbeu”

    Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar nisjen e punimeve për sistemimin e hapësirave për këmbësorët në bulevardin “Skënderbeu”, një prej akseve më të rëndësishme të qytetit. Në një postim në rrjetet sociale, Beci thekson se ndërhyrja po kryhet në të dyja anët e rrugës nga Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike.
    Kjo ndërhyrje vjen si pjesë e angazhimit të Bashkisë Shkodër për përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe rritjen e sigurisë për këmbësorët.

    Postimi i plotë: