Tag: bulevardin

  • Lëvizte i armatosur me pistoletë pa leje,kapet në bulevardin “Zhan d’Ark” 18-vjeçari

    Lëvizte i armatosur me pistoletë pa leje,kapet në bulevardin “Zhan d’Ark” 18-vjeçari

    Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Tiranë, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë në bulevardin “Zhan d’Ark”.
    Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi F. F., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.
    Uuniformat blu kanë sekuestruan armën e zjarrit.
    “Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.
    Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.
    Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje”, njofton policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme./Opinion.al

  • Lëvizte i armatosur, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë (Emri)

    Lëvizte i armatosur, arrestohet 18-vjeçari në Tiranë (Emri)

    Policia ka arrestuar 18-vjeçarin Florjan Faslia i cili lëvizte i armatosur me pistoletë në bulevardin në Tiranë.
    Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.
    Ndërkohë uniformat blu sekuestruan armën e zjarrit.
    Njoftimi i policise
    Në vijim të aksioneve policore dhe punës së inteligjencës informative, me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë N.1, në kuadër të operacionit “Info”, goditën një tjetër rast në këtë fushë.
    jatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. F., 18 vjeç, banues në Tiranë.
    Ai u ndalua në bulevardin “Zhan d’Ark”, ku gjatë kontrollit fizik, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metejshme.

  • Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

    Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Zhan D’ark”, në kryeqytet ku një automjet ka përplasur një motomjet në të cilin ndodheshin drejtuesi dhe një pasagjer.
    Sipas asaj që bën të ditur policia si pasojë e aksidentit kanë ngelur të plagosur dy personat që ndodheshin në motomjet, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    “Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

  • Makina përplas motomjetin tek bulevardi ‘Zhan D’ark’, 2 persona në spital

    Makina përplas motomjetin tek bulevardi ‘Zhan D’ark’, 2 persona në spital

    Një aksident është shënuar pasditen e sotme në bulevardin ‘Zhan D’ark të Tiranës ku një makinë është përplasur me një motomjet ku udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar  shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.

    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

    Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Aksident në Tiranë, dy të plagosur

    Aksident në Tiranë, dy të plagosur

    Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Zhan D’ark” në Tiranë. Një automjet është përplasur me një motor.
    Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesit e të dy mjeteve.
    “Me datë 17.05.2025, rreth orës 19:15, në bulevardin “Zhan D’ark”, automjeti me drejtues shtetasin L. M., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin J. I dhe pasagjer shtetasin A. M.
    Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasit J. I dhe A. M, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve,”- njofton policia.
    Një hetim ka nisur për rastin.

  • VIDEO/ Mbahet protesta e PD, thirrja nga simpatizantët: Qeveri e krimit

    VIDEO/ Mbahet protesta e PD, thirrja nga simpatizantët: Qeveri e krimit

    Në Bulevardin ”Zogu I” në Tiranë po mbahet protesta e thirrur nga PD, si reagim kundër zgjedhjeve të 11 Majit. Simpatizantë dhe mbështetës demokratë janë grumbulluar në bulevardin që ndodhet rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderëve evropiane. Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka kontestuar zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar PS në pushtet se votat janë vjedhur.

  • Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

    Zgjedhjet e 11 Majit, opozita mblidhet në Bulevardin “Zogu i Parë”

    Opozita shqiptare ka thirrur protestë pasditen e sotme, lidhur me procesin e zgjedhjet e 11 majit.
    Në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ janë mbledhur jo vetëm qytetarë, por edhe eksponentë të Partisë Demokratike.
    Kujtojmë se ky tubim po mbahet rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet Samiti i liderve europianë.

  • “Grabitin zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë“, PD proteston sot në ‘Bulevardin e Ri‘

    “Grabitin zgjedhjet për të zhvatur Shqipërinë“, PD proteston sot në ‘Bulevardin e Ri‘

    Partia Demokratike mban sot protestën e paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Sali Berisha si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabitur ndonjëherë në historinë shqiptare.
    Fillimisht policia refuzoi kërkesën e PD, me arsyetimin se vendi ku tubimi pritej të mbahej ishte shumë pranë vendit ku do të organizoheshin aktivitetet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian.
    Megjithatë, ditën e djeshme u arrit një dakordësi mes policisë dhe PD, dhe protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri.

  • PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

    PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i jep lejen

    Partisë Demokratike i është kundërshtuar kërkesa e saj për të zhvilluar protestën e thirrur në datën 16 Maj, ditën që përkon me Samitin Politik Evropian që do mbahet në kryeqytet.
    Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative për protestën, me sqarimin se nuk lejohet për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin, raporton gazetari  Merin Maçi.
    Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se protesta do të ishte paqesore, me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.
    “Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore“, tha Berisha.
    Për mbarëvajtjen e samitit, uniformat blu kanë ndërmarrë masa duke bllokuar ose devijuar disa akse kryesore.
    Të premten (16 Maj) nga ora 06:00 deri më 18:00 do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”. TvKlan
     

  • PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i miraton lejen

    PD paralajmëroi protestë ditën e Samitit Evropian, policia nuk i miraton lejen

    Partisë Demokratike i është kundërshtuar kërkesa e saj për të zhvilluar protestën e thirrur në datën 16 Maj, ditën që përkon me Samitin Politik Evropian që do mbahet në kryeqytet.
    Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative për protestën, me sqarimin se nuk lejohet për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin.
    Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se protesta do të ishte paqesore, me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.
    “Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore“, tha Berisha.
    Për mbarëvajtjen e samitit, uniformat blu kanë ndërmarrë masa duke bllokuar ose devijuar disa akse kryesore.
    Të premten (16 Maj) nga ora 06:00 deri më 18:00 do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.