Tag: bulevardin

  • Protesta në ditën e Samitit, Policia nuk i jep leje PD-së: Shkelet perimetri i sigurisë!

    Protesta në ditën e Samitit, Policia nuk i jep leje PD-së: Shkelet perimetri i sigurisë!

    Partisë Demokratike i është kundërshtuar kërkesa e saj për të zhvilluar protestën e thirrur në datën 16 Maj, ditën që përkon me Samitin Politik Evropian që do mbahet në kryeqytet.
    Policia e Tiranës i ka kthyer përgjigje negative për protestën, me sqarimin se nuk lejohet për shkak të perimetrit të sigurisë të përcaktuar për samitin.
    Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se protesta do të ishte paqesore, me qëllim për të sensibilizuar ndërkombëtarët për krimet elektorale.
    “Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore“, tha Berisha.
    Për mbarëvajtjen e samitit, uniformat blu kanë ndërmarrë masa duke bllokuar ose devijuar disa akse kryesore.
    Të premten (16 Maj) nga ora 06:00 deri më 18:00 do të ketë bllokim të plotë të qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve në zonën ku do të zhvillohet Samiti, përfshirë: Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

  • Pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha del në shesh: Protestë ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian

    Pas humbjes së zgjedhjeve, Berisha del në shesh: Protestë ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian

    Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar protestë pas rezultatit të zgjedhjeve.

    Tubimi do të mbahet në datë 16 në bulevardin “Zogu i Parë”, pikërisht në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.
    “Thirrja ime për të gjithë komisionerët të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur për ata që kanë votuar për opozitën në dëshmi të terrorit, të mbajnë çdo parregullsi.
    Libri i zi shkruhet me datën 16 ora 17:00 në bulevardin Zogu i Parë për të sensibilizuar opinionin kombëtar të përbindëshit elektoral Edi Rama”, tha Berisha.
    Berisha: Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh besoj, se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99.6 përqind. Pra, kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta.
    Në qoftë se nga Greqia, ardhja me postë të zakonshme çdo ditë para se famëziu, krimineli Balla të shkonte me hordhinë e patronazhistëve në Greqi, ishte 1000-1300 zarfe, pas dërgimit të kriminel Ballës në Greqi, kanë ardhur 6 mijë zarfe, të gjitha të manipuluara. Ju besoj se po e ndiqni numërimin e votave në diasporë se si ato janë me shenjat më të sigurta të falsitetit dhe manipulimit.
    Thirrja ime është kjo për të gjithë komisionerët që po bëjnë punë me vetëmohim, të numërojnë çdo votë në dëshmi të respektit tonë të palëkundur ndaj atyre që në kushte terrori kanë votuar për opozitën.Të regjistrojnë dhe të mbajnë shënim çdo parregullsi.
    Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevardin e Parë për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet. Protesta do të jetë paqësore.
    Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij.

    Top Channel

  • Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, njihuni me oraret dhe akset që do të bllokohen! Shmangni këto rrugë

    Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, njihuni me oraret dhe akset që do të bllokohen! Shmangni këto rrugë

    Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë rikujton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se ditën e sotme do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në këto akse kryesore:
    Ndalim qarkullimi dhe parkimi – ora 10:00–18:00Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”; Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës.
    Kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat në rrugët lidhëse me rrugën “.Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00.
    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve/drejtuesve të automjeteve, për respektimin e këtyre kufizimeve të përkohshme dhe i fton të respektojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Dita e dytë e Giro d’Italia në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

    Dita e dytë e Giro d’Italia në Tiranë, rrugët që do të bllokohen

    Policia

    Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës.
    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë rikujton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se ditën e sotme do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në këto akse kryesore:
    Ndalim qarkullimi dhe parkimi – ora 10:00–18:00
    Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”; Rrugën “Dervish Hima”; Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës.
    Kufizime në aksesin e disa blloqeve të banimit, veçanërisht në zonat në rrugët lidhëse me rrugën “.Papa Gjon Pali II” dhe “Ukraina e Lirë”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00.
    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve/drejtuesve të automjeteve, për respektimin e këtyre kufizimeve të përkohshme dhe i fton të respektojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të këtij eventi sportiv ndërkombëtar.

  • Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

    Sot dita e dytë e “Giro d’Italia 2025”, bllokohet sërish Tirana, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi dhe parkimi i automjeteve

    Sot zhvillohet Etapa e dytë e “Giro d’Italia”e cila do të jetë e gjitha në rrugët e kryeqytetit.
    Në këtë etapë çiklistët do të përshkojnë në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit deri në vijën e finishit. Për pasojë do të ketë ndalim parkimi nga ora 08:00 deri në 11:00 në segmentet që prekin vendet e akomodimit të ekipeve.

    Ndalimqarkullimi dhe parkimi do të nisë në orën 10:00 deri në 18:00 në 18 rrugë, sheshe apo bulevarde, ndërsa akses të kufizuar qarkullimi në blloqe banimi do të ketë në 7 zona të ndryshme.
    Sikurse një ditë më parë edhe sot devijim trafiku do të kenë të gjitha automjetet e transportit publik të shumë linjave.
    Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë lëvizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
    Ndalohet qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:
    Sheshin “Skënderbej”;Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”;Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin “Bajram Curri”;Rrugën “Ibrahim Rugova”;Rrugën “Lek Dugagjini”;Rrugën “Dervish Hima”;Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;Rrugën “Abdyl Frashëri”;Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventitBlloqet e banimit me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
    Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
    Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonën e Kodrës së PriftitNesër (11 maj) do të zhvillohet Etapa e tretë dhe e fundit e “Giro D’Italia”. Ajo do të nisë në Vlorë dhe do të përfundojë sërish në qytetin bregdetar.
    Një ditë më parë u zhvillua Etapa e I e garës së famshme e çiklizmit “Giro d’Italia”, e cila nisi nga qyteti i Durrësit.
    “Giro D’Italia” nuk ka rëndësi vetëm nga ana sportive, por edhe një impakt në imazhin e vendit tonë, pasi ndiqet nga vende të ndryshme të botës.
    Garës çiklistike “Giro d’Italia 2025”, do të përmbyllet Romë, më 1 qershor.

  • Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

    Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”/ Rrugët që bllokohen në Tiranë, ja oraret

    Sot do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë sot vetëm qytetin e Tiranës, ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit. Nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të ditës së shtunë do ndalohet qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:
    Sheshin “Skenderbej”;
    Rrugën “Urani Pano”;
    Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
    Rrugën “Ibrahim Rugova”;
    Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
    Bulevardin “Gjergj Fishta”;
    Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
    Bulevardin “Bajram Curri”;
    Rrugën “Ibrahim Rugova”;
    Rrugën “Lek Dugagjini”;
    Rrugën “Dervish Hima”;
    Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
    Rrugën “Abdyl Frashëri”;
    Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
    Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
    Ndërkohë nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë lëvizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durrësit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
    Njoftimi i policisë:
    Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë lëvizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:
    “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
    Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:
    Sheshin “Skenderbej”;
    Rrugën “Urani Pano”;
    Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
    Rrugën “Ibrahim Rugova”;
    Rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”;
    Bulevardin “Gjergj Fishta”;
    Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
    Bulevardin “Bajram Curri”;
    Rrugën “Ibrahim Rugova”;
    Rrugën “Lek Dugagjini”;
    Rrugën “Dervish Hima”;
    Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
    Rrugën “Abdyl Frashëri”;
    Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
    Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
    Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
    – Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
    – Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
    Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
    – Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
    – Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
    – Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonën e Kodrës së Priftit.

  • Berisha: Më 9 maj ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!

    Berisha: Më 9 maj ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • PD mbyll fushatën më 9 maj! Berisha: Të gjithë në Bulevardin e Ri

    PD mbyll fushatën më 9 maj! Berisha: Të gjithë në Bulevardin e Ri

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Teksa katër ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbyllë fushatën elektorale ditën e premte. Kreu i PD, Sali Berisha ka ftuar qytetarët t’i bashkohen në orën 19:00 më 9 maj në Bulevaridin e Ri, tek ish-Stacioni i Trenit.
    Sali Berisha: Të gjithë bashkë për një “Shqipëri Madhështore”. Më 9 maj në ora 19:00 në Bulevardin e Ri, përmbyllim një rrugëtim, nisim një mision.

  • ‘Premtimet e Veliajt, boshe’, Këlliçi: Kioskat në bulevardin ‘Zogu 1’ kanë mbirë si kërpudhat pas shiut

    ‘Premtimet e Veliajt, boshe’, Këlliçi: Kioskat në bulevardin ‘Zogu 1’ kanë mbirë si kërpudhat pas shiut

    Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale vendosjen e kioskave dhe bar-kafeneve në bulevardin “Zogu 1”. Këlliçi ka theksuar se këmbësorët në këtë zonë nuk mund të kalojnë dot në trotuare, pasi ato janë të bllokuara plotësisht nga kioskat.
    Ai ka kujtuar premtimet e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, i cili në fillim të mandatit të tij kishte thënë se nuk do të vendoseshin kioska në rrugët dhe trotuaret e qytetit dhe se nuk do të jepeshin leje për betonizimin e Tiranës. Sipas Këlliçit, këto premtime kanë mbetur të pambajtura, pasi në realitet Veliaj ka bërë të kundërtën, duke lejuar që kioskat dhe bar-kafet të pushtojnë bulevardin dhe trotuaret.
    Këlliçi e konsideron këtë fenomen si një element të betonizimit të Tiranës, duke shtuar se kioskat dhe bar-kafet janë bërë të pranishme kudo në qytet, duke bllokuar hapësirat për këmbësorët dhe duke ndikuar në ambientin e jetesës.
    “Banorët e Tiranës Denoncojnë!  Në fillim të mandatit të parë të tij, Veliaj u zotua se nuk do të vendoset asnjë kioskë nëpër rrugët dhe trotuaret e Tiranës si dhe nuk do të jepet asnjë leje për betonizimin e Tiranës, por në fakt, ky ishte thjeshtë një premtim ekektoral, pasi në realitet ai bëri të kundërtën e asaj që premtoi. Kioskat në bulevardin “Zogu 1” kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, i gjithë segmenti i këtij bulevardi është pushtuar nga kioskat dhe bar-kafet. Njerëzit nuk kalojnë dot, pasi njëra anë e trotuareve është bllokuar tërësisht. Fenomeni i kioskave dhe bar-kafeve pothuajse është kudo nëpër rrugët dhe trotuaret e Tiranës. Ky fenomen, krahas dhënies së lejeve të ndërtimit pa kriter, ka betonizuar tërësisht Tiranën”, shkruan Këlliçi.

  • VIDEO – Ndërhyrja në bulevardin “Skenderbeu”, kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet…

    VIDEO – Ndërhyrja në bulevardin “Skenderbeu”, kryebashkiaku Benet Beci inspekton punimet…

    Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skenderbeu” në qendër të qytetit. Aktualisht ne këtë segment rrugor prej 1 km, por punohet nje pjese te segmentit që po riasfaltohet plotësisht.
    Kryebashkiaku Beci, gjatë intervistës dhënë për mediat u shpreh se kjo është një ndërhyrje e planifikuar që vjen pas ndërhyrjes së Bashkisë Shkodër dhe Ujësjellës Kanalizime për kolektorin në qendër të qytetit që zgjidh njëherë e mirë problematikën e përmbytjeve në këtë zonë sa herë kishte reshje shiu.
    
    Në fund të muajit janar, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike e Bashkisë Shkodër së bashku me ndërmarrjen e Ujësjellës kanalizime nisën punën për sistemimin e plotë të rrjetit nëntokësorë të ujërave të shiut në këtë zonë e cila ishte kthyer në një problematikë prej vitesh. Pas sistemimit të plotë të kësaj ndërhyrjeje tashmë Bashkia Shkodër ka nisur riasfaltimin e plotë të të gjithë segmentit nga Sheshi “Demokracia” përgjatë të gjithë bulevardit “Skënderbeu”.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!