Tag: albania

  • Nis nata e shtatë e Albania’s Got Talent! Performanca spektakolare dhe emocione të forta në Vizion Plus

    Nis nata e shtatë e Albania’s Got Talent! Performanca spektakolare dhe emocione të forta në Vizion Plus

    Ka nisur nata e shtatë e spektaklit të famshëm të familjeve shqiptare, Albania’s Got Talent në televizionin kombëtar Vizion Plus.
    Nën moderimin e Isli Islamit dhe me jurinë e përbërë nga Agron Llakaj, Elsa Lila, Adelina Ismajli dhe Kastro Zizo, talente nga e gjithë Shqipëria ngjiten në skenën e Albania’s Got Talent.
    Kjo është nata e fundit e audicioneve. Të gjithë konkurrentët që kanë marrë PO-në e jurisë do të konkurrojnë në gjysmëfinale, duke sfiduar njëri-tjetrin me performanca të jashtëzakonshme.
    Kjo e hënë sjell në shtëpitë e çdo shqiptari, përmes ekranit kombëtar Vizion Plus, energji pozitive, emocione të forta dhe mbi të gjitha një mbrëmje spektakolare.
    Ndiqeni LIVE në ekranin e Vizion Plus, në livestream ose përmes linkut tonë në YouTube.
    /vizionplus.tv

  • Axhenda e javës së 14-të, Dinamo- Tirana në “Air Albania”, Vora pritëse në Shkodër

    Axhenda e javës së 14-të, Dinamo- Tirana në “Air Albania”, Vora pritëse në Shkodër

    Në situatën e ngjeshur të kampionatit shqiptar të futbollit, teksa java e 14-të do të zhvillohet në dy ditë, risia e radhës i takon duelit Vora- Vllaznia. Edhe pse u tha se klubi debutues do të rikthehej te stadiumi i tij i rikonstruktuar, diçka e tilë nuk do mund të ndodhë këtë javë.

    Sikundër me Partizanin (java e 10) e Teutën (java e 12) vorakët sfidat e tyre i luajtën në fushat e kundërshtarit edhe përballë Vllaznisë do të luhet në Shodër.

    Java e ndarë në dy ditë, ka patur edhe ndryshime në orare ndërsa veç ndeshjes Dinamo- Tirana (‘Air Albania’ ora 19:30) të gjitha takimet do të startojnë në 16:30.

    Java e 14-të: (3 dhe 4 dhjetor 2025)

    Të mërkurën:

    Teuta- AF Elbasani 16:30

    Partizani- Bylis 16:30

    Dinamo Siti- Tirana 19:30 (Air Albania’)

    Të enjten:

    Vora- Vllaznia (në Shkodër ora 16:30)

    Egnatia- Flamurtari 16:30/ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Publikohet lista me 14 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

    Publikohet lista me 14 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

    Showbiz E Shtunë, 29 Nëntor 2025 09:24
    Në rrjet po qarkullojnë emrat e banorëve që pritet të futen në “Big Brother Vip Albania”, e cila starton në 20 dhjetor.
    Emrat më të lakuar që pritet të ndezin debatet janë dyshja e ish-moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten se do të hyjnë pas një konflikti të bujshëm mes tyre.

    Lista vazhdon me emra të njohur të ekranit dhe muzikës, te listuar me poshtë:

    1. Kristi Lamaj (Këngëtar).2. Hilda Kërtalli (Content Creator).3. Renee Reffo (Content Creator).4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).8. Ardi Murataj (Moderator).9. Sabina Mete (Moderatore).10. Ina Pashollari (Moderatore).11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).

    Një moment prekës i kësaj liste mbetet emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar zyrtarisht nga Top Channel si banor i këtij edicioni, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.
    Na mbetet të shohim nëse këto do jenë banorët zyrtarë te “Big Brother Vip Albania”.

  • Publikohet lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

    Publikohet lista me 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

    Diten e sotme po qarkullojnë emrat e banorëve që pritet të futen në “Big Brother Vip Albania”, e cila starton në 20 dhjetor. Emrat më të lakuar që pritet të ndezin debatet janë dyshja e ish-moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten se do të hyjnë pas një konflikti të bujshëm mes tyre.
    Lista vazhdon me emra të njohur të ekranit dhe muzikës, te listuar me poshtë:
    1. Kristi Lamaj (Këngëtar).2. Hilda Kërtalli (Content Creator).3. Renee Reffo (Content Creator).4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).8. Ardi Murataj (Moderator).9. Sabina Mete (Moderatore).10. Ina Pashollari (Moderatore).11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).
    Një moment prekës i kësaj liste mbetet emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar zyrtarisht nga Top Channel si banor i këtij edicioni, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.
    Na mbetet të shohim nëse këto do jenë banorët zyrtarë te “Big Brother Vip Albania”.

  • 16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

    16 banorët e mundshëm të “Big Brother VIP Albania 5”

    Ndërsa na ndajnë vetëm pak javë nga nisja e madhe e “Big Brother VIP Albania 5” më 20 dhjetor, tashmë është kristalizuar lista e personazheve që pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
    Bazuar në burime të ndryshme, emrat më të lakuar që pritet të ndezin debatet janë dyshja e ish-moderatoreve Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj, të cilat përfliten se do të hyjnë pas një konflikti të bujshëm mes tyre.
    Lista vazhdon me emra të njohur të ekranit dhe muzikës:
    1. Kristi Lamaj (Këngëtar).2. Hilda Kërtalli (Content Creator).3. Renee Reffo (Content Creator).4. Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist).5. Robert Aliaj Dragot (Artisti i njohur dhe babai i ish-finalistit Kristi).6. Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).7. Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”).8. Ardi Murataj (Moderator).9. Sabina Mete (Moderatore).10. Ina Pashollari (Moderatore).11. Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare).12. Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë).13. Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss).14. Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve).
    Një moment prekës i kësaj liste mbetet emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar zyrtarisht nga Top Channel si banor i këtij edicioni, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.

  • “Air Albania” anulon fluturimin, Kombëtarja e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë!

    “Air Albania” anulon fluturimin, Kombëtarja e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë!

    Kombëtarja e Femrave të Shqipërisë rrezikon të mos luajë miqësoren ndaj Turqisë, pas fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të madhe te të gjithë pasagjerët.
    Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza, e cila ishte nisur drejt Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore të planifikuara prej kohësh, në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor.

    Ky anulim i pashpjeguar ka prishur tërësisht programin e ekipit përfaqësues, teksa futbollistet dhe stafi teknik u detyruan të kthehen mbrapsht, pasi u lanë në pritje pa asnjë njoftim dhe pa asnjë zgjidhje alternative nga kompania ajrore.
    Sakaq, zyra e “Air Albania”-s në aeroport ishte e mbyllur dhe numrat e telefonit të kompanisë ishin të fikur, me qytetarët që nuk kishin asnjë mundësi ku të kërkonin ndihmë apo asistencë.
    Me miqësoret e programuara prej muajsh, situata e krijuar rrezikon seriozisht zhvillimin e këtyre ndeshjeve, duke vendosur në pozitë të vështirë jo vetëm Kombëtaren, por edhe Federatën Turke të Futbollit, e cila ka pritur ekipin shqiptar sipas planit.
    Mbi të gjitha, ky rast përbën një situatë tejet të pakëndshme dhe të papranueshme, duke cenuar profesionalizmin dhe imazhin e një ekipi kombëtar që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
    Përveç futbollisteve të Kombëtares shqiptare, dhjetëra pasagjerë të tjerë që kishin rezervuar bileta për të udhëtuar drejt Stambollit mbetën të bllokuar në aeroport, pa marrë qartësi dhe pa një zgjidhje të menjëhershme.
    Anulimi i fluturimit, pa shpjegim dhe pa ofrim alternativash të menaxhuara siç kërkojnë standardet ndërkombëtare të transportit ajror, ngre shqetësime serioze mbi funksionimin dhe përgjegjësinë e kompanisë “Air Albania” ndaj pasagjerëve të saj.

     
    Rasti i sotëm tregon se mungesa e komunikimit dhe improvizimi në situata të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt sportin, institucionet dhe qytetarët që mbështeten te udhëtimet ajrore për detyrime zyrtare ose personale.

  • Kombëtarja rrezikon ndeshjet, “Air Albania” anullon papritur fluturimin drejt Turqisë

    Kombëtarja rrezikon ndeshjet, “Air Albania” anullon papritur fluturimin drejt Turqisë

    Kombëtarja shqiptare e vajzave rrezikon ndeshjet miqësore të planifikuara më 28 nëntor dhe më 1 dhjetor. Ndeshjet do të luhen në Turqi, por një vendim i papritur i kompanisë ajrore “Air Albania” ka vënë në pikëpyetje zhvillimin e tyre. Kompania në fjalë ka anulluar fluturimin drejt Stambollit pa dhënë një lajmërim paraprak dhe asnjë arsye për marrjen e këtij vendimi.
    Pasagjere në këtë udhëtim ishin edhe vajzat e Kombëtares, së bashku me stafin teknik, të cilët pas pritjes së gjatë në aeroport janë detyruar të kthehen mbrapsht. Kompania “Air Albania” ka ndërprerë çdo mënyrë komunikimi me pasagjerët, duke u hequr mundësinë e ankimit apo të sqarimit të situatës. Një përvojë e pakëndshme për të gjithë qytetarët që kishin blerë një biletë për të qenë pjesë e këtij fluturimi. Një papërgjegjshmëri e këtillë dëmton seriozisht edhe imazhin e profesionalizmin e Kombëtares shqiptare të vajzave, që tashmë rrezikon të mos luajë dy miqësoret e planifikura prej muajsh./Sport Ekspres/

  • “Air Albania” anulon fluturimin drejt Stambollit, Kombëtarja e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë

    “Air Albania” anulon fluturimin drejt Stambollit, Kombëtarja e vajzave rrezikon miqësoret me Turqinë

    Fluturimi i linjës “Air Albania” nga Tirana drejt Stambollit, i parashikuar të nisej sot në orën 18:20, është anuluar në mënyrë të papritur dhe pa asnjë arsye zyrtare, duke shkaktuar kaos dhe pakënaqësi të madhe te të gjithë pasagjerët. Ndër udhëtarët që kishin prerë bileta ishte edhe Kombëtarja shqiptare e futbollit për vajza, e cila ishte nisur drejt Turqisë për të zhvilluar dy ndeshje miqësore të planifikuara prej kohësh, në datat 28 nëntor dhe 1 dhjetor.
    Ky anulim i pashpjeguar ka prishur tërësisht programin e ekipit përfaqësues, teksa futbollistet dhe stafi teknik u detyruan të kthehen mbrapsht, pasi u lanë në pritje pa asnjë njoftim dhe pa asnjë zgjidhje alternative nga kompania ajrore.
    Sakaq, zyra e “Air Albania”-s në aeroport ishte e mbyllur dhe numrat e telefonit të kompanisë ishin të fikur, me qytetarët që nuk kishin asnjë mundësi ku të kërkonin ndihmë apo asistencë.
    Me miqësoret e programuara prej muajsh, situata e krijuar rrezikon seriozisht zhvillimin e këtyre ndeshjeve, duke vendosur në pozitë të vështirë jo vetëm Kombëtaren, por edhe Federatën Turke të Futbollit, e cila ka pritur ekipin shqiptar sipas planit.
    Mbi të gjitha, ky rast përbën një situatë tejet të pakëndshme dhe të papranueshme, duke cenuar profesionalizmin dhe imazhin e një ekipi kombëtar që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Përveç futbollisteve të Kombëtares shqiptare, dhjetëra pasagjerë të tjerë që kishin rezervuar bileta për të udhëtuar drejt Stambollit mbetën të bllokuar në aeroport, pa marrë qartësi dhe pa një zgjidhje të menjëhershme.
    Anulimi i fluturimit, pa shpjegim dhe pa ofrim alternativash të menaxhuara siç kërkojnë standardet ndërkombëtare të transportit ajror, ngre shqetësime serioze mbi funksionimin dhe përgjegjësinë e kompanisë “Air Albania” ndaj pasagjerëve të saj. Rasti i sotëm tregon se mungesa e komunikimit dhe improvizimi në situata të tilla dëmtojnë drejtpërdrejt sportin, institucionet dhe qytetarët që mbështeten te udhëtimet ajrore për detyrime zyrtare ose personale.

  • Ishte konfirmuar si banor i “BBV Albania”, detaje nga vdekja e Shpat Kasapit: Ishte në koncert në Bologna

    Ishte konfirmuar si banor i “BBV Albania”, detaje nga vdekja e Shpat Kasapit: Ishte në koncert në Bologna

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • 58 mijë qytetarë aplikuan online për pension nga janari në tetor

    58 mijë qytetarë aplikuan online për pension nga janari në tetor

    Aplikimet online për pensionin e pleqërisë dhe pensionin suplementar për profesionet pilot, lundrues i nëndetëseve dhe suplementari për akademik, përmes platformës shtetërore e-Albania kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025. Krahasuar me një vit më parë, rezultojnë 18 mijë aplikime më shumë, shifër kjo që reflekton rritjen e përdorimit të shërbimeve elektronike nga qytetarët dhe thjeshtimin e procedurave administrative. Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga e-Albania, vetëm në periudhën janar–tetor 2025 janë regjistruar rreth 58 mijë aplikime, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur numri i aplikimeve ishte rreth 40 mijë.
    Kjo rritje dëshmon tendencën në rritje të qytetarëve për të përfituar shërbimet publike në mënyrë digjitale, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportele. Platforma e-Albania ofron një procedurë të thjeshtuar për marrjen e pensionit të pleqërisë dhe atij suplementar. Nga 17 dokumente që kërkoheshin tradicionalisht, qytetarëve u duhet të ngarkojnë vetëm 3 dokumente përmes shërbimit online, duke kursyer kohë dhe shmangur burokracitë. Rritja e përdorimit të shërbimeve elektronike po rrit efikasitetin e administratës, ndërsa i ofron qytetarëve më shumë lehtësi, transparencë dhe shpejtësi në përfitimin e të drejtave të tyre sociale.