Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tabaku nga Como: Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta, jo fasada për BE-në
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherazi Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, ndodhet në Como të Italisë ku po merr pjesë në një konferencë të rëndësishme ndërkombëtare të organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të CDU, EPP dhe partnerëve të tjerë strategjikë të Shqipërisë. Në fokus të kësaj konference është pikërisht rruga e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e reformave që kërkohen për të garantuar një integrim të suksesshëm dhe të besueshëm. Tabaku, si një nga zërat më të angazhuar në Kuvendin e Shqipërisë për çështjet e integrimit, ka mbajtur një rol...