SYRI TV/ Mallakastër, fermerët lënë pa vjellë ullinjtë, mungon fuqia punëtore dhe tregu
Emigrimi dhe çmimi i ulët i vajit po detyron fermerët në fshatrat e Mallakastrës të lënë pa vjelë ullinjtë. Kjo situatë që rrezikon të sjellë braktisjen graduale të ullishteve dhe humbjen e një tradite të rëndësishme bujqësore në Mallakastër. SYRI TV Zona e Mallakastrës po përballet me vështirësi në vjeljen e ullirit. Mungesa e fuqisë punëtore dhe çmimi i ulët i vajit në treg po bëjnë që një pjesë e konsiderueshme e prodhimit të mbetet në pemë pa u vjelë. Emigrimi i të rinjve ka lënë ullishtat kryesisht në duart e të moshuarve, të cilët mbledhin vetëm sasinë e nevojshme për familjet e tyre. Ndërkohë, punëtorët e pakët kërkojnë rreth 4 mijë lekë të reja për ditë pune ose deri në 30 euro për një...
Burimi:
syri.net