Sulme kibernetike të njëpasnjëshme në SHBA dhe Evropë/ Dorian Vojka: U goditën shërbimet jetike

Sulme kibernetike të njëpasnjëshme në SHBA dhe Evropë/ Dorian Vojka: U goditën shërbimet jetike

Një valë incidentesh dhe sulmesh të raportuara kibernetike në SHBA dhe Evropë ka ngritur shqetësime për sigurinë e sistemeve që mbajnë në funksion jetën e përditshme të qytetarëve. I ftuar në emisionin “Syri i Botës” në Syri TV, me Dori Dakën, Dorian Vojka, editor i E Vërteta.net, ka folur për një seri ngjarjesh që, sipas raportimit të tij, prekën komunikimin elektronik, trafikun ajror dhe sistemin bankar amerikan, duke shkaktuar shqetësim dhe panik te qytetarët. Në bisedën me moderatorin Dori Daka, Vojka veçoi tre episode që patën ndikim të drejtpërdrejtë te amerikanët: ndërprerjen e shërbimeve të komunikimit elektronik, problemet në sistemet e aviacionit që shkaktuan vonesa dhe pasiguri për udhëtarët, si dhe bllokimin e transaksioneve në disa banka. Ai u ndal edhe te pasojat psikologjike të këtyre...