Rama në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir: Këtu nuk u vendos për luftë e kufij, por për gjuhën që bashkoi shqiptarët
Kryeministri i Shipërisë, Edi Rama, ka vizituar Shtëpinë Muze të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, në Maqedoninë e Veriut, qytetin historik ku 118 vite më parë u hodhën themelet e alfabetit tonë kombëtar. Gjatë vizitës, Rama vlerësoi rëndësinë historike të këtij objekti, duke e cilësuar atë si një simbol të identitetit, kulturës dhe bashkimit të shqiptarëve. “Në historinë e Ballkanit ka plot shtëpi ku burra të rëndësishëm, ose më pak të rëndësishëm, janë ulur rreth një oxhaku për të vendosur për një luftë, për një kufi apo për një gjak të marrë ose të falur. Ndërsa këtu në këtë shtëpi, 118 vjet më parë, njerëzit u ulën rreth një tryeze për të vendosur si do t’i shkruanin njëri-tjetrit nga Manastiri në Shkodër, nga Prishtina...
Burimi:
javanews.al