Zbulohet plantacion kanabisi në kufirin greko-shqiptar

Zbulohet plantacion kanabisi në kufirin greko-shqiptar

Policia greke ka zbuluar një plantacion kanabsi të ngritur në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit në një zonë pyjore në kufi.
Sipas policisë bëhet fjalë për një plantacion të mirëorganizuar me rezervuar të improvizuar uji dhe sistem ujitje. Gjithashtu mësohet se janë asgjësuar në total 2451 bimë cannabis sativa.
Nga këto 1252 kishin gjatësi nga 1.1 deri në 1.5 metra, ndërsa 1199 në gota gati për mbjellje.
Qindra bimë të tjera ishin të thara. Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar sende të përkohshme banimi si çadra, sende personale etj. si dhe mjete bujqësore.
Nga policia greke vijojnë hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në këtë çështje.
Burimi