West Point brohorima pro Kosovës, Vuçiç në alarm, del me deklaratë në Nju Jork: Nuk ishte e këndshme!

West Point brohorima pro Kosovës, Vuçiç në alarm, del me deklaratë në Nju Jork: Nuk ishte e këndshme!

Brohoritjet pro Kosovës nga ushtarët dhe kadetët amerikanë në West Point, gjatë vizitës së presidentes Vjosa Osmani, kanë shqetësuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiç.
Me të mbërritur në Nju Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kreu i shtetit serb iu drejtua mediave duke thënë se  Forca e Sigurisë së Kosovës ka personel të trajnuar mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Turqia, por “kjo u shpreh ai, nuk e kërcënon Ushtrinë e Serbisë”.
Më tej, iu referuar dhe vizitës së Osmanit në akademinë e famshme ushtarake në Amerikë, ku ajo deklaroi se atje po trajnohen edhe pjesëtarë të FSK-së.
“E patë Vjosa Osmanin në West Point, ku ushtarët amerikanë brohorisnin për të dhe thërrisnin ‘Kosova, Kosova”. Kjo nuk ishte gjë e këndshme për ne serbët ta shihnim. Por duhet qetësi, durim dhe qëndrueshmëri.”
Vuçiç tha më tej se jo vetëm SHBA-të, por edhe anglezët dhe turqit po trajnojnë pjesëtarë të FSK-së. “Ata kanë kuadro të mira, të trajnuara, nuk ka dyshim për këtë. Ne i dimë numrat e saktë, por nuk do të flas për këtë tani. Nuk është diçka që mund të kërcënojë Ushtrinë e Serbisë, por që mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë, kjo nuk ka asnjë dyshim”, u shpreh Vuçiç.
Burimi