
Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda
👁1744
Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë mëngjesin e kësaj të premte.
Sipas EMSC, tërmeti është regjistruar me magnitudë 4.8 i shkallës Rihter.
Sipas mediave lokale, thellësia e tërmetit ishte dhjetë kilometra. Epiqendra u regjistrua në Malin Athos.
Më herët janë regjistruar dy lëkundje të tjera, por me magnitudë më të ulët. Aktualisht nuk raportohet për pasoja në jetë njerëzish apo dëmtime banesash.
Burimi