
SYRI TV/ ‘Pak zëra të rinj ruajnë ende Isopolifoninë shqiptare’, Çemko: Të rinjtë janë shpërndarë
Prej vitesh pjesë e trashëgimisë botërore të kulturës, Iso Polifonia duket se nuk ka shumë trashëgimtarë. Alvaro Çenko nga Gjirokastra është një nga të rinjtë që vijon këtë traditë, por tregon se ruajtja e Iso Polifonisë po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
SYRITV
Iso Polifoni shqiptare, pjesë e UNCESCO-s prej vitesh tashmë, duket se në të ardhmen do të jetë vetëm pjesë e memorjes historike në vend.
30-vjeçari Alvaro Çenko, është një nga të rinjtë gjirokastritë, që vijon të këndojë këngë iso-polifonike, por ai tregon se ruajtja e kësaj tradite po bëhet e vështirë për shkaqe të ndryshme.
I riu tregon gjithasht se vlerësimi financiar për këngëtart e iso polifonisë nuk është i mirë.
Alvaro Çenko shprehet gjithashtu se edhe krijimet e reja janë të pakta në raport me këngët e vjetra.
I riu gjiroakstrit shprehet se është rritur me Iso Polifoninë, ndërsa shpreh dëshirën që kjo traditë që i përket tashmë trashëgimisë botërore të kulturës, të ruhet dhe vijohet nga brezat e rinj.
Burimi