‘Skena të tmerrshme në Gaza’/ OKB: Makthi po intesifikohet mes sulmeve të pamëshirshme izraelite!

‘Skena të tmerrshme në Gaza’/ OKB: Makthi po intesifikohet mes sulmeve të pamëshirshme izraelite!

OKB ka dënuar sërish sulmet e Gaza, që sipas organizatës, Izraeli po kryen sulme të pamëshirshme atje. Me skena të tmerrshme, ndërsa makthi në Gaza po intesfikohet, thuhet në deklaratën e Koordinatorit të posaçëm të OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.
Sipas tij, kjo pason javë të tëra operacionesh të intensifikuara që rezultuan në një numër të viktimave civile dhe mungesë pothuajse totale të ndihmave humanitare, që arrijnë te popullata në veri. Askund nuk është i sigurt në Gaza, thuhet në deklaratë.
Teksa ka dënuar sulmet e vazhdueshme mbi civilët në Gaza, Koordinatori i posaçëm i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme thotë se kjo luftë duhet të përfundojë, me lirimin e pengjetve mnga Hamasi, ndërsa zhvendosja e palestinezëve duhet të pushojë dhe civilët duhet të mbrohen nga Izraeli.
Në Gazën veriore, zona e Beit Lahia, u përfshi nga sulmet ajrore izraelite, të cilët lanë të vdekur afro 90 persona, ndërsa mbetën të plagosur shumë të tjerë që rezultojnë ende nën rrënoja.
OKB e vë theksin te ofrimi pa pengesa i ndihmave humanitare, ndërsa zgjidhja për një armëpushim do të kërkojë guxim, vullnet politik dhe dialog të rinovuar. ‘Ne ua kemi borxh familjeve që vuajnë në Gaza dhe Izrael. Lufta duhet të ndalet tani’, përmbyllet deklarata./ The Guardian.
Burimi