Senatori amerikan: ‘Deep State’ po drejton Amerikën, u vërtetua që Biden është dordolec

Senatori amerikan: ‘Deep State’ po drejton Amerikën, u vërtetua që Biden është dordolec

 
Pas debatit presidencial të së premtes në SHBA i cili u cilësua masivisht një performancë e keqe nga Presidenti Joe Biden, senatori i Albamas, Tommy Tuberville tha se ajo çka u kuptua është se ‘deep state’ po drejton Amerikën.
Sipas senatorit të lartë amerikan të Alabamës, Biden është një dordolec i cili drejtohet nga të tjerë pjesëtarë të ‘deep state’.
‘Asnjëherë nuk e dini se sa keq do të ishte, por nuk mund të kishte qenë më keq për Joe Biden. Por, e dini, humbësi i madh mbrëmë, ishte populli amerikan. Amerikanët më në fund e kanë zbuluar se çfarë ka ndodhur për tre katër vitet e fundit.
Dikush në prapaskenë si Obama, Clinton, Schumer dhe Pelosi, ata po drejtojnë vendin tonë dhe Joe Biden ka qenë një president dordolec. Ai është i njëjtë siç ka qenë. Ai është bërë pak më keq, por ishte një fatkeqësi,’ tha Tuberville gjatë një interviste me Mobile, FM Talk 106.5 të radios AL.
‘Presidenti Trump bëri një punë të mirë duke përdorur pothuajse shprehjet e fytyrës. Rregullat disi e ndihmuan atë për të mos qenë në gjendje të ndërpriste rrugëtimin. Por kjo është një gjendje e trishtuar.
Nuk e di se në çfarë drejtimi do të shkojnë demokratët tani, por ata janë në gjendje paniku dhe populli amerikan duhet vetëm të kuptojë se shteti i thellë po drejton këtë vend. Dhe ata do të vazhdojnë ta bëjnë këtë nëse Partia Demokratike dhe RINO-të (anëtar i partisë republikane i cili është jo besnik ndaj partisë ose jo mjaftueshëm konservator) e këtij vendi vazhdojnë t’i zgjedhin ata’, shtoi Tuberville, përcjell Breitbart.
 ‘Deep stat’ cilësohen një grup njerëzish, zakonisht anëtarë me ndikim të agjencive qeveritare ose ushtrisë, që besohet se janë të përfshirë në manipulimin ose kontrollin e fshehtë të politikave të qeveritare.
Burimi