Musliu: Serbia po luan me dy standarte, nuk e do integrimin e Shqiptarëve në organet e tij shtetërore
I ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHQETO”, në Syri TV, për të folur rreth protestave të zhvilluara në jug të Serbisë nga Shqiptarët e Preshevës kundër diskriminimit dhe në kërkim të barazisë së Shqiptarëve në Serbi, ishte Shqiprim Musliu, Kryetar i Lëvizjës së Progresit Demokratik.
Ai u shpreh se, ka rreth 11 vite që është shkelur marrëveshja e nënshkruar nga Republika e Serbisë dhe se Serbia nuk e do integrimin e Shqiptarëve në organet e tij shtetërore.
Musliu u shpreh se, Serbia po luan me dy standarte dhe po bën pasivizim selektiv për shqiptarët.
Deklarata e tij:
Ne si politikë e kemi të qartë që, marrëveshja e vitit 2001, është e shkelur në flagrancë nga Republika e Serbisë, ku amnistia e ish-ushtarëve të UCPMB-së nuk është respektuar nga Republika e Serbisë.
Ka filluar menjëherë ngritja, aktakuza ndaj ish-ushtarëve dhe ka bërë që një numër i madh i shqiptarëve në këtë vend të largohen.
Në të njëjtën kohë spektri politik në luginë ka arritur një marrëveshje të vitit 2006-2009 dhe akt 2013 me Republikën e Serbisë.
Që të fillojmë menjëherë integrimin e Shqiptarëve në organet shtetërore, gjë që sot e asaj dite nuk i kemi të zbatuar thuajse mbi 11 vite nga marrëveshja e fundit e nënshkruar nga Republika e Serbisë.
Kjo është një dëshmi e qartë se Serbia nuk do të integrojë shqiptarët në organet shtetërore.
Serbia luan me dy standarte me pakicat në nivel të Republikës së Serbisë dhe bën pasivizim selektiv për shqiptarët.
Këto dukuri, mosnjohja e diplomave prej vitit 2008 prej shpalljes se Republikës së Kosovës, thuajse mbi 8 gjenerata nuk kanë hapsirë punësimi.
Burimi