‘Hakmarrja shërbehet e ftohtë’/ Ndarja e Shqipërisw nga RMV për negociatat, ‘shpërthen’ ish-kryeministri bullgar: Le të vuajnë pasojat!

‘Hakmarrja shërbehet e ftohtë’/ Ndarja e Shqipërisw nga RMV për negociatat, ‘shpërthen’ ish-kryeministri bullgar: Le të vuajnë pasojat!

Më 15 tetor pritet nisja e negociatave me Bashkimin Europian, me hapjen e grupit të parë të kapitujve, ku përfshihen: Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liritë individuale, siguria dhe kontrolli financiar.
Vendimi i marrë nga ambasadorët e 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, nënkupton se procesi i integrimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, procese që deri më tani kanë qenë bashkë, do të ndahen.
Pavarësisht se RMV zgjidhi problematikat me Greqinë, për shkak të të cilave ndryshoi edhe emrin, nuk arriti të zgjidhë problemet me Bullgarinë, aq më tepër me ardhje në pushtet të qeverisë së re, ku kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se edhe marrëveshjet e deritanishme do të rishikohen.
Mbi këtë fakt ka reaguar ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, i cili mban  edhe postin e kryetarit të komitetit të punëve të jashtme.
“Nga ne kërkohet durim. Reaguan të gjitha institucionet. Ne nuk duhet të tregohemi agresivë, sepse taktika e kolegëve tanë nga Maqedonia e Veriut është që të na bëjnë fajtorë. Dua të siguroj popullin bullgar se gjithçka që bëmë në Partinë Popullore Evropiane, në Këshillin e Evropës, në Komisionin Evropian është dëgjuar shumë mirë. Kështu funksionojnë institucionet evropiane. Ata nuk kërcënojnë, nuk bëjnë fyerje, dhe rezultati është se Shqipëria do të ecë përpara, ajo e pranoi pakicën bullgare, dhe kolegët tanë nga Maqedonia e Veriut duhet të mbajnë pasojat e sjelljes së tyre. Komisioni i Çështjeve të mos sillet emocionalisht, por të sillet në mënyrë pragmatike dhe të arsyeshme. Ndonjëherë ata thonë se hakmarrja shërbehet më së miri e ftohtë. Ne si shtet duhet të ngrihemi dhe të mos ndjekim tonin e ndonjë ministri”, tha Borisov.
 
Burimi