![Gërvalla takon homologun grek: Kosova e përkushtuar për rritje bashkëpunimi me Greqinë, fokus tregtia e investimet](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/gervalla-takon-homologun-grek-kosova-e-perkushtuar-per-rritje-bashkepunimi-me-greqine-fokus-tregtia-e-investimet_66f7b49f86ac9.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
Gërvalla takon homologun grek: Kosova e përkushtuar për rritje bashkëpunimi me Greqinë, fokus tregtia e investimet
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me homologun e saj grek, Giorgos Gerapetritis, në cilin ajo tha se kanë folur për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh.
Përmes një shkrimi në platformën X, Gëevalla tha se në këtë takim, ka theksuar përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, soç tha ajo, me fokus në tregti dhe investime, përcjell Klankosova.tv.
“Kënaqësi të takohem me Ministrin e Jashtëm, Giorgos Gerapetritis në margjinat e #UNGA79. Ne diskutuam mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh”.
“Theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona, me fokus në tregti dhe investime”, ka shkruar Gërvalla.
Burimi