‘Arktiku’ pritet të ‘ngrijë’ Britaninë e Madhe/ Autoritetet Shëndetësore: Kujdes moshat mbi 65-vjeç, mund të …
Një stuhi arktike që përfshiu Mbretërinë e Bashkuar, pritet të shkaktojë një rritje të vdekjeve në mesin e atyre të moshës 65 vjeç e lart.
Agjencia e Shëndetit dhe Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) paralajmëroi se ftohja e afërt “ka të ngjarë të shkaktojë një rritje të vdekjeve” në grupmoshën, si dhe në mesin e njerëzve me kushte ekzistuese shëndetësore.
Ajo ka lëshuar alarme të motit të ftohtë për verilindjen, veriperëndimin, Midlands, Yorkshire dhe lindjen e Anglisë. Alarmet hynë në fuqi të hënën në mëngjes dhe do të zgjasin deri të enjten.
Paralajmërimi vjen pasi Britania e Madhe pa temperaturën e saj më të ftohtë që nga dimri i kaluar, me Met Office që regjistroi -7.8C në urën Tulloch, në malësitë skoceze të dielën mbrëma.
A chilly and perhaps icy start to Monday in Scotland with frequent sleet and snow showers in the far north ❄️Drier across Northern Ireland, parts of North Wales and northern England with sunny spells ☀️Cloudy and damp in the southern England with outbreaks of heavy rain 🌧️ pic.twitter.com/WETSUaG5py— Met Office (@metoffice) November 17, 2024
Edhe bora dhe akulli pritet të shoqërojnë uljen e temperaturës këtë javë.
UKHSA tha se moti “ka të ngjarë të shkaktojë ndikime të rëndësishme në shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit social”.
Këto përfshijnë një rritje të vdekjeve të pensionistëve, të cilat “mund të kenë ndikime edhe në grupmoshat më të reja”, si dhe rritje të kërkesës për shërbimet shëndetësore. Agjencia paralajmëroi se temperaturat në spitale dhe shtëpitë e kujdesit mund të bien, “nën nivelet e rekomanduara” për vlerësimet e pacientëve.
Moti i akullt dhe i ftohtë parashikohet gjithashtu të shkaktojë kaos udhëtimesh, që do të thotë se stafet mund të kenë vështirësi për të shkuar në punë.
Londra, juglindja dhe jugperëndimi i Anglisë u bënë gjithashtu objekt i një alarmi shëndetësor të ftohtë të verdhë, mes paralajmërimeve se mund të kishte “ndikime të vogla në shërbimet shëndetësore dhe të kujdesit social”.
Alarmi vjen pasi Met Office lëshoi dy paralajmërime të veçanta të verdha për motin e ashpër për borë dhe akull, duke i thënë publikut që të bëjnë gati “xhupat, kapelet dhe dorezat”, ndërsa temperaturat bien ndjeshëm.
Zyra e Meteorologjisë tha se kishte një “shans të vogël”, që mund të ndodhin ndërprerje të energjisë dhe disa komunitete rurale mund të “ndërpriten” në një zonë nga Nottingham në kufirin skocez, me deri në 20 cm borë që pritet në zonat e larta./ The Telegrap.
Burimi