Argjentinasi futet në lokal dhe e godet ish-bashkëshorten 28 herë me thikë

Argjentinasi futet në lokal dhe e godet ish-bashkëshorten 28 herë me thikë

Një burrë nga Argjentina ka goditur 28 herë me thikë gruan e tij që ishte larguar nga ai, ku më pas tentoi të kryer vetëvrasje.

Gjithqka është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku Sergio Sarria, 41-vjeç, u fut në picerinë ku ajo punonte dhe hasi në ish-bashkëshorten 45-vjeçe Debora që ishte punësuar në atë lokal së bashku me partnerin e tij. Ai nuk hezitoi ta godet 28 herë me thikë Deboran.

“Ai deshi të më vret si kafshë. Të  gjitha plagët e thikës i kam në brinj, qafë, fytyrë dhe një në sy. Ishte e tmerrshme. Kam një prerje të thellë pasi e nguli thellë thikën në trup”, tha ajo.

Debora që e përshkroi ish-bashkëshortin si të dhunshëm gjatë martesës së tyre 23-vjeçare, arriti të largohet me shpejtësi nga lokali, derisa Sarria hoqi pallton dhe filloi ta godet veten me thikë në qafë, por ishte policia që u shfaq dhe e ndali.

Sarria është arrestuar por mbete në spital, për shkak të plagëve që i shkaktoi vetes derisa tentoi të kryej vetëvrasje. 
Burimi