Supergoli i Bregut nuk mjafton, Dinamo mundet me përmbysje në Kroaci nga Hajduk Split dhe rrezikon eliminimin nga Europa

Supergoli i Bregut nuk mjafton, Dinamo mundet me përmbysje në Kroaci nga Hajduk Split dhe rrezikon eliminimin nga Europa

Dinamo nuk ia doli të ruante avantazhin në sfidën e parë të raundit të tretë kualifikues në UEFA Conference League ndaj Hajduk Split, duke u mundur me rezultatin 2-1 në takimin e zhvilluar në “Stadion Poljud”. Skuadra shqiptare bëri një pjesë të parë mjaft të mirë dhe kaloi në avantazh në minutën e 37-të me një gol të bukur nga Dejvi Bregu, i cili konkretizoi një aksion të shpejtë dhe preciz të Dinamos. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dinamos, duke krijuar shpresë për një rezultat pozitiv në transfertën e vështirë kroate. Megjithatë, në pjesën e dytë, Dinamo nuk arriti të mbante ritmin e lartë dhe Hajduk përfitoi, duke barazuar në minutën e 49-të me anë të Bruno Durdov, pas një momenti pasigurie...