Sulmi ndaj Gjykatës së Apelit, 33 arrestime mes tyre dhe të mitur
Policia e Tiranës ka arrestuar 33 persona pas akteve të dhunës gjatë protestës së djeshme në kryeqytet, ku u sulmua edhe Gjykata e Apelit. Mes të arrestuarve janë gjashtë të mitur, të moshave 15 dhe 17 vjeç, ndërsa 41 persona të tjerë janë proceduar penalisht. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, personat e arrestuar dyshohet se kanë sulmuar me gurë dhe sende të forta punonjësit e policisë dhe automjetet e tyre. Gjithashtu, gjatë protestës janë dëmtuar kosha mbeturinash dhe tabela të sinjalistikës rrugore, ndërsa disa prej tyre janë dëmtuar edhe me zjarr. Përplasjet e së martës kanë lënë të lënduar shtatë punonjës policie. Sipas autoriteteve, incidentet janë shkaktuar nga persona të maskuar dhe të dhunshëm, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe përcaktimin...
Burimi:
ntv.al