Kuqezinjtë një hap larg Ligës B, Shqipëria luan sot ndaj Bjellorusisë

Kuqezinjtë një hap larg Ligës B, Shqipëria luan sot ndaj Bjellorusisë

Në Budapest të Hungarisë, Shqipëria do të përballet në fushë me Bjellorusinë në UEFA Nations League. Për kuqezinjtë, kjo do të jetë ndeshja e fundit e fazës së grupeve në Ligën e Kombeve, një përballje e rëndësishme për të mbyllur aventurën në Grupin C1. Ndeshja në stadiumin “Illovszky Rudolf” do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Tifozët shqiptarë nuk do të kenë mundësinë për të mbështetur nga afër kuqezinjtë për shkak të sanksioneve që UEFA i ka vendosur Bjellorusisë, ku parashikohet që kombëtarja dhe klubet e këtij vendi t’i zhvillojnë ndeshjet si pritëse në terrene neutrale dhe pa spektatorë. Ky vendim i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i marrë më 3 mars 2022, vijon të jetë në fuqi dhe zbatohet edhe për sfidën ndaj Shqipërisë. Shqipëria...